Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bushati: Rilindja prej 8 vjetësh po nëpërkëmb Shkodrën. A do ta lejojmë më këtë situatë?

Politikë E diel, 28 Mars 2021 19:25
Bushati: Rilindja prej 8 vjetësh po nëpërkëmb Shkodrën. A do ta lejojmë më këtë situatë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati zhvilloi një takim me banorë në lagjen Perash, ku ai lindi dhe u rrit. Sot ai kthehet me një sfidë të madhe, duke kërkuar mbështetje për PD-në, e cila sipas tij do t’iu japë zgjidhje problemeve të mëdha në këtë zonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, Bushati shpalosi programin e partisë demokratike dhe theksoi faktin se qyteti i Shkodrës është qyteti më i persekutuar në Shqipëri sa i takon investimeve nga qeveria. Ai pyeti të pranishëmit nëse do ta lejojmë më këtë situatë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

”Qyteti që i ka dhënë disa nga ministrat më të iluminuar, disa nga ministrat më të suksesshëm të historisë së Shqipërisë, duke filluar me Luigj Gurakuqin, me Koliqin, me Hilë Mosin shkon në Lezhë. Ky është trajtimi që Edi Rama i bënë qytetit tonë, ky është trajtimi që qeveria e Rilindjes ka rezervuar për Shkodrën. PD-ja paraqitet me programin e saj. Bazat e këtij programi janë ekonomia e familjeve, mbrojtja e bizneseve, mbrojtja dhe politikat në favor të rinisë, mbrojtja dhe politikat në favor të fermerëve, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj monopoleve”,-tha Bushati.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë 

Mirë se ju gjeta. Është gjithmonë emocion, kur njeriu me çfarë do lloj titulli kthehet në lagjen e vet. Unë nuk jam shkëputur ndonjëherë, por kthehem me një detyrë të ngarkuar nga partia si drejtues politik i qarkut, i pari i listës si deputet. Jam i njëjti që kam qenë edhe më përpara, thjeshtë me përgjegjësi më të madhe , përgjegjësi më të madhe që besoi që ju ma lehtësoni. Kur ju shoh këtu ndihem më mirë, si cdo person kur shikon rreth e rrotull vetes miq, disa prej të cilëve i njeh prej 40 vitesh vecse ndihet mirë, ndihet mirë edhe për faktin që i ka pas miq të mirë 40 vjet përpara, në një periudhë tjetër i gjen edhe sot si simpatizant, mbështetës, anëtar dhe persona me detyrë të partisë demokratike.

Ka 8 vite që Rilindja po na nëpërkëmbë, po nëpërkëmbë Shkodrën prandaj 25 prilli është një moment ndarjet midis ndryshimit aq shumë të nevojshëm apo vazhdimit të shkatërrimit, shkatërrim i cili po prek jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërisë. Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin , degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne , po na varfëron , shkatërron . Me çfarë qëllimi? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën, do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Është e nevojshme, jo për Ramën apo për Bashëen është e nevojshme për familjet tona, është e nevojshme për Shkodrën tonë, që kjo qeveri të largohet. Ne jemi vet dëshmitar të degradimit të Shkodrës.

Më vjen keq ta them por kur dal nëpër rrugicat që jam lindur e rritur, leviz tani shoh braktisje, shoh shpopullim, secili prej jush e shikon që rrugicat më jetën e mëpërparshme, gjallërinë dhe kjo ka ndodh në 8 vitet e fundit. A ka ndodh vetëm në lagjen tonë? Nuk ka ndodh vetëm në lagjen tonë, ka ndodh në të gjithë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë. Por ne jena një ndër lagjet e vjetra, në qendër të qytetit. Kur kjo gja ndodh në qendër të Shkodrës, ca ndodh në zonat më periferike, në zonat me problematike?

Atje problem është më i rëndë . Shohim bizneset, në çdo rrugë të Shkodrës edhe në rrugët në arteriet kryesore të Shkodrës, ajo që vihet re janë tarabat e mbyllura. Me kalu tek rruga e Koplikëve, më ka taku me kalu 2-3 herë kohët e fundit më përpara nuk kishe mundësi me lëviz me makinë nga gjallëria, numri njerëzve dhe bizneseve sot mund të rrish dhe shikon që kalojnë shumë rrallë njerëz. Është diçka e prekshme në qendër të Shkodrës. E njëjta është edhe në Gjuhadol, Xhabije, Sarreq , Kiras, Zdrale, gjithandej shihet varfërimi, degradimi, shpopullimi dhe varfërimi i këtij qyteti.

A është e drejtë kjo? A mund ta lejojmë ne këtë situatë, ne të gjithë bashkë duhet ta ndryshojmë këtë situatë, për të mirën e përgjithshme, vetëm ne mund ta ndërrojmë situatën. Ne duhet të largojmë një orë e më parë Edi Ramën, në mënyrë që fëmijët tonë, familjet tona, bizneset, fermerët, qytetarët e Shkodrës të fillojnë të marrin frymë lirshëm. Sot, Shkodra është qyteti më i persekutuar në Shqipëri, marrim investime sa merr Tepelena apo Roskoveci, ky është një diskriminim i këtij qyteti. Largohen drejtoritë kryesore, drejtoria arsimore, rajonale bordi i kullimit, e arkivave, largohen nga qyteti.

Qyteti që i ka dhënë disa nga ministrat më të iluminuar, disa nga ministrat më të suksesshëm të historisë së Shqipërisë, duke filluar me Luigj Gurakuqin, me Koliqin, me Hilë Mosin shkon në Lezhë. Ky është trajtimi që Edi Rama i bënë qytetit tonë, ky është trajtimi që qeveria e Rilindjes ka rezervuar për Shkodrën . Partia Demokratike paraqitet me programin e saj. Bazat e këtij programi janë ekonomia e familjeve, mbrojtja e bizneseve, mbrojtja dhe politikat në favor të rinisë, mbrojtja dhe politikat në favor të fermerëve, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj monopoleve.

Etiketat e lidhura

helidon bushatiPDShkoder
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 16 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 24 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 33 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 1 ore

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.