Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:01 Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje Tirana u ndal në barazim 0-0 në Vorë, në ndeshjen që mbylli javën e 12-të të Abissnet Superiore. Pas këtij rezultati bardheblutë renditen të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-presidenti Donald Trump marshon me fitore drejt kandidimit si kandidat për President

Aktualitet E premte, 9 Shkurt 2024 19:09
Ish-presidenti Donald Trump marshon me fitore drejt kandidimit si kandidat për President
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nga “Zëri i Amerikës”-

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës të enjten, ndërsa ishte i vetmi kandidat që konkurroi. Ky është shteti i tretë që ai fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në Nevada, Partia Republikane organizoi dy palë zgjedhjesh, ato me votë përmes fletë-votimit, që u mbajtën të martën, dhe zgjedhjet e djeshme, që u mbajtën me votim të hapur. Vetëm rezultatet e garës së djeshme, sipas rregullave të partisë, vlejnë për delegatët e partisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, rivalja e fundit e zotit Trump, që është ende në garë, nuk mori pjesë në garën e djeshme. Zonja Haley përmendi si arsye atë që ajo e vlerësoi si një proces të padrejtë që favorizonte ish Presidentin Trump. Në vend të kësaj ajo mori pjesë në votimet që u mbajtën të martën, ku zoti Trump nuk mori pjesë. Zonja Haley megjithatë nuk i fitoi as ato zgjedhje, pasi shumica e votuesve, në fletën e votimit shënuan kuadratin që shkruante “asnjë prej kandidatëve”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me fitoren e siguruar të enjten ish Presidenti Trump fitoi të gjithë 26 delegatët e shtetit. Ai duhet të grumbullojë 1215 delegatë për të fituar zyrtarisht emërimin e partisë. Ai mund ta arrijë këtë numër në muajin mars.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 57 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 1 ore
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 3 orësh

Nga Nevada, gara republikane vazhdon me zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut më 24 shkurt, në shtetin e zonjës Haley. Ish Presidenti Trump mbetet popullor në shtetin thellësisht konservator, por zonja Haley, e cila më parë ka fituar dy zgjedhje për guvernator të këtij shteti, shpreson që rrënjët e saj lokale t’i japin asaj një avantazh. Zoti Trump ndërkaq pret një grumbullim masiv delegatësh gjatë garave të 5 Marsit, ditën kur zgjedhjet paraprake mbahen në 16 shtete përnjëherë.

Ish Presidenti Trump, duke mbajtur një fjalim të shkurtër pas fitores në Las Vegas, u shpreh me kënaqësi për radhët e gjata të votuesve në shtetin perëndimor dhe u tha mbështetësve se mezi priste të shpallte fitoren në zgjedhjet e ardhshme të Karolinës së Jugut.

“Ne jemi para të gjithëve”, tha ai. “A ka ndonjë mënyrë për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve për të martën e ardhshme? Kjo është gjithçka që dua.”Mbështetësit e zotit Trump pritën në radhë të gjata të enjten.

Në një vend votimi, në një shkollë fillore në qytetin e Renos, gati 1,000 veta ishin në radhë në minuatat e para kur u hap qendra e votimit.

Votuesit në radhë, disa prej të cilëve mbanin kapele dhe këmisha që tregonin se ishin mbështetës të zotit Trump, thanë se dolën për të mbështetur ish-presidentin në një garë që do t’i jepte atij fitoren e tretë radhazi në garën presidenciale republikane.

Donald Trump ka qenë prej kohësh jashtëzakonisht popullor në mesin e republikanëve të Nevadës, por ai kishte avantazhe të tjera midis figurave kryesore të partisë. Kryetari i Partisë në Nevada, Michael McDonald dhe zyrtari nga komiteti kombëtar republikan i shtetit, Jim DeGraffenreid, ishin në mesin e gjashtë republikanëve të Nevadës të akuzuar penalisht se dërguan certifikata të rreme në Kongres duke pretenduar se zoti Trump fitoi Nevadën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Republikanët po e rrisin gjithnjë e më shumë mbështetjen për zotin Trump, ndërsa ai përballet me një mori problemesh ligjore, duke përfshirë 91 akuza penale në katër raste të veçanta. Mbështetja për të po rritet edhe në Kongres, ku republikanët kundërshtuan një marrëveshje të sigurisë kufitare, pasi ai e kundërshtoi atë. Ndikimi i tij është i qartë edhe në Komitetin Kombëtar Republikan, pasi kryetarja Ronna McDaniel mund të japë dorëheqjen në javët e ardhshme, pasi zoti Trump e kritikoi publikisht, duke shprehur dyshime nëse ajo duhej të qëndronte në detyrë.

Ish Presidenti Trump ende përballet me një rrezik të paparë për një kandidat të rëndësishëm. Një gjykatë apeli vendosi këtë javë që ai mund të përballet me gjykim nën akuzat se ka bërë përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke rrëzuar kështu pretendimet e tij se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.

Gjykata e Lartë e SHBA-së të enjten dëgjoi argumentet në një çështje tjetër, që kishte të bënte me heqjen e zotin Trump nga fletvotimi në zgjedhjet paraprake të Kolorados, nën dyshimin se ai kishte bërë përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Anëtarët e Gjykatës së Lartë, gjykuar nga pyetjet që u bënë përfaqësuesve të të dy pëalëve, dukeshin gjerësisht skeptikë për argumentin se ai duhet të hiqet nga fletëvotimi/VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 27 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 52 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 57 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 1 ore

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.