Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:16 Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim Në operacionin e zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në bashkëpunim me atë të Lezhës, u arrestua shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merret vendimi, Ukraina i ndërpret Europës furnizimin me energji

Bota E hënë, 10 Tetor 2022 22:44
Merret vendimi, Ukraina i ndërpret Europës furnizimin me energji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas sulmeve ruse me 83 raketa ku qytetet kryesore janë në alarm, ka ardhur ndërprerja e energjisë elektrike për disa shtete të BE.

Ministria e Energjisë në Ukrainë, thotë se nga dita e martë do të ndalojë furnizimin me energji elektrike për vendet e Bashkimit Europian për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktuan bombardimet e fundit ruse në stacionet elektrike dhe termocentrale.

Sipas njoftimit zyrtar ndërprerja e energjisë do të ndihmojë Ukrainën që të stabilizojë sistemin e saj energjetik.

Ukraina nisi të eksportonte energji elektrike në vendet e Bashkimit Europian më 1 korrik.

Kjo ndërprerje e komplikon situatën energjitike në disa shtete të BE.

Koment i “Zëri i Amerikës”:

Presidenti amerikan Joe Biden i dënoi sulmet me raketa ruse të së hënës në gjithë Ukrainën, më të mëdhatë që kur filloi lufta, duke thënë se ato kishin në shënjestër civilët dhe nuk i shërbenin asnjë objektivi ushtarak. Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vazhdojnë të imponojnë kosto ndaj Moskës.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet me raketa sot në të gjithë Ukrainën, përfshirë në Kiev. Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa ndonjë synim ushtarak,” tha zoti Biden në një deklaratë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ato demonstrojnë edhe një herë brutalitetin e tmerrshëm të luftës së paligjshme të zotit Putin ndaj popullit ukrainas,” tha presidenti amerikan një deklaratë.

“Këto sulme vetëm e përforcojnë më tej angazhimin tonë për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet,” tha zoti Biden.

“Përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, ne do të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do të mbajmë presidentin Putini dhe Rusinë përgjegjës për mizoritë dhe krimet e luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre”, vazhdon njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se në një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba kishte përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën pas sulmeve të Kremlinit që ai i quajti të tmerrshme.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë të palëkundur ekonomike, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për njerëzit e saj”, tha ai në Twitter.

Ndërsa në një deklratë ai tha se shpreh ngushëllimet e mia më të thella për qytetarët e Ukrainës që kanë humbur të dashurit e tyre duke thënë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ta.

Ai tha se slmet e Rusisë janë një tjetër kujtesë se lufta e saj kundër Ukrainës paraqet një çështje të thellë morale.

“Asnjë person me ndërgjegje – dhe asnjë vend parimor – nuk mund të mos prekej nga shkatërrimi që shkakton ky tmerr. Ukraina, si çdo vend tjetër në mbarë botën, ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e saj dhe të jetojë në paqe brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Blinken shtoi se këto sulme nuk mund të thyejnë as shpirtin e Ukrainës dhe as vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën.

“Komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësinë të bëjë të qartë se veprimet e Presidentit Putin janë plotësisht të papranueshme. Tani është koha për të ngritur zërin në mbështetje të Ukrainës; nuk është koha për abstenime, fjalë zbutëse ose ekuivokime nën pretendimet për neutralitet. Parimet thelbësore të Kartës së OKB-së janë në rrezik”, tha ai duke shtuar se ka vetëm një agresor në këtë luftë: Rusia.

Mund t'ju interesojë

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 1 ore
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 2 orësh
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 2 orësh

“Vetëm një vend e përshkallëzon këtë luftë përmes tentativave për aneksime të tokës së Ukrainës dhe sulmeve të përsëritura ndaj civilëve: Rusia. Vetëm një person mund ta ndalojë këtë luftë tani dhe të tërheqë forcat ruse: Vladimir Putin”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë amerikane për sigurinë e Ukrainës që kur Rusia filloi agresionin ndaj fqinjit të saj që më 24 shkurt dhe ka vendosi një gamë të gjerë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

Etiketat e lidhura

ukraine
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 4 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 21 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 40 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 55 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.