Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duma: Periudha zgjedhore do ti bashkojë demokratët, Basha të shpjegojë përjashtimin e Berishës

Politikë E mërkurë, 10 Nëntor 2021 15:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për nënkryetaren e PD-së, Grida Duma edhe pse ka kaluar një kohë që nga përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, kryetari Lulzim Basha duhet të shpjegojë vendimin e marrë. ”Lidershipi sot për mua duhet automatikisht të qartësojë shqiptarët për pastërtinë e këtij vendimi që është marrë plotësisht dhe vetëm për të pasur partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,-thotë për ”Abc News”. Për të periudha zgjedhore do ti bashkojë demokratët. ”Kam përshtypjen që edhe me të keqen e vet, edhe për shkak të kësaj trajektore të vështirë, kësaj opozite të vështirë, edhe për shkak se demokratët janë në situatë shumë të sakrifikuar, ata e ndjejnë tani që janë aksionerë”.

Pjesë nga intervista

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 22 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

ABC: Zonja Duma, ka qenë një strategji politike e PD për të mos iu përgjigjur ish-kryeministrit Berisha, pasi nga njëra anë janë demokratët të cilët i janë bashkuar “Foltores” së tij. Nga ana tjetër ka të tjerë demokratë që ndonëse nuk e mbështesin këtë zhvillim të brendshëm në PD, duket se janë pa busull, janë pa orientim. Kjo ër shkak se vetë kreu Basha, por dhe eksponentë të rëndësishëm të kësaj force politike kanë zgjedhur që të kenë një gjuhë më të moderuar ose të mos përballen drejtpërdrejt me atë zhvillim që është duke ndodhur me ish-kryeministrin Berisha?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Grida Duma: Mendoj që ka ardhur koha që përtej vetëpërmbajtjes, qetësisë dhe logjikës së pritjes, apo uljes së emocioneve të forta, të mos e gjykojmë anëtarësinë e PD-së si emocionale. Të jesh emocional është gjëja më e natyrshme në botë.

Nuk mund të jetë racionale. Do të jetë emocionale, do të lidhet me figura që e përfaqësojnë, të cilat e kanë udhëhequr në vite. Ashtu duhet të jetë. Demokratët nuk kanë absolutisht faj, dhe ta them këtë si kryefjalë të çdo gjëje për këtë çështje. Demokratët nuk kanë asnjë faj, të gjithë nga i pari tek i fundit. Nëse ka këtu faj është hierarkia e partisë. Nëse do të quajmë faj dhe përgjegjësi, faj dhe përgjegjësi, ka hierarkia e partisë. Qoftë kjo historike e vjetër apo kjo e sotmja që duhet të shpjegojë.

Padyshim deri në këto momente është marrë një vendim për të qetësuar dhe për të mos e kthyer këtë në një situatë sfide konkurrence. Këtu flitet kështu, këtu flitet ndryshe dhe për t’i thënë sa njerëz erdhën këtu dhe sa njerëz erdhën këtu, por ka ardhur momenti që pas gjithë këtyre qetësive, lidershipi i partisë të qartësojë të gjitha pasojat, shkaqet që vijnë nga marrja e këtij vendimi, sepse gjithçka po ndodh për vendimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është e vërteta. Nuk ka çështje demokracie, nuk ka çështje garash. 30 vite në politikë, secili nga ne, njëri 30, tjetri 10, e ka treguar se kush është si personalitet. Kjo është e qartë.

Demokracia në partitë shqiptare nuk ndërtohet kur në një moment dikujt që ka peshë i vjen situata që të godasë një tjetër pa peshë. Jo, ndërtohet me sistem. Meqënëse dikush ka peshë elektorale tregon forcën dhe negocion me forcë. Me forcë nuk negociohet demokracia sepse kemi pasur në çdo moment procedura, sistem, kohë, datë, arsye të mëdha për ta bërë këtë.

Në qoftë se ato nuk kanë ndodhur për shkak të zgjedhjeve brenda në parti atëherë sot për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë këtë nuk e lidh me demokracinë dhe për këtë arsye padiskutim që lidershipi sot i Partisë Demokratike, atë që po bën sot Sali Berisha, e gjykon ai pa asnjë diskutim.

Lidershipi sot për mua duhet automatikisht të qartësojë shqiptarët për pastërtinë e këtij vendimi që është marrë plotësisht dhe vetëm për të pasur partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë i vetmi faktor kredibël që mund ta çojnë Partinë Demokratike në atë rrugëtim që të mund të përballojë këtë krimin, këto paratë dhe ndëshkimin e tyre. Se nuk është më një çështje e cila rregullohet me kod elektoral. Kjo kërkon ndëshkim.

ABC: A keni ju, në momentin që flasim, një parashikim, ka një pikë fundore kjo përplasje, se, le të themi gjuha apo mundësia që të ketë një kompromis mes dy palëve duket se ka humbur, por a do të jetë Partia Demokratike ajo që do të humbë më shumë në fund të kësaj beteje midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës?

Grida Duma: As jam përfshirë asnjë moment të caktuar, të flas për arsyet e njërit apo tjetrit, apo për mënyrën se si vetë zoti Berisha po e kryen këtë gjë, sepse e kam thënë edhe herë të tjera, nuk mund të këshilloj Sali Berishën se si e ka rrugëtimin e tij, por parimet dhe principet logjike, që i shohim që të gjithë, nuk na ndalon dot askush ti themi.

Unë mendoj që i kemi lënë heshtur gjatë. Ne këtë qartësim logjik që kemi, argumentativ, të asaj që unë e quaj rruga e vetme, që Partia Demokratike të forcohet dhe të fitojë zgjedhjet, duhet t’ia themi demokratëve, nuk është një vendim ndaj liderit, është një vendim për demokratët, është krejtësisht ndryshe.

Unë mendoj që patjetër që periudha zgjedhore do ti bashkojë demokratët, përtej asaj që mund të themi sot, nesër, pasnesër, mbi arsyet dhe mosarsyet e të arsyeshmes apo të paarsyeshmes, mendoj që zgjedhjet, që do të afrojnë do ti bashkojnë demokratët, sepse kam përshtypjen që edhe me të keqen e vet, edhe për shkak të kësaj trajektore të vështirë, kësaj opozite të vështirë, edhe për shkak se demokratët janë në situatë shumë të sakrifikuar, ata e ndjejnë tani që janë aksionerë Juxhin, janë aksionerë të kësaj.

Etiketat e lidhura

Grida DumaLulzim BashaSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.