Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:05 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026 Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

Bota E mërkurë, 25 Qershor 2025 10:08
DW: NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Hagë, ku duket se gjithçka rrotullohet rreth një personi: Presidentit të SHBA-sëTrump dhe kërkesës së tij për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe armatosjen e aleancës.

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dyditor në Hagë.

Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind. Në të ardhmen të paktën 3.5 për qind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake. Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Merz: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësi
Kancelari Friedrich Merz që përfaqëson Gjermaninë në takim, tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësibrenda aleancës. “Gjermania është rikthyer në skenën evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Merz.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një deklaratë qeveritare para samitit kancelari Merz kritikoi Presidentin Putin që vazhdon të mos shfaqë gatishmëri për paqe. Ai bëri sërish thirrje për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe shprehu besimin se edhe qeveria amerikane do ta ndjekë këtë rrugë. “Putini e kupton vetëm gjuhën e forcës”, theksoi Merz.

Mund t'ju interesojë

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Para 6 orësh
Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Para 11 orësh
Katër të vdekur, 88 të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt

Katër të vdekur, 88 të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt

Para 16 orësh

Lajka për Trumpin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social. Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: “Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”

Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: “Europa do ta paguajë shtrenjtë, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj”.

Rol figuranti për Zelenskin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t’i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda. Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën, ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.

Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainas ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.

Rutte përpiqet të qetësojë Zelenskin
Rutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës. Rutte i tha Zelenksit se vendimet e marra vjet në Uashington vazhdojnë të jenë të vlefshme.

Për takimin e këtij viti presidenti Trump e kundërshtoi çdo përmendje të mëtejshme idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Trumpi ende shpreson se t’i japë fund luftës agresore ruse duke i bërë lëshime udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin. Njëri prej tyre është që në këmbim të një armëpushimi Ukraina duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi në NATO.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Tani

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Java e 11-të e Abissnet Superiore/ Egnatia nis shkëputjen, Tirana dhe Partizani po rigjejnë ritmin
Para 6 minutash

Java e 11-të e Abissnet Superiore/ Egnatia nis shkëputjen, Tirana dhe Partizani po rigjejnë ritmin

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 5 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.