
Deputetja Flutura Açka nga salla e Kuvendit kërkoi që votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhej i hapur. Ajo tha se shqiptarët duhet të shikojnë se kush do të votojë pro dhe kundër propozimeve. Deputetja tha se me ndryshimet e dakordësuara po shiten interesat e shqiptarëve dhe populli duhet ta shikojë këtë. “Votimi i hapur, të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve”, tha deputetja.