Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Yuri Kim vuri pikat mbi “i”, SHBA do i bëjë presion qeverisë për krizën

Intervista E mërkurë, 30 Tetor 2019 18:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Publicisti Agron Gjekmarkaj thotë se e nominuara e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim, vuri pikat mbi “i”, teksa folur mbrëmjen e kaluar para Senatit Amerikan për prioritetet, nëse zgjidhet ambasadore. Diplomatja pritet të marrë “OK” nga Senati për të filluar zyrtarisht punë në Shqipëri, ndërsa analisti Gjekmarkaj tha se prioritet i saj do të jetë zgjidhja e krizës së thellë politike në Shqipëri, duke shtuar se SHBA e ka pranuar dhe legalizuar krizën në vendin tonë.

“Ambasadorja që pret të marrë emërimin nga Senati foli për disa prioritete dhe vuri pikat mbi “i”. Ajo pranoi dhe legalizoi krizën në Shqipëri dhe premtoi se do ndihmojë që kriza të marrë një zgjidhje. Ne dimë që palët janë diametralisht të kundërta. Amerika e ka pranuar dhe legalizuar krizën dhe shtron zgjidhjen me gojën e ambasadores. Ajo foli dhe për një shqetësim të madh, raportin me narkotrafikun. Ky është një shqetësim jo vetëm i zërave opozitarë, por është shqetësim real. Pika tjetër, që meriton kaq vëmendje, është sinjali që SHBA jep për Reformën në Drejtësi. SHBA e pranon se ka krizë në Shqipëri dhe duhet zgjidhur, dhe ajo zgjidhjet me zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjekmarkaj në rubrikën “Opinion”, në News24, .

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si shkohet te zgjedhjet e parakohshme?
Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, do të ishte protesta, qoftë dhe agresive. Ndërkombëtarët lanë të kuptuar se nuk e duan këtë rrugë. Ata thonë që ka krizë dhe presion do të bëjnë mbi qeverinë, që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ftesa për Reformën Zgjedhore …?
Këta i lëshojnë këto ftesa, sikur po bëjnë sadaka. Nuk ka kuptim kjo reformë pa të dyja palët, që mbajnë sistemin politik në Shqipëri. Mënyra si i ndërton mazhoranca thirrjet ndaj opozitës janë provokative, por opozita duhet ta çojë patjetër zërin te Reforma Zgjedhore dhe të bëjë të mundur që produkti final t’iu shërbejë të dyja palëve, kur të shkojnë në zgjedhje.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

Para 18 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Duket se nuk ka reflektim nga qeveria për Kajmakun …?
Kajmaku sfidoi shtetin dhe ligjin. KQZ nuk e di çfarë do vendosë, do ta dijë në momentet e fundit, kur t’i bien në telefon. Po të ndryshojë qeveria, ndryshon dhe regjimi. Kur katandiset pushteti në duart e një personi, të gjithë kanë paqartësi. Nëse ndodh ndryshimi i qeverisë, pas kaq krizash, përplasjesh, ndoshta do të kemi një standard ndërgjegjësimi të vetë shoqërisë, themelimin e gjykatave dhe pse jo, edhe të Reformës në Drejtësi, të jepet drejtësi përtej telefonit. Opozita parlamentare, shtojcë e qeverisë, nga pikëpamja politike nuk vlen. Mbase shërben që të mos fyhet Parlamenti. Ata nuk mund të kërcënojnë Ramën apo Bashën, ambasadën amerikane në Tiranë, me votë. Ata janë si marionetë dhe kështu do të jenë deri në momentin e fundit.

Ftesa ruse, pse erdhi?
Është një ftesë e kalkuluar, aspak normale. Vendet e Ballkanit, ndonëse të vogla, marrin një rëndësi të veçantë, pasi janë ato që bllokojnë Rusinë. Ftesa e tij vjen si një provokim, nuk gjen treg te qeveria dhe as tek opozita. Në Shqipëri, as PS dhe as PD nuk kanë influenca ruse. Propaganda që bëhet për ta atashuar opozitën me Rusinë, më duket e shpifur, provokative dhe përçarëse, që nuk i shërben askujt.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 3 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 11 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 12 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.