Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Janë para të taksapaguesve të BE”, VOA: Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull dhe IPARD III

Politikë E martë, 14 Nëntor 2023 18:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni Europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Vendimi pason ndërprerjen në muajin korrik të rimbursimeve në kuadër të IPARD II, pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi. Raporti i hartuar nga zyra europiane kundër mashtrimit, OLAF, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, prej të cilave, Komisioni thotë se pret që ato ta marrin shumë seriozisht këtë çështje

Kur në korrik të këtij viti Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II, Ministria e Bujqësisë e trajtoi rastin si një çështje të karakterit administrativ.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 19 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ndonëse Brukseli e bënte të qartë se masa ishte marrë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi, nga autoritet gjithshka u paraqit si “procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”. Këtë qasje mbajti në parlament dhe ministrja e Bujqësisë në atë kohë, Frida Krifca, ish drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e cila administron fondet e e programit europian. Pas më pak se dy muajsh, zonja Krifca u la jashtë kabinetit qeveritar

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hetimi nga OLAF-i ka përfunduar, dhe Komisioni Europian ia ka paraqitur atë autoriteteve shqiptare të cilat kanë të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese. “Pasi Komisioni të marrë një përgjigje nga autoritetet, do të vlerësojmë nevojën për çdo veprim të mëtejshëm. Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, shkruhet në përgjigjen që Delegacioni Europian në Tiranë i dha Zërit të Amerikës.

Situata nuk duket aq e e thjeshtë sa ç’janë përpjekur ta paraqesin autoritetet shqiptare. Sepse ndërprerjes së fondeve të IPARD II, i është shtuar dhe pezullimi i nisjes së zbatimit të fazës tjetër IPARD III, me një vlerë mbi 140 milion euro.

“Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja ka të bëjë me shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2023. Njëkohësisht, Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III. Këto janë masa parandaluese të përkohshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Zëri i Amerikës ju drejtua Ministrisë së Bujqësisë për informacion mbi pozicionin e palës shqiptare lidhur me Programin Ipard III, por mori një përgjigje të drunjtë, ku nuk jepet asnjë shpjegim, sikur gjithshka po ndjek një rrjedhë normale.

Në fakt, autoritetet shqiptare kishin parashikuar që IPARD III të niste që në janar, por atyre nuk u është dhënë ende besimi i detyrave të zbatimit apo riakreditimi. Qëndrimi i Brukselit është fare i qartë: “Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Në raport progresin e këtij viti për Shqipërinë, kur flitet për “Mbrojtjen e intereave finaciare të BE-së”, vihet në dukje se vendi ka bërë përparim të pakët në këtë fushë dhe se “duhet të përmirësojë bashkëpunimin me Komisionin Evropian për hetimet”.

Në vitin 2022, u raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Sipas dokumentit, “Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në krijimin e një historiku të qëndrueshëm në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit e OLAF-it”.

Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kryen disa misione në Shqipëri, duke bërë verifikime në zyrat e AZHBR-së, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve të dyshuara, që kishin përfituar nga fondet europiane. /VOA/

Etiketat e lidhura

be
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 48 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.