Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha i drejton edhe 7 pyetje Ramës

Politikë E hënë, 12 Gusht 2024 14:03
Berisha i drejton edhe 7 pyetje Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Berisha i drejton edhe 7 pyetje Ramës: Vjedhja e 224 mijë m2 tokë nga Edvin Gjipeja është grabitja më e madhe e pronës në 32 vite

Deklaratë e Partisë Demokratike!

Me heshtjen e tij si fija e barit, hajduti Edvin Gjipeja ka pranuar se ai dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

Ai pranoi në këtë mënyre se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 m2 tokë, ndërkohë që dokumentat faktojnë se nëna e tij e ndjerë ka qënë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë.

Edi Gjipeja nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë që ai ka marrë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai, diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por ai me heshtjen e tij pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ajo tokë ndodhej diku lart në rripa malesh dhe shumë larg vijës së bregdetit, ndërkohë që është faktuar nga gazetarë investigativë se 13.300 m2 të kësaj toke të plaçkitur ndodhen ndër rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

Për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë m2 tokë, që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të serial vrasësit, Pëllumb Gjokës në Velipojë, sot kam edhe disa pyetje të tjera për Edvin Gjipenë.

1.Pse ATP e Artan Lames, mikut tënd dhe kadastra e Vlorës morën vendim për mosnjohjen e pronësisë së 224 mijë m2 tokë të Gjipesë si tokë të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar nga babai i saj apo gjyshi yt Petro Koleka? Iu mungonin ju dokumentet apo e bënë se kishin inate me ju?

2-A është e vërtetë se ATP nuk zbardhi vendimin e refuzimit të njohjes dhe kthimit të pronës nënës tuaj të ndjere, sipas teje trashëgimi e gjyshit tënd Petro?

3-A ke bërë presion ti mbi Artan Lamen që vendimi i refuzimit nga ATP të kërkesës së nënës tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj të mos zbardhej me qëllim që të fshiheshin arsyet e refuzimit?

4-Si ka mundësi, që siç thuhet, ATP nuk është paraqitur fare në gjykatë për të mbrojtur vendimin e vet të refuzimit të kërkesës së mamasë tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj? Munguan nga frika apo i keni porositur ju?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

5-A është shkarkuar ndonjë drejtoreshë e hipotekës së Vlorës se ka refuzuar të regjistrojë tokën prej 224 mijë m2 të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar siç pretendoni ju nga i ati i saj, pra gjyshi juaj Petro Koleka dhe njerëzit e tij?

6-Nga viti 1999 gjer në vitin 2005, ju (Edi Rama) keni qenë ministër dhe kryetar bashkie. A paraqiti nëna juaj e ndjerë apo kushërinjtë e saj Kolekët e tjerë ndonjë dokument për marrjen e kësaj toke në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës, të emëruar nga Partia Socialiste? Ne rast se po, çfarë përgjigje kanë marrë? Në rast se nuk kanë paraqitur, pse nuk paraqiten dokumentet apo kërkesën pranë organeve të emëruara nga Partia Socialiste apo pritën momentin që djali të bëhej kryeministër?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

7-Së fundi, specialistet çmojnë se për krijimin e bazës ligjore të rreme për marrjen e 224 mijë m2 tokë, ke firmosur 7 vendime qeverie dhe ke ndryshuar 2 ligje të lidhura me problemet e pronësisë. Nga kjo, vetiu linde pyetja, cila është e vërteta e këtyre 7 vendimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të dy ligjeve? Sa prej tyre lidhen pikërisht me pronësimin tuaj dhe klanit Koleka me 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregdetit shqiptar që është Gjipeja dhe kanioni i saj i njohur e me famë botërore.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Qyteratët shqiptarë presin përgjigje por hajduti i Gjipesë do vazhdojë të heshtë si fija e barit. Pas këtyre do të ketë pyetje të tjera dhe të vërtetën do ta nxjerrim në shesh. Faleminderit!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 5 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 6 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 7 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.