Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 10:21 Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rrallë Princi William i është bashkuar urimeve për Harry Kane pas triumfit të sulmuesit të Bayern Munich në garën për Topin e Artë. Kapiteni i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryebashkiakët e Ramës në skaner, Basha: Një bandë kriminelësh e hajdutësh për të vjedhur Shqipërinë

Politikë E martë, 6 Gusht 2019 18:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi qëndresën e opozitës, vendimin për djegien e mandateve dhe protestat e saj si një nga arsyet kryesore të rritjes së besimit tek PD dhe bashkimit të 85% të shqiptarëve për të refuzuar regjimin e Edi Ramës. Në takimin me strukturat e PD në Roskovec, zoti Basha foli për vendimin e drejtë të djegies së mandateve.
“Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale.” – tha zoti Basha, i cili bëri një skaner të njerëzve të Ramës në bashkitë e vendit për të treguar se ai nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lora e të ndershme.
“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:
Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.
Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.
Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.
Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.
Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.
Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.
Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”- tha zoti Basha.
Lideri i opozitës u shpreh se largimi i Ramës, të cilin ai e përkufizon si Hajdut Psiqik, është sot edhe më urgjent dhe jetik për vendin se para 30 Qershorit.
“Shqipëria ka mjaft pasuri natyrore, ka pyje, ka lumenj, ka ujë, ka det ka një pozitë gjeografike të jashtëzakonshme. Ne jemi një popull i vogël dhe me këto pasuri duhet të ishim të pasur dhe të lumtur. Por Hajduti Psiqik vendosi që këto pasuri t’i grabiste për vetë dhe për një grusht klientësh. Pasuritë minerale u janë dhënë për dy lekë oligarkëve dhe bandave të krimit. Pasuritë minerale dhe nafta mbanin dikur gjithë ekonominë dhe ushqenin gjithë Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë dhuratë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti”- tha zoti Basha, duke shpjeguar sesi Rama ka grabitur edhe pasuritë e tjera të vendit për llogari të klientëve të tij.
“Ka marrë pyjet dhe ia ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve grabitqarë.Në vend që këto bukuri të prodhojnë mirëqenie përmes turizmit, tregtisë, peshkimit, etj, ato prodhojnë para për klientët e Ramës dhe varfëri për popullin. Do të shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare dhe do të të pasurojnë klientët grabitqarë”- u shpreh zoti Basha në takimin me drejtuesit e PD në Roskovec.
Kreu i opozitës përmendi tendera korruptivë dhe koncesionet e rrugëve si një mënyrë e Edi Ramës për te vjedhur. “Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë, Hajduti Psiqik vendosi që të vjedhë paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Evropës, 1 kilometër rrugë kushton 10 herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur.”

Lideri i opozitës vuri në dukje se edhe kriminelët e hajdutët në krye të bashkive të uzurpuara dh shëm, Edi Rama do t’i përdorë për ta ndihmuar me projektin e tij të vetëm, vjedhjen dhe grabitjen e Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“85 % e shqiptarëve e kanë kuptuar këtë dhe janë bashkuar sot me shumicën kombëtare “Rama ik”. Detyra e opozitës së bashkuar është të luftojmë që kjo shumicë të vendosë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i prijmë betejës për ndryshimin e thellë ekonomik dhe politik.”- tha lideri i opozitës Lulzim Basha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

bashakryebashkiaket
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rrallë
Para 18 minutash

Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rr...

Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat
Para 18 minutash

Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja
Para 27 minutash

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier
Para 32 minutash

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.