
Ndasitë në PD vijojnë edhe më shumë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha, do të takohen me mbështetësit.
Basha do të jetë ditën e sotme në Fier, ku do të takohet me mbështes të tij, takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
Ndërsa Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër. Po ashtu edhe Berisha ka përcaktuar që takimi me demokratët e Shkodrës ta nisë në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”.
Pas protestës së 8 janarit, Berisha dhe disa deputetë të tjerë, anëtarë të Kryesisë së PD-së u përjashtuan përgjithmonë nga partia.
