Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kosova iu mor Serbisë”, deputetja kroate i përgjigjet presidentit Millanoviç: Kroacia ishte ndër të parat që njohu pavarësinë

Politikë E hënë, 30 Janar 2023 19:35
“Kosova iu mor Serbisë”, deputetja kroate i përgjigjet presidentit Millanoviç: Kroacia ishte ndër të parat që njohu pavarësinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj thotë se procesi i pavarësisë së Kosovës ka qenë i njëjtë me atë të Kroacisë. Ajo thekson edhe se ka qenë Kroacia ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

”Kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose të Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës u njohën më 1878)”,-shkruan në një postim në facebook.

Reagimi i plotë

Si deputete, ndër të tjera dhe përfaqësuese e pakicës shqiptare në Parlamentin kroat, kam nevojë t’i referohem kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike.

Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, e njëjtë me Republikën e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së RSFJ-së, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës ishte jo vetëm krahinë në kuadër të RV të Serbisë, por edhe element konstituiv i federatës. Edhe përfaqësuesi i Kosovës, Sinan Hasani, ka mbajtur detyrën nominale të kreut të shtetit për një vit, si kryetar i Presidencës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kompetencat e përcaktuara me kushtetutë, të cilat në shumë elementë ishin afër një lloj shtetësie të kufizuar, iu hoqën me dhunë Kosovës, në mënyrë që Kosova autonome të degradohej në një njësi administrative në të cilën do të kishte regjim policor dhe persekutim masiv të shumicës shqiptare. E gjithë kjo, për shkak të rrezikut të një fatkeqësie të afërt dhe shkeljes së dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, çoi në një ndërhyrje humanitare, e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pikërisht në zonën e Evropës Juglindore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj, kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose të Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës u njohën më 1878). Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet e tjera juridike dhe vendimmarrja demokratike e qytetarëve ishin bazë juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model u zbatua edhe në rastin e pavarësisë së Republikës të Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe politike të bazuara në partneritet, bashkëpunim dhe nxitje të vlerave evropiane. Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm përpjekjet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në integrimet euroatlantike dhe forcimin e pozitës së saj në Evropën Juglindore.

Në dritën e gjithë këtyre marrëdhënieve, dëshiroj të theksoj forumin e parë ekonomik Kroaci-Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe atij të Republikës së Kosovës. Zbatimi i suksesshëm i tij tregon drejtimin në të cilin Kosova dëshiron të shkojë drejt familjes së shteteve evropiane me mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera mike.

“Dy vendet tona janë të lidhura historikisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që të lidhemi edhe ekonomikisht”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë hapjes ceremoniale të Forumit. Ky mesazh është pikërisht ai që dua të jetë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët.

Etiketat e lidhura

Ermina Lekaj Prljaskaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 6 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 7 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 7 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 7 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 7 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 11 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 6 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 10 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.