Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BERZH, BE dhe Ambasada e Austrisë dhurojnë 180 pemë, Veliaj: Kontributi më i mirë për Tiranën

Politikë E enjte, 18 Nëntor 2021 15:37
BERZH, BE dhe Ambasada e Austrisë dhurojnë 180 pemë, Veliaj: Kontributi më i mirë për Tiranën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

180 pemë të llojit frashër iu shtuan Tiranës, dhuratë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkimi Evropian dhe Austria, në kuadër të Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor. Pemët janë gjithashtu shpërblim i BERZH-it për 18 institucionet financiare partnere më aktive dhe për 32 prodhues dhe tregtarë të teknologjive efiçente ndaj energjisë, për kontributin e tyre në suksesin e programit GEFF, kontribut simbolik edhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, duke falenderuar BERZH-in dhe partnerët për këtë kontribut të vyer për një Tiranë të gjelbër, u shpreh se ky është një tjetër hap drejt objektivit të mbjelljes së 2 milion pemëve në kryeqytet deri në vitin 2030.

“Jemi ende larg 2 milion pemëve që kemi paracaktuar për të mbjellë deri në 2030, por ama kemi një lajm të mirë nga BERZH-i: Është miratuar parimisht një kredi për Bashkinë e Tiranës që këto mbjellje t’i bëjmë masive. Patjetër që çdo pemë është e rëndësishme, edhe kur një fëmijë mbjell pemë për ditëlindje, edhe kur dikush mbjell pemë për të kujtuar një gjysh apo një gjyshe, por mbjelljet masive, si këto që mbollëm sot 180 copë, na e bënë më të lehtë punën”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë. “E hapim zyrtarisht stinën e mbjelljeve. Duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht kohën dhe të sigurohemi që nuk lëmë një ditë pa mbjellë pemë. Dita më e mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vite përpara, kurse dita e dytë më e mirë për të mbjellë një pemë, është sot!”, tha Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai vuri në dukje se Tirana është sot një qytet shumë herë më i pastër se para 5-6 vitesh. Veliaj kujtoi se dikur dikutohej si të pastroheshin plehrat në mes të Tiranës, kurse sot flitet për pastrimin e periferisë së Tiranës dhe cepat fundorë të qytetit. “Ne nuk duam të jemi 99% të pastër, ne duam të jemi 100% të pastër. Ne nuk duam të jemi gjysmë të gjelbër, duam të jemi 100% të gjelbër. E gjitha kjo nis me punën që bëjmë përditë. Kjo zonë dikur ka qenë komplet e djerrë. Fakti që sot po konturohet Pylli Orbital, nuk do të habitesha nëse nesër ky vend të kthehet në një hapësirë për shëtitje, vrap dhe ecje me biçikletë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Drejtoresha e BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova, deklaroi se investimi drejt një Tiranë më të gjelbër i shërben edhe uljes së konsumit të energjisë dhe rritjes së cilësisë së jetesës. “Përmirësimi i efiçencës së energjisë çon në konsum dhe fatura më të ulëta të energjisë dhe në përgjithësi cilësi më të mirë të jetesës dhe ne jemi të kënaqur që familjet në Shqipëri kanë qenë në gjendje t’i ndiejnë këto përfitime falë programit tonë GEFF,” u shpreh Solovova.

Ndërsa përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Andrea Vera nënvizoi faktin se qeveria shqiptare ka shtuar masat ndëshkimore për krimet mjedisore. “Ne konstatuam se së fundmi qeveria shqiptare ka shtuar prioritetin për luftën ndaj krimeve mjedisore. Kjo është fantastike dhe ne do ju mbështesim edhe në këtë nismë. Ne kemi aktivitete dhe programe të ndryshme që do t’i bisedojmë për këtë çështje”, u shpreh ajo.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj nismave të tilla mjedisore. “Efiçienca e energjisë është një burim i fuqishëm për t’u shfrytëzuar dhe kërkon një angazhim kolektiv për ta realizuar atë. Jemi të kënaqur që programi ka arritur tashmë rezultate të shkëlqyera dhe u ka mundësuar kaq shumë njerëzve në Shqipëri dhe më gjerë në rajon të përmirësojnë efikasitetin energjetik të shtëpive të tyre”.

Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër nga BERZH, BE dhe Austria ka mbështetur në katër vitet e fundit mbi 9,000 familje për të përmirësuar efiçiencën energjetike duke ofruar linja të specializuara kredie dhe fonde granti për investime në teknologjitë e gjelbra me vlerë mbi 45 milionë euro.




Etiketat e lidhura

Ambasada e Austrisëbeberzh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 8 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.