Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lubonja: Nuk ka të bëjë me demokracinë. Mos vallë është agjenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Politikë E mërkurë, 19 Maj 2021 22:12
Lubonja: Nuk ka të bëjë me demokracinë. Mos vallë është agjenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Fatos Lubonja ka një analizë ndryshe të asaj që ndodhi sot, ku ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Lubonja tha se nëse ky qëndrim i SHBA do kishte ardhur në 96-97 do ishte shumë i kënaqur, pasi do shikonte një mbështetje për demokracinë, por sot sipas tij, kur është një tjetër situatë i duket një lëvizje anakronike.

Për të, nuk ka të bëjë me demokracinë, por është një mbështetje politike që i jepet kryeministrit Edi Rama. Për motivet, ai ka dy hipoteza, njëra prej tyre për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Gjykimet janë gjithmonë kontekstuale dhe të vërtetat, domethënë e gjykojmë si e gjykojmë në një kontekst kohor. Në qoftë se në vitin 1996-1997 kur Berisha bëri vjedhjen e votave, tentoi të ndërtonte një sistem autoritar, do kishte pasur një reagim si ky i sotmi do të isha shumë i kënaqur, i lumtur në kuptimin që kam një mbështetje për demokracinë kurse në kontekstin e sotëm kur është i njëjti Berishë, por tjetër situatë, kur ka një qeveri që më vjedh votën, më kërcënohet demokracia nga një tjetër parti që në atë kohë ishte e persekutuar nga Berisha, më duket një lëvizje anakronike, jashtë kohe. Berisha ka 8 vjet aty. Në qoftë se do ishte i dënueshëm për gjëra do ishte dënuar në 1996, 1997, ndërkohë që është mbështetur. Nuk e hoqën ata, e hoqi populli shqiptar.
Ashtu sikurse përsëri u bë kryeministër, u quajt burrë shteti. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë shqetësim amerikan për të mbaruar tranzicioni apo mbrojtur demokracinë, unë shikoj një lëvizje politike.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjëja e parë që unë nuk di, këta amerikanë si i marrin këto vendimet, ta krahasoj dhe me botën. Korrupsion ka bërë dhe Nano e ku di unë, s’kemi parë.
Bushi erdhi këtu, burrë shteti i tha Arvizu. Nuk e shoh që ka një memorie institucionale për Berishën. Shoh politika më të çastit. Unë do ngre hipotezën se nuk jam më i informuar. Këtu ka shumë pikëpyetje. Nga pikëpamja ligjore, çdo njeri ka të drejtë, Amerika shtet i së drejtës dhe Alkaponen e dënuan për evazion fiskal. Çdo njeri ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm, ç’është kjo pa prova. Nga pikëpamja juridike më duket e dyshimtë. Në parim.
Si tek Doshi, si tek Berisha, unë si qytetar shqiptar dhe ata si qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë, kush e akuzon? E akuzon drejtësia shqiptare? Ka një drejtësi, dua të di akuzën dhe gjykatësin që të thotë kjo qëndron, kjo nuk qëndron. Në këtë kuptim e shoh pak problematike.
Më e rëndësishmja ka të bëjë ndërhyrja në politikat shqiptare sot. I qëndroj tezës më mirë tre banda se një bandë. Në qoftë se bëhet fjalë për demokraci në Shqipëri, unë shikoj një rrezik shumë të madh se një parti ka kapur shtetin komplet dhe nuk shoh asnjë ndërhyrje amerikane për këtë. Qartazi kjo është mbështetje për këtë regjim. Ore pse mbështetje për Edi Ramën këta, kur Edi Rama është sot problemi? Si ka mundësi nuk shohin këtë, por shohin atë para 8 vjetëve. Them që kjo nuk ka të bëjë me demokracinë, por me një mbështetje politike që i jepet Edi Ramës.
Cilat janë interesat amerikane? Kam dy hipoteza por jo definititve. Njëra hipotezë, interesat me lobingjet që bëhen atje. Pak njerëz po t’i kesh aty se Shqipëria në axhendën amerikane nuk është aq e rëndësishme siç mund të jenë vende të mëdha. mund të jenë lobingje që mbështesin Edi Ramën. Prapë nuk më bind shumë por e ngre si hipotezë. Hipoteza e dytë që më duket më problematike, mos vallë është ajo axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Atëherë në qoftë se është kjo, mos vallë zgjidhja e një çështje kaq të rëndësishme politike, është e tillë që i japim një mbështetje këtij se është një ish-president që ka dalë kundër. T’i japim mbështetje këtij, se e kemi garancinë, lidhjet me Vuçiç janë dhe në këtë mënyrë heqim qafe i japim një goditje këtij personazhi shqetësues. Nuk bindem që kjo është për demokracinë.
Për mendimin tim nëse flasim për tranzicion, demokracia është gjithmonë tranzicion dhe do luftosh përditë. Në qoftë se do ndërtosh demokracinë dhe t’i japësh fund tranzicionit, kjo nuk është çështjet emrash por çështje sistemi, oligarkik, një ekonomi kriminale”, deklaroi Lubonja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

lubonjashba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 6 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 6 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 7 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 7 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 7 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 10 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 6 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 9 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.