Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 12:32 Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli Tuttosport raporton se spanjolli Javier Alberola Rojas do të gjykojë Como-Aek Atene, ndërsa rumuni Istvan Kovacs do të drejtojë Manchester City-Napoli, të dyja të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Europa e Lirë”: Tash për tash, Putin ka mjaft para për të mbështetur si ekonominë, ashtu edhe ushtrinë

Bota E diel, 3 Mars 2024 19:10
“Europa e Lirë”: Tash për tash, Putin ka mjaft para për të mbështetur si ekonominë, ashtu edhe ushtrinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në “Europa e Lirë”-

Në dhjetor të vitit 2021, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e paralajmëroi homologun rus, Vladimir Putin, se pushtimi i Ukrainës do të sillte “pasoja ekonomike për Rusinë, të papara ndonjëherë”.

SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë e përmbushën këtë kërcënim me runde të njëpasnjëshme sanksionesh, prej se Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj, në shkurt të vitit 2022.

Të fundit nga presidenti Biden u shqiptuan javën e kaluar. Ai tha se mbi 500 sanksionet e reja kanë në shënjestër makinën luftarake të Rusisë.

“Putini besonte se mund ta thyente lehtësisht vullnetin dhe vendosmërinë e popullit të lirë të Ukrainës, se mund të futej në Ukrainë dhe ta nënshtronte atë. Dy vjet më vonë, ai mbetet i gabuar. Nuk ishte në gjendje ta bënte këtë”, tha Biden.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Natali Sevriukova duke qarë pranë shtëpisë së saj të shkatërruar nga një sulm rus me raketa në qytetin e Kievit, Ukrainë, të premten e 25 shkurtit të vitit 2022.

Në po atë javë, Bashkimi Evropian miratoi paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat, siç tha, shënjestrojnë rreth 200 organizata dhe njerëz, që e ndihmojnë Kremlinin të blejë armë ose të marrë fëmijë ukrainas nga shtëpitë e tyre.

Putin, duke folur në qytetin industrial Tula, disa ditë para kësaj vale të re sanksionesh, tha se masat e Perëndimit nuk e kanë ndikuar ekonominë ruse.

“Ata parashikuan rënie, dështim, kolaps. Menduan se ne do të dorëzoheshim ose do të shpërbeheshim. Por, nuk patën sukses. Ekonomia jonë po rritet, ndryshe prej ekonomisë së tyre”, tha Putin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe, duket se Fondi Monetar Ndërkombëtar ra dakord me të. Ai i përmirësoi parashikimet e tij për rritjen ekonomike ruse këtë vit në 2.6 për qind, nga një vlerësim i mëparshëm prej 1.1 për qind.

Mund t'ju interesojë

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Para 2 orësh
Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Para 2 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 3 orësh

Për ekonominë amerikane, ndërkaq, parashikimet janë që ajo të rritet për 2.1 për qind, kurse ekonomia britanike për 0.6 për qind.

Shifrat duken befasuese kur kihet parasysh se shteti rus është përjashtuar prej shërbimeve kryesore financiare në botë dhe rreth 260 miliardë euro asete të Bankës së tij Qendrore janë ngrirë.

Po ashtu, vendet perëndimore kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, ashtu si edhe portet për anijet ruse.

Sanksione ka edhe mbi naftën dhe gazin rus dhe mbi importet e arit dhe diamanteve nga Rusia. Qindra kompani të mëdha perëndimore ndaluan, po ashtu, të shesin dhe të prodhojnë në Rusi.

Por, pavarësisht të gjithave, ekonomia ruse nuk kolapsoi – përkundrazi, duket se po ecën mirë.

Taisa Markus, eksperte e tregjeve në Universitetin e Illinoisit, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se shumëkush e mbivlerësoi fuqinë e sanksioneve, sidomos në një afat të shkurtër.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të mos pritet se sanksionet do ta ndryshojnë regjimin. Kuba është një shembull i kësaj. Afrika e Jugut është një kundër-shembull. Sanksionet kundër Rusisë kanë pasur më pak ndikim seç është shpresuar, por definitivisht mund të kenë ndikim afatgjatë”, thotë Markus.

Ajo shton se një arsye përse ekonomia ruse ka qëndrueshmëri relative, është se Banka Qendrore e vendit ka rritur masivisht normat e interesit për të kontrolluar inflacionin. Kjo është kombinuar, pastaj, me kontrollet e vendosura nga Qeveria, të cilat e kanë bërë gati se të pamundur për eksportuesit rusë dhe kompanitë e huaja që operojnë në Rusi, të nxjerrin para jashtë vendit.

Një hulumtim i Kolegjit Mbretëror të Londrës ka gjetur, po ashtu, se Rusia arrin të importojë shumë mallra të sanksionuara perëndimore, duke i blerë ato përmes vendeve të treta, të tilla si Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

Kina, në anën tjetër, ka ndërhyrë në mbështetje të Rusisë, duke blerë naftë prej saj dhe duke dërguar atje sasi të mëdha të pjesëve industriale dhe produkteve teknologjike. India ngjashëm. Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se Kina dhe India përbëjnë tani 90% të eksporteve ruse të naftës.

Për ta ndalur këtë hov, Markus, nga Universiteti i Illinoisit, thotë se është koha të mendohet për më shumë sanksione dytësore, të cilat i parandalojnë palët e treta të bëjnë tregti me vendin e sanksionuar – në këtë rast Rusinë.

“Sanksionet dytësore mund të jenë tepër të ndërlikuara dhe të kenë pasoja të paparashikuara. Por, në këtë moment, dy vjet pas luftës, analizat e rrezikut tregojnë se ne duhet të ndërmarrim sanksione dytësore”, thotë Markus.

Në dhjetor të vitit të kaluar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili i kërcënon me ndëshkime ato institucione financiare që e ndihmojnë Rusinë t’i anashkalojë sanksionet.

“Ne po dërgojmë një mesazh të sigurt: Kushdo që mbështet përpjekjet e paligjshme të Rusisë për luftë, është në rrezik të humbasë qasjen në sistemin financiar të SHBA-së”, thanë atëkohë nga Shtëpia e Bardhë.

Ekonomisti rus, Konstantin Sonin, i cili ligjëron në Universitetin e Çikagos, thotë për Exposenë se shifrat për rritje ekonomike në Rusi nuk janë reale, ose, së paku, ekonomia është shumë më ndryshe seç ka qenë.

Sipas tij, shpenzimet ushtarake dhe shpenzimet e lidhura me luftën e kanë ushqyer pjesën më të madhe të rritjes ekonomike të Rusisë, vitin e kaluar. Dhe, për këtë vit, Qeveria planifikon t’i rrisë edhe më shumë shpenzimet e tilla.

“Ajo që po ndodh me ekonominë ruse, është një proces jashtëzakonisht i pashëndetshëm. Ai quhet zëvendësim regresiv i importit. Në vend se të huazojë teknologji të reja nga Perëndimi, ekonomia ruse tani, në shumë aspekte, rindërton atë që është shpikur në Perëndim 20 apo 30 vjet më parë. Pra, është kthyer në një model joefikas dhe të keq të viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik, që ka çuar në rënien e këtij blloku. Pra, ekonomia ruse përfundimisht do të shkojë drejt një krize të madhe”, thotë Sonin.

Në vitin e parë të luftës, më 2022, ekonomia ruse është tkurrur për 2.1 për qind, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Me gjithë parashikimet e fundit të FMN-së për rritje, Thesari amerikan ka vlerësuar në fund të vitit të kaluar se sanksionet janë duke e dëmtuar Rusinë, pasi i kanë ulur 5% nga rritja ekonomike që mund ta kishte pasur gjatë dy vjetëve të fundit.

Po sipas Thesarit amerikan, lufta në Ukrainë dhe sanksionet kanë bërë që më shumë se një milion njerëz – shumë prej tyre të rinj dhe me arsim të lartë – të largohen nga Rusia.

Artyom Vazhenkov, ish-koordinator i fondacionit Rusia e Hapur është në mërgim që nga viti 2021. Fillimisht ai kishte ikur për në Gjeorgji dhe më pas është vendosur në Gjermani.

“Ndikimi kryesor i sanksioneve është se ato e kanë bërë më të kushtueshme luftën e Putinit. Pra, sanksionet funksionojnë si një taksë. Kjo taksë nuk është e madhe, por sigurisht që i kufizon kapacitetet e Putinit në luftën në Ukrainë. Për shkak të sanksioneve, në Rusi prodhohen më pak tanke dhe raketa, ndërsa edhe ushtarët paguhen më pak. Ka ende mjaft para dhe mjaft tanke e raketa, por më pak se do të kishte pa sanksione”.

Megjithatë, Sonin thotë se vetëm sanksionet kundër Rusisë nuk do të jenë të mjaftueshme për ta çuar Ukrainën drejt fitores. Sipas tij, Ukraina ka nevojë edhe për burime financiare dhe pajisje të tjera, për të vazhduar luftën e saj.

“Çfarëdo që e ndihmon Ukrainën për t’u mbrojtur, është mirë për paqen dhe do të jetë mirë për Rusinë. Pra, më shumë armë dhe më shumë kapacitete për Ukrainën që të mbrohet”, thotë Sonin.

Në ditën e parë të saj, më 24 shkurt të vitit 2022, presidenti amerikan, Biden, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë do të jenë po aq shkatërruese sa plumbat, raketat dhe tanket e Putinit.

“… sepse [sanksionet] do ta dobësojnë aq shumë vendin e tij, saqë atij do t’i duhet të bëjë një zgjedhje shumë, shumë të vështirë: të vazhdojë të ecë drejt të qenët një fuqi e dorës së dytë apo, në fakt, të përshtatet”, ka thënë Biden.

Kjo, megjithatë, nuk ka ndodhur dhe është vetëm hamendje e secilit se kur makina ekonomike ruse do të ndalojë së punuari.

Tash për tash, Putin ka mjaft para për të mbështetur si ekonominë, ashtu edhe ushtrinë, thotë ekonomisti rus, Konstantin Sonin./

*Valona Tela

Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive ‘Expose’.

https://www.evropaelire.org/a/sanksionet-qe-nuk-e-ndalen-putinin-/32844328.html

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli
Para 11 minutash

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!
Para 39 minutash

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Tresoldi në radarin e Bayernit pas dëmtimit të Kane
Para 41 minutash

Tresoldi në radarin e Bayernit pas dëmtimit të Kane

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 50 minutash

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 14 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 21 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 1 ore

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.