Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri Edi Rama në Prishtinë, Presidenti Ilir Meta në Uashington

Editorial
E martë, 21 Shtator 2021 01:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë javë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahet ceremonia Mëngjesit të Lutjeve. Aktiviteti i përvitshëm ku merr pjesë rregullisht Presidenti i SHBA, Senatorët dhe anëtarët e Kongresit të SHBA, ndaj cilësohet si një nga takimet më të rëndësishme edhe të politikës ndërkombëtare. Të ftuar në këtë ceremoni, që ka një traditë 67 vjeçare, janë kryetarë shtetesh, kryeministra, politikanë, intelektualë, drejtues të komuniteteve fetare që kanë një lidhje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e saj. Simbolika e kësaj ceremonie të rëndësishme në SHBA është miqësia dhe besimi, ndaj dhe ftesat dhe pjesëmarrja në këtë aktivitet shihet konfirmim i raporteve të veçanta që shtetet dhe politikanët përfaqësues të tyre kanë më SHBA-të.

Këtë vit në ceremoninë kryesore, që zakonisht zhvillohet të enjten e parë të muajit shkurt është i ftuar dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme. Në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Uashington merr një domethënie të veçantë për zhvillimet në të cilat ndodhet faktori shqiptar në Rajon. Veç marrëdhënieve dypalëshe, Shqipëri-SHBA, tema kryesore në politikën e jashtme është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idetë që kanë nisur që qarkullojnë muajt e fundit për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve. Edhe pse flitet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, më saktë mes dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, çështja është e një rëndësie të tillë që përfshin direkt Tiranën. Ideja e shkëmbimit të territoreve është cilësuar e rrezikshme nga gjithë faktori shqiptar në Rajon, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos Gjermania. Bëhet fjalë për një projekt që po serviret si zgjidhje për pavarësinë e Kosovës, por me koston e lartë të dhënies të territorit shqiptar për Serbinë. Është një projekt që në këtë mënyrë si e prezantojnë në Prishtinë dhe në Beograd, të dy presidentët nuk ka as përkrahjen direkte të SHBA dhe as të BE. Presidenti Trump, që udhëheq Botën, ka kërkuar që Marrëveshja duhet të ketë përkrahjen e gjithë faktorit politik shqiptar dhe veçanërisht të popullit të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por deri më tani vetëm Thaçi dhe Vuçiç janë pro marrëveshjes pa pyetur popullin dhe po luajnë nën rrogoz për interesat e tyre. Edhe Edi Rama në Tiranë. Serbët kanë arsye të përkrahin një ide të tillë, sepse marrin një pjesë territori që e kanë humbur që në vitin 1999, por nuk kuptohet se çfarë fitojnë shqiptarët, kur pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare dhe nga shumica e superfuqive të botës. Në këtë ekuacion me shumë të panjohura për dëmin që u shkaktohet shqiptarëve, Hashim Thaçi ka marrë rolin e “violinës së parë”, ndërsa Edi Rama duket se jep garanci për qëndrimin e Tiranës zyrtare. Një qëndrim i tillë nuk është kërkuar nga Prishtina, nga qeveria dhe parlamenti i saj, por as nuk është besuar nga shqiptarët në Tiranë, sepse ideja e copëtimit të Kosovës nuk ka mbështetës në të dy kryeqytetet shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë linjë, kundër interesave të politikës zyrtare të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë qenë përpjekjet e Edi Ramës në politikën e jashtme. Deklaratat në Prishtinë për paqe të kushtueshme me Serbinë, propozimi i një ministri të Jashtëm që mbron idenë e ndarjes, si dhe drekat dhe darkat në oda burrash në Kosovë, janë të gjitha pjesë e një lobimi që e rreshton Edi Ramën në favor të ndarjes së Kosovës. Kjo lojë me kërcënime ndaj ndërkombëtarëve, harta që ideohen për rishikim territoresh dhe takime private duket se kanë shqetësuar ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë folur gjithmonë për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por duke theksuar se jo çdo gjë qe bie dakord Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të pranohet. Shkëmbimi i territoreve është ideja më pak ose e aspak e përkrahur nga ndërkombëtarët si zgjidhje. Por duket se bisedat personale Thaçi-Vuçiç, dhe të Ramës në prapaskenë, kanë shkuar më larg sesa duhej dhe mund të lejojnë ndërkombëtarët. Ndaj dhe të vetmet takime serioze diplomatike këto muaj Edi Rama i ka bërë në Prishtinë dhe në asnjë kryeqytet të BE apo në SHBA. Ishte dhe në Gjermani para disa ditësh gjoja për ekspozitën private, por donte takime me kancelaren Merkel. Asnjë zyrtar gjerman nuk e takoj.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Kryeministri Rama u përkujdes që foto e darkës parmbrëmë te vila e re e presidentit Thaçi dhe liderëve të tjerë kosovarë, të dilte në sa më shumë media, për të krijuar idenë se ai mbledh e bashkon faktorin shqiptar në Rajon. Nuk vonoi dhe Albin Kurti mbërriti dje në Tiranë duke kërkuar që protestat në Tiranë dhe Prishtinë të rrëzojnë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si “shitës të tokave shqiptare” te Serbia./E.Fuga/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 7 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 12 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 28 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 29 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.