Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Frikë apo përplasje e brendshme: Marku shkëmben akuza me prokurorët

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 23:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gjergji Erebara/BIRN/

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku deklaroi të premten se frika është shkaku i kaosit të krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me procesin penal ndaj Emiljano Shullazit, ndërkohë që opozita politike kallëzoi penalisht Markun duke e akuzuar për shkatërrim të kësaj prokurorie në përpjekje- sipas opozitës- për të dëmtuar hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Marku, e cila është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga opozita, iu drejtua shqiptarëve me një letër të hapur pasdreken e së premtes, duke aluduar se frika në përballjen me Shullazin është shkaku i telasheve të ditëve të fundit. Ajo e konsideroi situatën “të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pak orë para Markut, dhjetë prokurorë të Krimeve të Rënda të vënë në procedim disiplinor publikuan në media një letër të hapur ku kritikuan urdhrat e Markut për procedimin disiplinor dhe transferimin e tre prej tyre si të paligjshme dhe në cënim të pavarësisë së magjistratëve.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklaruan se kanë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj Markut. Sipas opozitës, Marku ka sulmuar prokurorët përgjegjës për hetimin e akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me synimin e dështimit të hetimeve në këtë rast.

Akuzat publike

Kriza aktuale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duket se nisi në fillim të gushtit, kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës. Në këtë pikë, gjyqi ndaj Shullazit ishte pranë përfundimit dhe mbetej për t’u dhënë vetëm pretenca e prokurorëve. Por prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike.

Në fillim të shtatorit, prokurorit Besim Hajdarmataj iu ngarkua çëshjta “Shullazi”. Hajdarmataj e pranoi çështjen, por vërejti gjithashtu se sipas ligjit aktual për Prokurorinë, çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.

“Unë kam pranuar të  përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore.  I jam drejtuar  titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që   prokuroria duhet të   përfaqësohet  dhe rrugët  proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj për BIRN.

Më 19 shtator, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela organizoi një mbledhje për hedhjen e një shorti që do të përcaktonte një përfaqësues shtesë të akuzës në dosjen e Shullazit. Mbledhja u shoqëruar me debate, ndërkohë që prokurorët e kundërshtuan procedurën e ndjekur si antiligjore dhe braktisën njëri pas tjetrit procesin. Çështja e përfaqësimit të akuzës në gjyqin e Shullazit është bërë urgjente, për shkak se seanca e rradhës është më 25 shtator. Të premten, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se prokurorët për rastin Shullazi janë emëruar, por emrat e tyre do të bëhen publikë vetëm ditën e gjyqit.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku mori detyrën dhjetorin e kaluar mes debateve të shumta. Që nga ajo kohë, Marku ka urdhëruar shkarkime e ngritje në detyrë si dhe zhvendosje të shumta në të gjithë strukturën e prokurorisë. Vendimet e saj kanë shkaktuar debate politike, por u kritikuan edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kur Marku u përball me procesin e vetingut në qershor. Ajo u kritikua për mungesë lidershipi dhe mangësi profesionale si dhe për faktin se shkarkimet dhe emërimet janë kryer pa miratuar një procedurë konkrete.

Dje, Marku urdhëroi tre transferime të tjera si dhe procedimin disiplinor të dhjetë prokurorëve të Krimeve të Rënda pas tensionit të krijuar në këtë institucion për shkak të dosjes “Shullazi”.

Prokurori Besim Hajdarmataj u urdhërua të transferohej në Prokurorinë e Pogradecit ndërsa Olsian Çela u transferua në Berat dhe Sonila Muhametaj në prokurorinë e Pukës. Prokuroria e Përgjithshme nuk dha arsye zyrtare për transferimin e tyre, ndërkohë që shkaku i disiplimit të dhjetë prokurorëve, sipas Markut, ishte refuzimi i tyre për të ushtruar detyrën.

Të dhjetë prokurorët e disiplinuar thanë se ishin praktikat e paligjshme të Markut dhe drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është komanduar në këtë detyrë nga Marku. Ata hedhin poshtë akuzën se rebelimi i tyre lidhet me frikën nga përballja me bandën e Shullazit.

“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja[Këshilli i Lartë i Prokurorisë]…” shkruhet në letrën e firmosur nga 10 prokurorët, ku argumentohet se edhe urdhri për transferim është i paligjshëm.

“Për të garantuar pavarësinë e magjistratëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji nuk lejon asnjë transferim apo komandim pa pëlqimin e tyre,” shtohet aty.

Kallëzimi PD-LSI

Ndërsa Prokuroria gjendet në vështirësi në çështjen “Shullazi”, dy partitë politike opozitare dorëzuan një kallëzim penal ndaj Markut, duke pretenduar se lëvizjet në pozicione në prokurorinë e Krimeve të Rënda synojnë të dobësojnë hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mbi Tahirin rëndojnë akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, por prokuroria nuk e ka dërguar ende çështjen në gjykatë.

“Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, Më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të  Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë,” thuhet në kallëzimin e opozitës, i cili u dorëzua në Prokurorinë e Tiranës, te prokurorja Elisabeta Imeraj.

Stojani: Dhashë dorëheqjen, por Marku e miratoi si shkarkim  

Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhëri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve. Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm  dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo  dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN. “Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani për BIRN. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk  iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi  dorëheqjen e një prej  drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 34 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 44 minutash

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.