Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisioni Venecias dhe BB shuplakë qeverisë: Ligji i pronave antikushtetues dhe shkel të drejtat e njeriut

Politikë E diel, 13 Tetor 2019 09:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në seancën plenare të datës 11 shtator, Komisioni i Venecias shqyrtoi ligjin e pronave e cila lejon krijimin e Korporatës së Investimeve, një institutcion që ka si synim rrëmbimin e pronave të tokave bujqësore dhe bregdetare të shqiptarëve dhe dhënien e tyre oligarkëve të qeverisë. Nën justifikimin e zhvillimit, turizmit dhe nxitjes së investimeve private, qeveria pa asnjë listë transparente pronash, pa projekte dhe plan konkret, pa llogaritur titujt e pronësisë, pa marrë në konsideratë të drejtat e pronarëve dhe pa bërë publike mënyrën e prokurimit do u marrë shqiptarëve pronat me një Vendim të Këshillit të Ministrave i cili pritet të miratohet së shpejti dhe do ua japë një grupi biznesmenësh oligarkë pranë qeverisë.

Tokat e shqiptarëve, zonat më të bukura të vendit do u merren pronarëve me një VKM dhe do u jepen një grushti njerëzve pranë Ramës. Duket që kjo iniciativë kryhet qartësisht për pastrimin parash. Kjo iniciativë korruptive “shkel të drejtat e njeriut dhe është antikushtetuese” deklaron Komisioni i Venecias përmes një deklarate për shtyp lëshuar nga Këshilli i Evropës. Ndërsa Banka Botërore shprehet e shqetësuar se Korporata e Investimeve ka mandat të gjërë, konflikt interesash dhe është një risk për buxhetin!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 22 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ky plan anti-kushtetues, korruptiv dhe që shkel të drejtat themeltare të njeriut, sic shprehet Komisioni i Venecias, nuk përfshin përcaktime për titujt e pronave bujqësore dhe për të nuk janë zhvilluar aspak konsultime publike me të gjitha palët e interesuara. “Po krijohet një mekanizëm i panevojshëm, për mos të thënë i dëmshëm. Do të bej të mundur që ato prona publike të mbetura të mund të jepen kontribuuesve në fushata ..” thotë i alarmuar eksperti për ekonominë, Zef Preçi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë është Korporata Shqiptare e Investimeve?

Korporata Shqiptare e Investimeve është një plan vjedhje korruptiv i tokës së shqiptarëve. Një iniciativë e errët nga Edi Rama dhe qeveria e tij për t’i rrëmbyer tokat shqiptarëve dhe për t’ua shërbyer një grupi të vogël biznesmenësh të afërt me Kryeministrin. Ky institucion përfaqëson kanalizimin e çdo prone private dhe publike të qytetarëve shqiptarë që të shkojnë në duart e kryeministrit Rama. Kjo do të thotë që tokat e pronarëve të zakonshëm, por edhe të minoritetit grek në Himarë, Vlorë dhe Sarandë do të merren nga kryeministri Rama apo oligarkëve pranë tij.

Marrja me dhunë e tokës të qytetarëve të zakonshëm dhe transferimi i pronësisë tek disa investitorë shkel të drejtat e njeriut për gjithë pronarët e tokave në Shqipëri. Kjo është një vjedhje e hapur e kryer nga vetë shteti. Mediat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja e kanë denoncuar vazhdimisht këtë çështje kaq korruptive e cila prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat themeltare të njeriut dhe sidomos atë të pronës. Pavarësisht se të gjitha institucionet ndërkombëtare FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës, Komisioni i Venecias, Departamenti i Shtetit dhe madje edhe qeveria greke, pasi prek pronat e minoritarëve, kanë kritikuar ashpër ligjin e Korporatës së Investimeve, Edi Rama ka vendosur të vazhdojë me planin e tij dhe të shkelë të drejtën e pronës së shumë qytetarëve shqiptarë.

Me këtë Korporatë qeveria e Ramës do të kthehet në “de facto”, oligarkja e vetme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe partneri më i madh i disa oligarkëve. Korporata e Investimeve Shqiptare mbahet qëllimisht nën mjegullën qeveritare. Ndaj edhe mediat nuk u morrën aspak me Ulsi Manja-n i cili ishte përfaqësuesi i qeverisë në seancën pleanere të Komisionit të Venecias me datë 11 shtator 2019.  Ministria e Financave është pa listë pronash dhe projektesh. Ministria e Financave vazhdon të mos japë shpjegime mbi pronat dhe projektet që do të zhvillojë Korporata e Investimeve, drafti i së cilës u miratua javën e kaluar nen për nen mes debatesh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Vetë anëtarët e Komisionit të Ekonomisë u shprehën se nuk e kanë kuptuar mirë kush është fokusi real i korporatës dhe kush janë pronat konkrete që mund të zhvillojë. Si mund të miratohet një ligj kaq i errët kur vetë anëtarët e Komisionit të Ekonomisë nuk e kanë të qartë? E gjitha po bëhet qëllimisht fshehurazi dhe në mënyrë të mjegullt për opinionin publik. “Do të trajtohet më vonë edhe VKM-ja që do të nxirret për këtë qëllim. Do të dalë dhe lista që do të kalojë në përdorim të korporatës”, shpjegoi Elton Haxhi, zv/ministër i Financave dhe Ekonomisë duke përforëcuar kështu planin e Kryeministrit që përmes VKM-ve të rrëmbejë pronat e shqiptarëve dhe t’ua japë një grupi të ngushtë oligarkësh. Këtë e cilëson edhe Komisioni i Venecias i cili shprehet se ky ligj i jep pushtet të egzagjeruar Këshillit të Ministrave.

Aksioneri kryesor i Korporatës mendohet të jetë shteti me një kapital fillestar prej 3 milionë euro, por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen t’i bashkohen edhe aksionerë të tjerë dhe këtu përfshihen sigurisht oligarkët e njohur të cilët janë bashkë-hartuesit e këtij plani me Kryeministrin për të zaptuar tokat më të bukura të vendit e sidomos të bregdetit shqiptar.

Pra shumë shpejt pronat private mund të merren nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe më pas t’u jepen oligarkëve të Ramës. Dhe shqiptarët mbeten thjesht të zhvatur dhe të dhunuar në të drejtën e tyre të pronësisë. Kjo vjedhje kolosale ndaj pronave dhe ky mega-skandal i heshtur miliarda eurosh po fshihet pas zhurmës së krizës politike. Në vend që çështja e pronave të zgjidhet një herë e përgjithmonë po ndodh e kundërta, shteti po vjedh qytetarët e tij dhe kjo është vjedhja më e madhe e tridhjetë viteve të fundit.

Shqiptarë, shteti po ju vjedh pronat.

Etiketat e lidhura

Komisioni Venecias
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.