Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisionerja e BE i premton Bashës: Do të përdorim të gjitha mjetet për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike

Politikë E martë, 23 Mars 2021 10:51
Komisionerja e BE i premton Bashës: Do të përdorim të gjitha mjetet për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një tryezë diskutimi me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel, dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi.

Në fjalën e tij para Komisioneres së BE, Basha u ndal te programi i PD “Shqipëria fiton arsimin”, duke thënë se platforma e arsimit online përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.

Nga ana e saj, Komisionerja Gabirel tha se “ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme. Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE”.

Komisionerja Gabriel për planin Basha: Kjo iniciativë me aleancat universitare është një nga më të rëndësishmet:
Të gjithë e dini se çfarë dua të them, por për ne, kjo iniciativë me aleancat universitare, është një nga më të rëndësishmet, nëse dëshironi të arrini fushën arsimore evropiane. Kështu që, unë vetëm mund të inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve si ju sot, sepse ky është një sinjal shumë i fortë. Unë do të doja të përmend këtu rëndësinë e një sektori tjetër. Dhe unë po flas këtu për arsimin dhe aftësimin profesional. Ne të gjithë e dimë që do të ketë nevojë për njerëz me këto aftësi, ne duhet të riaftësojmë dhe tu përmirësojmë aftësitë disa prej tyre, kështu që unë mendoj se këtu do të vazhdojnë në njërën anë tashmë veprimet tona për të mbështetur sektorin, por ajo që është e mirë është patjetër forcimi i kësaj gjëje. Më lejoni vetëm këtu të përmend që me buxhetin e ri të programit tonë, Erasmus +, 26 miliardë Euro për periudhën e ardhshme, do të ketë shumë më shumë mundësi për këtë dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, për ne, kjo pyetje është absolutisht e rëndësishme. Ajo që është e mirë është që ne duhet të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë, të cilët kanë lënë arsimin dhe janë joaktivë. Ne gjithashtu duhet të mendojmë për ta sepse gjithmonë flasim për talentet tona, mendjet tona të ndritshme, por duhet të respektojmë vërtet ato që po themi kur i referohemi “Askush nuk mbetet pas”. Pra, kjo do të thotë që nga ana jonë me ndihmën tonë para anëtarësimit, do të mbështesim skemat e garantimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe ne po punojmë gjithnjë e më shumë me Komisioner Schmit mbi këtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Elementi i dytë, është e rëndësishme të dini se studiuesit nga Ballkani Perëndimor janë tashmë të integruar mirë në komunitetin shkencor evropian. Dhe këtu do të doja të inkurajoja të gjithë Universitetet Shqiptare, studiuesit, ndërmarrjet, organizatat kërkimore, për të rritur përfshirjen e tyre në Programin tonë Primar Evropian për Trajnimin dhe Zhvillimin e Karrierës së Studiuesve. Duke filluar tashmë këtë vit, në 2021, Programi i parë i Punës Horizont do të përfshijë masa konkrete për Ballkanin Perëndimor, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të forcuar kapacitetet e Institucioneve Kërkimore në rajon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më në fund, përpjekjet tona do të jenë të suksesshme vetëm kur Evropa mund të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve të saj. Kjo është arsyeja pse duhet të nxisim edhe barazinë gjinore në arsim, kërkim dhe inovacion.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Në Shqipëri, shifrat paraprake tregojnë në të vërtetë një përqindje shumë më të lartë të grave në mesin e të diplomuarve të doktoratës mbi 16% dhe shkallën më të lartë të rritjes në të gjitha vendet anëtare dhe vendet e treta në vitet e fundit, gjë e cila është shumë inkurajuese. Dhe unë mendoj se në këtë rast mund të ndaj iniciativën time të fundit, ajo është Ëomen Tech EU, ajo që ne do të dëshironim është të mbështesim kompanitë e menaxhuara nga femra, duke siguruar këshillime, dhe trajnime gjithashtu. Kështu që, mendoj se kur flasim për mënyrën se si të shtyjmë të rinjtë për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre, sigurisht që është ajo mundësi që u jepet nga teknologjitë e reja. Kjo është arsyeja pse unë insistova në këto shembuj. Kështu që, Zonja dhe zotërinj, unë do të doja të them përsëri se shumë politika të suksesshme kërkojnë një kuptim të mirë të sfidave dhe gatishmërinë për të vepruar me vendosmëri. Dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që ne shohim sot me këtë ngjarje. Sfidat aktuale kërkojnë një investim të fortë në njohuri si një parakusht strategjik për suksesin ekonomik dhe shoqëror. Kështu që Komisioni Evropian është këtu për t’ju ndihmuar, për të mbështetur Shqipërinë, rajonet e Ballkanit Perëndimor.

Etiketat e lidhura

KomisionerjaLulzim BashaMariya Gabrieltryezë diskutimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.