Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: 15 marsi, afati i fundit për Ramën dhe për parlamentin ilegjitim

Politikë E premte, 24 Janar 2020 09:30
Kryemadhi: 15 marsi, afati i fundit për Ramën dhe për parlamentin ilegjitim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në takimin e djeshëm me strukturat e LSI-së në Lezhë, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ndër të tjera tha se 15 marsi është afati i fundit për kryeministrin Edi Rama dhe fjalën e ka për Reformën Zgjedhore. Teksa theksoi se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e para të Bundestagut gjerman, sipas saj është e vetmja pikë për të cilën opozita duhet të bënte rolin e saj për të ecur përpara. ”Data 15 mars është afati i fundit jo vetëm i Edi Ramës por i gjithë sektit të tij të rilindjes në parlamentin e tij monopartiak për ti dhënë fund parlamentit ilegjitim, për ti dhënë fund monopolit politik mbi institucionet e shtetit dhe për ti hapur rrugën nëse e do sadopak vendin e tij dhe popullin e tij zgjedhjeve të lira e të ndershme të treguar edhe njëherë që shqiptarët dinë të dalin mbi interesat e tyre personale”,-tha Kryemadhi.

Deklarata e plotë

Në kuadrin e evidentimit të gjithë këtyre problemeve dhe në kuadrin e përballjes ju të gjithë dëgjuat dhe e keni parë firmosjen e dakordësimit të opozitës që është jashtë parlamentit ilegjitim dhe mazhorancës së parlamentit ilegjitim të mazhorancës së rilindjes, të gjithë u habitën, të gjithë mbeten të shokuar se ç’ishte kjo firmosje Është shumë e thjeshtë, është dakordësimi për tu përballur njëherë e përgjithmonë shqiptarët me krimin e organizuar, është dakordësimi për t’u përballur njëherë e përgjithmonë me të gjithë atë armatë kriminale që çdo ditë e më shumë po i del boja e fasadës së lyer, e fasadës së korruptuar me paratë e drogës, e fasadës së blerë nëpërmjet parave të koncesioneve të cilat çdo ditë e më shumë jo vetëm kishin errësuar sytë e ndërkombëtarëve por çdo ditë e më shumë e kishin devijuar të gjithë atë linjë politike dhe jo vetëm politike por edhe të gjithë atë linjë që ka të bëjë më zhvillimin dhe integrimin e ballkanik perëndimor në vendet e bashkimit europian.

Reforma zgjedhore e cila është një nga kushtet e para të Bundestagut gjerman është e vetmja pikë për të cilën opozita duhet të bënte rolin e saj për të ecur përpara. Miratimi i kësaj reforme pa asnjë ndryshim nga këshilli politik do t iu hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të ketë mundësinë dhe shansin për të qenë anëtare e bashkimit europian duke iu dhënë shqiptarëve zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme, duke iu dhënë shqiptarëve mundësinë për të qenë anëtarë të bashkimit europian.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse kjo gjë nuk ndodh pas miratimit të reformës zgjedhore nuk ka më ambasadë dhe ambasadorë, ndërkombëtarë dhe kombëtarë, analistë dhe aktorë që të fshehë dhe të mbulojë përgjegjësinë e Edi Ramës përballë jo vetëm shqiptarëve por edhe partnerëve tanë strategjik, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i vetmi njeri i cili nuk do integrimin në bashkimin europian te Shqipërisë dhe i vetmi njeri i cili nuk do që Shqipëria të jetë një vend i barabartë si gjithë vendet e tjera europiane është Edi Rama dhe sekti i tij i rilindjes.

Prandaj data 15 Mars është afati i fundit jo vetëm i Edi Ramës por i gjithë sektit të tij të rilindjes në parlamentin e tij monopartiak për ti dhënë fund parlamentit ilegjitim, për ti dhënë fund monopolit politik mbi institucionet e shtetit dhe për ti hapur rrugën nëse e do sadopak vendin e tij dhe popullin e tij zgjedhjeve të lira e të ndershme të treguar edhe njëherë që shqiptarët dinë të dalin mbi interesat e tyre personale. Dinë të përballen me sfidat e tyre. Por për të treguar dhe njëherë se shqiptarët siç janë populli më i vjetër në Ballkan por dhe në Europë, te tregojnë që janë edhe ata të zotë, për të vendosur fatet e tyre. Dakordësimi dhe më pëlqen ta quaj dakordësim sepse nuk është asnjë lloj marrëveshje, se po të ishte e tillë do të ishin ulur Kryetarët e Partive dhe do të ndanin pushtetet, por është dakordësim për të vendosur rregullat e përballjes elektorale përballë njëri-tjetrit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

15 marsedi ramamarrëveshjaMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 12 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 58 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 59 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.