Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Linda Rama: Miti që lufta është për burra, ra! Beteja në vitin covidian provoi që gratë janë luftëtare dhe fituese

Aktualitet E martë, 6 Prill 2021 20:43
Linda Rama: Miti që lufta është për burra, ra! Beteja në vitin covidian provoi që gratë janë luftëtare dhe fituese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama mori pjesë në takimin online “Lidershipi i gruas në botën tejet konkuruese të epokës post-covid” organizuar online nga ICYF, Organizata Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Islamik. Fokusi i femrës në këtë takim ishte tejet i madh, ku sipas saj miti që ka ekzistuar më parë që lufta është vetëm për burra, ka rënë. Ajo u shpreh se pandemia Covid-19, tregoi që gratë janë luftëtare të fuqishme dhe gjithmonë fituese.

Fjala e plotë

Megjithë keqardhjen që duhet ta bëjmë këtë komunikim të bukur në distancë, ky mbetet sidoqoftë një kuvendim i bukur për të cilin organizatorët meritojnë admirim e falënderim. Lidership, grua, botë, konkurrencë vijnë në fakt me një emërues të përbashkët. Atë të betejave shekullore të së shkuarës për të mbërritur shumëçka që për stërgjyshet dhe gjyshet tona ishte e paimagjinueshme, por edhe për sfidat e së ardhmes që janë beteja të përditshme të së sotmes. Ndërsa COVID-19, do të mbetet gjatë në kujtesën e në reflektimet tona si momenti më spikatës i fuqisë së gruas në botën e punës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Janë në këtë vit covidian një pafundësi grash heroina nëpër spitale dhe qendra shëndetësore, që u qëndrojnë tek koka e vaksinojnë një pafundësi njerëzish çdo ditë, që punojnë për fabrikimin e vaksinave dhe medikamenteve të tjera, që studiojnë, analizojnë e komentojnë në frontin e kësaj lufte duke na ndriçuar rrugën e të ardhmes. Një shembull i shkëlqyer për këtë është padyshim themeluesja e BioNTech, Znj. Ozlem Tureci, së cilës gjithë bota sot i detyrohet shpëtimin e miliona jetëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po janë edhe një pafundësi mësuesesh që me përkushtim të admirueshëm në kushte të reja, tejet sfiduese, mbajnë të pandërprerë rrjedhën e marrjes së dijes për fëmijët tanë. Janë edhe më shumë akoma gratë që mbajnë lidhur prej më shumë se një viti zinxhirin e punës, përballë zinxhirit të infektimeve që sfidon të përditshmen tonë, duke kërcënuar vazhdimësinë e jetës për çdo kënd nga ne! Këto janë gratë heroina të betejës Covidiane që bota do i kujtojë gjatë!

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 16 minutash
Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Para 17 minutash
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 7 orësh

Më tërhoqi gjithashtu në këtë ftesë audienca, qindra gra dhe vajza të mirëarsimuara me tituj universitarë dhe pas universitarë nga 45 vende të botës dhe po kaq përfaqësuese nga bota e aktivizimit civil. Lejomëni t’u përcjell secilës shprehjen e admirimit e të respektit tim për atë që jeni, atë që bëni dhe atë që rrezatoni rrotull jush, duke e bërë botën më të mirë falë pranisë e kontributit tuaj!

Unë vi nga një familje myslimane. Jam e martuar me Edin, që është Katolik. Dy fëmijët tanë nga martesa e mëparshme janë të krishterë ortodoksë dhe i treti, djali ynë i vogël gjashtëvjeçar, do ta zgjedhë vetë se cilës fe do t’i përkasë, nëse do të dojë ta bëjë një ditë këtë zgjedhje natyrisht. Kjo është në fakt Shqipëria e harmonisë ndërfetare, për të cilën, ne shqiptarët krenohemi. Dhe për këtë shkak, në shtëpinë tonë gjenden librat e shenjtë të Kuranit dhe Biblës ku po njësoj jepet porosia se cilido që shpëton një jetë, ka shpëtuar të gjithë njerëzimin! Fati e solli në këtë vit covidian të shohim jo një, por një armatë njerëzish në shpëtim të jetës dhe të gjithë njerëzimit, dhe gratë në ballë të tyre!

Unë jam ekonomiste. Por nuk është instikti i ekonomistes më i forti instikt që unë kam. Qëndron shumë më i fortë brenda meje instikti i nënës dhe i gruas me një interes që shtrihet përtej vetes dhe familjes, në çështje të interesit publik, me dëshirën e vazhdueshme që të gjej mënyrën për të qenë e dobishme në to. Per mua modeli i gruas profesionalisht të suksesshme është shumë i rëndësishëm, por nuk është në asnjë rast i mjaftueshëm. Dhe sot, në frontin e parë të luftës me covidin për shpëtimin e jetëve të njerëzve, është së pari instikti i nënës, i vajzës dhe gruas ai që i paraprin profesionalizmit të mjekes, infermieres, sanitareve, mësueseve, sipërmarrësve, shkencëtareve. Në këtë betejë të pamëshirshme, është pikërisht ky instikt që nuk i le të lodhen, të mërziten, të dorëzohen.

Shqipëria sot ka një bilanc pararojë të përfaqësimit gjinor. 9 pikë më lartë se mesatarja europiane për nga prezenca e gruas në nivelet më të larta të vendimmarrjes publike, e barabartë me mesataren europiane në përqindjen e grave në parlament, më shumë gra se sa burra ministra në kabinetin qeveritar, administratë publike mbi 60% gra, gra edhe në majat e institucioneve të drejtësisë, prokurore dhe gjyqtare dhe sigurisht gjithnjë dhe më shumë modele të suksesshme grash sipërmarrëse apo në nivelet më të larta të administrimit privat.

Por, ndërsa i gëzohemi ngjitjes së grave drejt majave të vendimmarrjeve publike dhe private, dhjetra e mijëra gratë e tjera presin të shohin atje, në majën e pushtetit politik dhe ekonomik, së pari një aktiviste dhe jo një burokrate. Që presin të pulsojë fuqishëm në karriken e lartë të pushtetit apo në fronin e lartë të profesionalizmit dhe të sipërmarrjes, ashtu si për gratë heroina në betejën covidiane, instikti i nënës dhe i gruas që në botën konkurruese lufton për të drejtën, refuzon ashpërsinë, dënon dhunën, hap shtegun e mundësive për të tjerë, shëron plagë, zgjat dorën, inspiron, motivon, mbështet pa u dorëzuar.

Kemi të drejtë të ndjehemi mirë dhe shpresëplotë sot teksa shohim më shumë ministre, gjyqtare, prokurore, menaxhere, administruese të larta, sipërmarrëse. Por kjo prezencë do të mbetet një statistikë më shumë në harresën e kohës nëse nuk do të përkthehet në mision për të influencuar zgjidhjet që presin problemet e mijra vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, bezdi seksuale në vendin e punës apo në hapsirat publike, paragjykime që bëhen pengesë për shpalosjen e pasioneve të tyre, kushte të vështira pune, pamundësi arsimimi dhe punësimi, varfëri. Gratë do të triumfojnë vetëm atëherë kur mbi çdo pushtet do të qëndrojë pushteti i vlerave dhe i ndjenjave të thella njerëzore.

Ndaj nesër, ju, vajza dhe gra, ekonomiste, juriste, mjeke, inxhiniere, eksperte të të gjitha fushave, jam e sigurt që do të kërkoni me ngulm suksesin duke u përballur me sfida aspak të lehta. Do të ngjiteni në majat e larta të karrierës, duke shpërblyer kështu mundin tuaj dhe mbështetjen e familjeve tuaja. Por mos harroni që sakrifica e brezave kërkon, që në përpjekjet tuaja, së pari të thërrisni atë, instiktin e nënës dhe të gruas që botës post pandemike do t’i jepte modestinë, vetëpërmbajtjen, kontrollin e vetvetes, shmangien nga vëmendja për veten dhe nga vaniteti sipërfaqësor, disiplinën, gjenerozitetin, dhe sensin e bashkësisë pikërisht ato asete që kurani thotë duhet t’i kultivoni “nëse doni të korrni sukses” .

Bota e pas-pandemisë do të jetë një botë që do të kërkojë më shumë kuvendim, më shumë drejtpeshim të sfidave, më shumë dëgjesë mbi larminë e problemeve, më shumë përgjegjshmëri sociale për individët në nevojë, më shumë butësi, më shumë njerëzi, më shumë ndjeshmëri ndaj mjedisit, më pak grykësi dhe përballje për sundim. Ju e kuptoni më mirë se kushdo vlerën e kësaj urdhërese të Kuranit: “Mos mëtoni çka Allahu i ka dhënë dikujt me tepri krahasimisht me të tjerët: burrave pjesën që kanë, grave njësoj, gjithë pjesën që u takon”. Ka ekzistuar një mit, i vjetër sa vetë bota, që lufta është vetëm për burra! Armata e grave në frontin e parë të betejës me COVID-19 provoi që gratë janë luftëtare të fuqishme dhe gjithnjë fituese! Suksese të gjithave dhe secilës prej jush!

Etiketat e lidhura

Linda Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 16 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 16 minutash

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C
Para 17 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 19 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 23 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 10 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.