Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbyllja e legjislaturës së X-të në Kuvend, Spiropali: Miratuam akte të rëndësishme për fuqizimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike

Politikë E premte, 4 Korrik 2025 15:24
Mbyllja e legjislaturës së X-të në Kuvend, Spiropali: Miratuam akte të rëndësishme për fuqizimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në mbylljen e legjislaturës së X-të në Kuvend, thotë se në këto 4 vite u miratuan akte të rëndësishme për fuqizimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. Ajo ka renditur disa nga punët që u miratuan në Kuvend. ”Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit; Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024; Ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025” dhe në ligjin “Për investimet e huaja”; Ndryshime në ligjin “Për komandimin e Forcave të Armatosura”, Aderimi në marrëveshjen shumëpalëshe për kërkim dhe shpëtim ajror; Ratifikimi i vendimit të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë elektronike, si pjesë e afrimit me tregun e përbashkët europian; Ndryshime në ligjet “Për rezervat materiale të shtetit”,“Për markat tregtare”, “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”, dhe ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa””.

Fjala e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 19 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Dje përfunduam maratonën katërvjecare të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta. Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë, zhvillimin e qendrueshëm, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e të ardhurave investimet, mirëqenien, digjitalizimin dhe inovacionin, sigurinë kibernetike, kohezionin social e territorial, barazinë gjinore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve. Justifikuam besimin e zgjedhësve dhe qytetarëve, por gjithsesi atyre u mbetemi borxh. Le ta shlyejmë këtë detyrim gjatë legjislaturës së re.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1.

Këtë mesazh dëshiroj ta nis me disa fjalë mirënjohjeje: Për 140 deputetët, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve dhe të komisioneve parlamentare për investimin e tyre në shërbim të Shqipërisë. Për gazetarët dhe median për pasqyrimin me transparencë të veprimtarive të Kuvendit. Për shërbimet parlamentare dhe shërbimet e sigurisë së Gardës së Republikës për mbështetjen përgjatë katër viteve. Për qytetarët që na votuan, na mbështetën, por edhe na duruan në teprimet tona gjatë katër viteve që shkuan. Deputetëve që u rizgjodhën, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare. Kolege e kolegëve që nuk do të jenë më në Kuvend, u uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit vendit, në mundësi të tjera. Faleminderit të gjithëve, por edhe ndjesë të gjithëve për gjërat që nuk na shkuan si duhet.

2.

Një falenderim prej zemre kam për mbështetjen që pata gjatë detyrës sime si Kryetare e Kuvendit gjatë dy sesioneve të fundit, për 11 muaj. Të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë është privilegji më i madh, por edhe sfida më e madhe e jetës sime politike. Gjatë këtyre dy sesioneve kemi shënuar mjaft arritje, ndër të cilat dëshiroj të përmend votimin e reformës zgjedhore, intensifikimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonsië së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Nëse këto sesione u bënë kaq të suksessshme, ishte edhe mbështetja e të gjithë deputetëve, grupeve, komisioneve parlamentare dhe shërbimeve të Kuvendit. Bashkëpunuam, debatuam, edhe u grindëm gjatë këtyre dy sesioneve, por bëmë më të mirën për Shqipërinë tonë dhe për këtë u jam të gjithëve mirënjohëse.

3.

Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ishte arritja kryesore e kësaj legjislature. Shqipëria është sot në pararojë mes vendeve kandidate. Intensifikimi i diplomacisë parlamentare me Parlamentin Europian dhe parlamentet e mjaft vendeve anëtare, Italisë, Gjermanisë, Francës, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Austrisë, Portugalisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Greqisë, Letonisë, për të përmendur disa prej vendeve anëtare, ka rritur mbështetjen për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Dëshiroj të përmend veçanërisht vizitat e shpeshta në Parlamentin Europian si edhe vizitën e Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola në Tiranë. Kuvendi mbështeti dhe kontribuoi në shndërrimin e Shqipërisë jo thjesht në një qendër rajonale, por në një qendër të zhvillimit të veprimtarive me karakter europian. Është edhe si rezultat këtij bashkëpunimi që tashmë antena e Parlamentit Europian për rajonin është vendosur në Tiranë. Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që përballuam gjatë kësaj legjislature. Nëse Shqipëria ka sot një sistem drejtësie të pavarur, edhe pse jo perfekt, është padyshim edhe kontributi i Kuvendit, nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes së plotë e pa asnjë ekuivok të SPAK-uk dhe gjithë instiucioneve të sistemit.

Vota e Diasporës, si një akt i guximshëm politik dhe ligjor, dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave gjinore, e bënë sistemin dhe procesin zgjedhor më gjithëpërfshirës e më të drejtë. Forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së vlerave demokratike i shërbyen edhe komisionet e posaçme që ngritëm gjatë kësaj legjislature, midis të cilave dëshiroj të vlerësoj ato “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” dhe “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, veprimtaria e të cilëve do të vijojë edhe në legjislaturën e re.

Legjislsaturës së re po i dorëzojmë një Shqipëri më të zhvilluar, më të fortë, më të drejtë: Me të ardhra për frymë 10.342 Euro ose të trefishuara, krahasuar me vitin 2013; Me Prodhimin e Brendshëm Bruto 25 miliardë Euro ose të rritur mbi 2,5 herë; Me Pagë mesatare 830 Euro ose të rritur 2,6 herë. Me Papunësi të përgjysmuar në 8.8% dhe Pension mesatar të dyfishuar. Një Shqipëri që është bërë ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Europës.

4.

Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin sepse do të jetë legjislatura që do t’i vejë vulën anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit, na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Europian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë. Punën për këtë e kemi nisur. Miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili mundëson autonominë financiare dhe përmirësimet në Statusin e Deputetit, është një prioritet që do të ndihmojë ndërtimin e parlamentit të Shqipërisë europiane.

Gjithashtu, Kuvendi Europian i Shqipërisë Europiane ka nevojë për një ndërtesë të re. Që deputetët të ushtrojnë me më shumë eficiencë përgjegjësitë e tyre, kanë nevojë për kushte më të përshtatshme logjistike dhe financiare, zyra, stafe mbështetëse etj. Riformatimi i komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve parlamentare do t’i shërbejë objektivit tonë që asnjë sektor të mos mbetet jashtë përgjegjësive të degës legjislative të qeverisjes. Vijimi i veprimtarisë së komisioneve të posaçme Për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian dhe Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit do të dëshmojë vendosmërinë e Kuvendit për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, avancimin e reformave, pavarësinë e pushteteve, sidomos të institucioneve të drejtësisë dhe shërbimin ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve.

Në mënyrë që ligjet që miratojmë në Kuvend të shprehin më plotësisht zërin e qytetarëve, kemi nevojë për të përmirësuar bashkëpunimin me grupet e interesit dhe lobingun parlamentar, duke ndjekur praktikat e demokracive të konsoliduara. Modernizimi i procesit ligjvënës dhe kontrollit Parlamentar, mbështetja nga analiza shkencore si edhe digjitalizimi i proceseve, nëpërmjet platformave E-legislation, të Konsultimit Publik dhe Platformës së Bashkëpunimit Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, do të jetë gjithashtu një prioritet i legjislaturës së re. Është në dorën e Kuvendit të ri që veprimtaria parlamentare të bëhet më cilësore, më transparente, më efektive, më e hapur dhe më të besueshme për publikun. Ju faleminderit. Pushime të gëzuara për të gjithë.

Etiketat e lidhura

Elisa SpiropaliKuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 17 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 29 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 48 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.