Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryengritja e Kelmendit/Basha: Ëndrrat për likuidimin e opozitës, janë iluzione

Politikë E shtunë, 15 Shkurt 2020 09:21
Kryengritja e Kelmendit/Basha: Ëndrrat për likuidimin e opozitës, janë iluzione
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar 75-vjetorin e Kryengritjes së Kelmendit. Përmes një shkrimi të gjatë në rrjete sociale, ai përcjell një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se opozita mund të likuidohet. ”Sot ndokush mund të përkundë të njëjtat ëndrra për likuidimin e çfarëdolloj opozite, në mënyrë që banda që ka zaptuar shtetin të mund të lavdërohet se mund të bëjë ç’të dojë në kurriz të vendit dhe shqiptarëve pasi s’i jep llogari askujt. Por këto ëndrra mbeten iluzione, sa kohë kombi ka dhënë prova legjendare të dinjtetit dhe të dashurisë për lirinë, siç është Kryengritja e Kelmendit”.

Shkrimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 20 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

75 vjet më parë, malësorët e Kelmendit u ndeshën ballasi me forcat e diktaturës komuniste, të cilat kishin marrë urdhër të nënshtronin me vrasje dhe terror të gjitha zonat e Shqipërisë. Kryengritja e Kelmendit, nga të parat më të mëdha në të gjithë Europë e saporënë nën thundrën e komunizmit, jehoi mesazhin se shqiptarët nuk e pranonin diktaturën dhe nuk do ta pushonin luftën kundër saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Malësorët e Kelmendit udhëhiqeshin nga legjenda Prek Cali, emri i të cilit për gjysëm shekulli ishte sinonim në të gjitha trojet shqiptare me qëndresën kundër çdo pushtuesi që herë pas here kishte ardhur në Malësi me trupa ushtarake, por ishte larguar prej andej me turp. Dhuna e ushtruar nga skuadronet e vdekjes së diktaturës ishte e pashoqe. Pasi kishin arrestuar qindra banorë në rrethinat e Shkodrës, klika që kishte marrë pushtetin në Tiranë kishte shpallur operacion spastrimi për të gjitha zonat e veriut, një aksion dhune thellësisht antikombëtar.

Kundër këtyre skuadroneve u ngritën malësorët me prijës Prek Calin. Kryengritja e Kelmendit u shtyp me terror stalinist. Nga popullsia civile u vranë 44 veta, ndërkohë që në gjyqin e marsit, regjimi mori vendimin e pushkatimit të prijësit 70 vjeçar Prek Cali, të bashkëmoshatarit të tij Ded Lulash Smaili, si dhe të 7 malësorëve të tjerë. 75 vjet më vonë, kjo faqe legjendare e rezistencës shqiptare kundër diktaturës, stigmatizohet nga historiografia fallsifikatore e regjimit, ngjarja fshihet nga librat e shkollës dhe dëshmitë e prijësit Prek Cali, me gjithë kullën e tij, rrafshohen, në një përpjekje të mjerë për të zhbërë atë që dot s’zhbëhet, kryengritjen e Kelmendit, që i jep dinjitet dhe lavdi të gjithë Shqipërisë.

Këto përpjekje janë tregues të panikut të pasardhësve të skuadroneve të vdekjes, që erdhën në Kelmend me misionin antikombëtar të spastrimit të territorit nga elementët opozitarë. Edhe sot ndokush mund të përkundë të njëjtat ëndrra për likuidimin e çfarëdolloj opozite, në mënyrë që banda që ka zaptuar shtetin të mund të lavdërohet se mund të bëjë ç’të dojë në kurriz të vendit dhe shqiptarëve pasi s’i jep llogari askujt. Por këto ëndrra mbeten iluzione, sa kohë kombi ka dhënë prova legjendare të dinjtetit dhe të dashurisë për lirinë, siç është Kryengritja e Kelmendit. Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do t’i kujtojmë përjetë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, kalorës të lirisë e të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të identitetit tonë.

Misioni i shenjtë i mbrojtjes me çdo kusht dhe me çfarëdo çmimi i lirisë dhe dinjitetit, na bashkon sot nën hijen e rëndë të shkabës dykrenare dhe bijve të saj, martirë të lirisë kombëtare.

Etiketat e lidhura

Kryengritja e KelmenditLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 32 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 36 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.