Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bozdo: Rama i jep të drejtën AIC të japë me qira ose të shesë prona publike për klientelën e kryeministrit

Politikë E shtunë, 16 Mars 2024 16:07
Bozdo: Rama i jep të drejtën AIC të japë me qira ose të shesë prona publike për klientelën e kryeministrit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anëtari i Kryesisë së PD së Rithemelimit, Eno Bozdo thotë se kryeministri Edi Rama i jep të drejtën Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) të japë me qira ose të shesë prona publike për klientelën e vetë kreut të qeverisë.

Deklarata e plotë:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave i jep mundësinë Korporatës Shqiptare të Investimeve, shoqëri tregtare 100% publike, të japë me qira apo të shesë pronat publike tek palët e treta private, gjithmonë në “emër të zhvillimit ekonomik të vendit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me fjalë më të thjeshta, bordi i kësaj kompanie, i përbërë në shumicë nga administrata politike e Edi Ramës, do të vendosë se kujt t`ia shesë pronat më të vlefshme publike. Dhe kuptohet se për kë do të vendosë ky bord: për klientët e preferuar të kryeministrit.

Krijimi i Korporatës Shqiptare të Investimeve me një ligj specifik të vitit 2019, si një shoqëri tregtare 100% publike, u prit me kundërshti të shumta nga Partia Demokratike, ekonomistë dhe specialistë të fushës, por edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si psh FMN. Thelbi i kundërshtimit ishin kompetencat që kjo shoqëri merrte, si dhe ekspozimi i saj joprofesional ndaj projekteve private që mbartin risk.

Katër vjet pas krijimit të saj, bilanci i punës së kësaj shoqërie është zero. Ajo deri tani thjesht ka shpenzuar miliona euro të shqiptarëve, pa dhënë mbrapsht asnjë produkt.

Në bilancet e fundit të depozituar, vetëm për një vit, korporata me 11 punonjës ka shpenzuar 280 mijë euro për pagat e tyre dhe 200 mijë euro për honorarë shpërblimi për bordin e saj, pavarësisht se nuk ka kryer asnjë punë të vetme.

Pikërisht për këtë “standard të lartë koorporativ” dhe këtë “sukses të merituar”, Edi Rama tashmë i delegon kësaj kompanie shtetërore të drejtën të japë me qira apo të shesë, nëse ia kërkon interesi i saj, pronat publike, ose ndryshe pronat ku të gjithë shqiptarët janë aksionerë. Pra, këtyre njerëzve që paguhen për qokë, tashmë u lihen në dorë pronat tona më të vlefshme!

Është më se e qartë se qëllimi i vetëm është dhurimi i pronave publike tek “investitorët strategjikë”, të përzgjedhur nga vetë Rama prej aradhës së oborrit klientelist të tij. Investitorët strategjikë të lidhur ngushtë me qeverinë do të zhvillojnë projektet e tyre në tokat më të mira, përgjithësisht në breg të detit apo liqenit. Do t`i blenë këto prona, për fare pak para dhe do t`i bëjnë të tyret.

Kjo është një skemë e madhe për gllabërimin e pronave më të vlefshme publike si dhe në të njëjtën kohë, pastrimin e parave. Pas projektit të betonizimit të Tiranës dhe qyteteve kryesore te Shqipërisë, objektivi tjetër është gllabërimi i pronave publike, të cilat në fakt do të duhej të ishin përdorur për kompensimin e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga regjimi komunist.

Por asgjë nuk ndodh rastësisht në haurin e Edi Ramës. Përpara disa javëve Rama ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë investimeve në projekte ndërtimore në këto zona.
Por ka një problem jo të vogël: një pjesë e mirë e tokave në zonat e mbrojtura janë prona publike. Që të mbyllet qarku dhe paraja të shkojë atje ku Ramës i intereson, autorizohet Koorporata e Investimeve që këto prona publike t`i shesë apo ti japë me qira, sipas dëshirës së saj dhe gjithmonë në emër “të zhvillimit ekonomik të vendit”.

̶ Të një zhvillimi ku fitojnë gjithmonë “klientët strategjikë” të Edi Ramës dhe humbasin gjithmonë shqiptarët.
̶ Të një zhvillimi kur të fortët e drogës kontrollojnë sektorë të tërë të ekonomisë, dhe shqiptarët zgjedhin gjithmonë e më shumë emigrimin.
̶ Të një zhvillimi ekonomik ku pasurohesh jo për meritë, por sepse je afër me pushtetin, dhe varfërohesh jo sepse nuk je i zoti, por sepse je kritik me këtë qeveri.

Mesa duket, saga e grabitjes së publikes në këtë vend nuk do të rreshtë kurrë përsa kohë Rama bën atë që do dhe di të bëjë më mirë. Ka vetëm një rrugë për t’u përballur me të dhe aradhën e tij: reagimi i fuqishëm, angazhimi cdo cast për të rrëzuar këtë regjim kleptokrat. O Sot, O Kurrë, për të shpëtuar Shqipërinë!

Etiketat e lidhura

Eno Bozdo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.