Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Më shumë se 150 mijë vetë në Berlin mblidhen për demokracinë

Bota E shtunë, 3 Shkurt 2024 17:25
Më shumë se 150 mijë vetë në Berlin mblidhen për demokracinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sërish një fundjavë protestash kundër ekstremizmit të djathtë në Gjermani. Protesta më e madhe u organizua në Berlin, ku qindra mijëra vetë u mblodhën para ndërtesës së Bundestagut.

Disa dhjetëra mijëra vetë iu përgjigjën thirrjes së protestës kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin. Policia e Berlinit bëri të ditur, se pjesëmarrës ishin më shumë se 150.000 vetë. Demonstruesit para ndërtesës së Bundestagut lëshonin thirrje, “Të gjithë së bashku kundërfashizmit”, apo “I gjithë Berlini i thotë stop AfD-së”, sipas një reporteri të AFP-së. Ndryshe nga protestat e tjera, rrjeti “Hand in Hand”, Dorë më dorë” kishte bërë thirrje për protestën për të mobilizuar qytetarët në nivel federal nën moton “Wir sind die Brandmauer” – “Ne jemi muri mbrojtës” dhe për “mbrojtjen e shoqërisë së hapur e demokratike”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Demonstrim i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin – grumbull njerëzish me postera “Na prek të gjithëve” Demonstrim i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin – grumbull njerëzish me postera “Na prek të gjithëve”

“Ne duam të tregojmë, se ne si aleancë shumë e madhe mund të dalim së bashku në rrugë”, tha organizatorja Samira Ghandour nga ekipi organizator për ARD. Aktivistja vepron tek organizata “Fridays for future”, një nga 1300 organizatat nga shoqëria civile, kultura e sporti që bënë thirrje për protestën në Berlin. Ghandour bëri fjalë për “një momentum të madh” dhe se protesta nuk do të zbehen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkas për protestat u bënë publikimet e platformës “Correctiv” më 10 janar, mbi një takim në nëntor të vitit të kaluar, ku morën pjesë ekstremistë të djathtë e neonazistë, përfaqësues të AfD, ku u fol hapur për dëbime masive nga Gjermania dhe konkretisht për racizmin. Racizmi, antisemitizmi dhe forma të tjera të armiqësisë kundër grupeve të caktuara po shtohen”, thuhet në publikimin e aleancës “Dorë më dorë” për protestën. “Ne bëjmë thirrje që të mos shikohet më duarkryq normalizimi i ekstremizmit të djathtë në Gjermani dhe Europë”.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 2 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 5 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 5 orësh

Partitë politike nuk bënin pjesë tek organizatorët e protestës, por politikanë të ndryshëm morën pjesë aty, si kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Saskia Esken dhe ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, SPD që mbanin një pllakat”Karta e Kuqe për nazistët”.

Kancelari Scholz i ka vlerësuar protestat e kësaj fundjave në të gjithë Gjermaninë si “sinjal të fortë” për demokracinë dhe kushtetutën. “Pavarësisht se ku në Aizenah, Homburg apo Berlin: Në qytete të vogla dhe të mëdha në të gjithë vendin qytetaret e qytetarët bashkohen për të demonstruar kundër harresës, kundër urrejtjes dhe nxitjes së saj edhe në këtë fundjavë”, shkroi kancelari gjerman në platformën X. Vetë Scholz ishte pjesë e një proteste të tillë në Potsdam në janar./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 22 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 31 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.