Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KE thotë kujdes me ”pasaportat e arta” dhe rrezikohen vizat, PD: Qeveria me duart në xhepat e shqiptarëve

Politikë E premte, 9 Dhjetor 2022 16:59
KE thotë kujdes me ”pasaportat e arta” dhe rrezikohen vizat, PD: Qeveria me duart në xhepat e shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, akuzoi bga selia blu qeverinë e kryeministrit Rama se është gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit. Po ashtu teksa përmend se në raportin e 5-stë të Komisionit Europian theksohet se ”pasaportat e arta” që kërkon qeveria rrezikojnë vizat, Garo nënvizoi se ”me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot”.

Deklarata e plotë

9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive. Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik. Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetë-anulluar nga përdorimi i tepërt: Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësat, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit. Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE; vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

Mund t'ju interesojë

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

Para 13 orësh
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante. Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.

Raporti thekon: “Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”.

Për dallim, sipas raportit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi. Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë. Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot.

Etiketat e lidhura

Garo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.