Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kalorës i Meritës”, Engjëll Agaçi merr titullin e lartë nga presidenti i Italisë

Aktualitet E mërkurë, 4 Tetor 2023 16:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi u nderua me titullin “Kalorës i Meritës” nga presidenti i Italisë. Titulli i lartë iu dorëzua Agaçit nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, në një ceremoni të zhvilluar pranë Ambasadës italiane në Tiranë. Vetë Agaçi, shprehu në gjuhën italiane, domethënien dhe rëndësinë që ka për të ky titull. Titulli sipas tij, është shenjë “përkatësie”, në frymën e pastër të urdhrave kalorësiakë nga të cilët vetë “Urdhri i Meritës” ka zanafillën e vet.

“Titulli i nderit ka për mua një vlerë të pamasë, jo vetëm pasi shoh të vlerësohen me të shërbimet e dhëna për vendin tim, por edhe sepse zgjon mirënjohjen time për vendin që ma dorëzon atë, pa të cilin unë nuk do kisha arritur kurrë të isha njeriu dhe profesionisti që jam sot. Të marrësh titullin ‘Kalorës i Meritës i Republikës së Italisë’, për mua nuk është marrja e një dekorate të rëndësishme, por një nder mbi çdo tjetër, për të cilin do jem gjithnjë krenar, dhe gjithnjë do e respektoj, siç më takon”, tha Agaçi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për zyrtarin e lartë të qeverisë shqiptare, titulli vjen edhe si vlerësim për gjithë vitet e jetesës, punës dhe kontributit në shtetin fqinj. “Përkatësia në Urdhrin e Meritës së Republikës është për mua edhe një vlerësim i rëndësishëm për vitet që kam kaluar në Itali, kur si emigrant shqiptar e shndërrova drejtësinë në artin, zanatin e jetës time. E më lejoni të them se ia dola me shumë punë dhe mund, me punë të thjeshtë në fillim e më pas, profesionalisht, më të rëndësishme, e për ta thënë me fjalët e Leopardit, me ‘një studim të çmendur e të dëshpëruar’”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Agaçi falënderoi po ashtu edhe të gjithë njerëzit që kanë shërbyer si burim mbështetjeje në rrugëtimin e tij. “Jam ndjerë gjithnjë me fat për atë çka kam marrë në jetë si burime mbështetjeje në rrugëtimin tim: nga prindërit e mi, babain tim i cili mbetet Cavalieri im i Parë, familja ime e krijuar në Itali, me Monikën, gruan time, gjithnjë krah meje, me Klaudian, vajzën time, që është drita jonë e së ardhmes nën çatinë e shtëpisë sonë, dhe me personat e tjerë të dashur që do kisha dashur të përmendja. Por meqë nuk mund t’i përmend të gjithë, po mjaftohem të them vetëm që i mbaj gjithmonë në zemër dhe që i falënderoj sot që më shoqëruan, dëgjuan, ndihmuan dhe mbështetën deri këtu. Atyre që ndër ta sot nuk janë këtu të pranishëm, u them ‘Faleminderit!’, me sinqeritetin që ma njohin mjaft mirë dhe me emocionin që ma njohin pak më pak do të thosha”, shtoi ai.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 9 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 38 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 40 minutash

Një mesazh mirënjohjeje, Agaçi shprehu edhe për kryeministrin Edi Rama. “Kryeministri ynë nuk më ka dhënë tituj nderi, të paktën jo deri tani, por më ka dhënë nderin dhe besimin për të shërbyer, me përgjegjësitë më të mëdha, më të çmuarin ndër të mirat tona të përbashkëta: Kombin tonë, dhe për të vënë në shërbim të tij profesionin tim të drejtësisë. Do e falënderoj gjithmonë e kurrë mjaftueshëm, por besoj se në këtë pikë ju edhe u lodhët me mua, e përpara se t’ju largoj bezdinë, me këtë fjalim tim të parë në këmbë jashtë një salle, do të doja të falënderoja më së fundi të zotin e shtëpisë, për mikpritjen e tij të mrekullueshme dhe personalitetin bujar!”, tha ai.

Etiketat e lidhura

Engjëll Agaçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 6 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 7 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 9 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 24 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.