Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:31 Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ministri italian Di Maio bisedë telefonike me Ramën dhe Bashën: Përmbajuni marrëveshjes për reformën zgjedhore!

Ministri italian Di Maio bisedë telefonike me Ramën dhe Bashën: Përmbajuni marrëveshjes për reformën zgjedhore!

Politikë
E mërkurë, 1 Korrik 2020 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ministri di Maio, gjatë të dy bisedave telefonike, shprehu vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për reformën zgjedhore si dhe ftoi të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore. “Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme’, pohoi Ministri, “por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog”. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”.

Ministri Di Maio, gjatë bisedës me kryeministrin shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave, “të cilat duhet të jenë të përbashkëta dhe të kenë jetëgjatësi parë dhe nën këndvështrimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Për Italinë mbetet një çështje kyçe puna për reformën në drejtësi, e cila duhet të realizohet plotësisht sa më shpejt. Realizimi i plotë i saj brenda një kohe të shkurtër është me rëndësi edhe për përmirësimin pasi do të ketë një impakt edhe në klimën e biznesit në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri e përgëzoi gjithashtu edhe për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian “çka dëshmon për seriozitetin dhe vendosmërinë e palës shqiptare në rrugën e përafrimit drejt Evropës. Italia i ofron Shqipërisë mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”.
Ministri Di Maio nuk ngurroi gjithashtu të kujtojë edhe personelin mjekësor që mbërriti nga Shqipëria gjatë krizës së pandemisë si dhe shprehu dëshirën për t’a falenderuar publikisht gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tiranë që mendon ta kryejë pas pushimeve verore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me synimin për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e ekonomisë si dhe për të zbutur efektet negative të krizës më të fundit të shkaktuar nga pandemia, Ministri di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

Gjatë bisedës me kreun e opozitës, ministri italian shprehu sërish vlerësimin për përparimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me axhendën e reformave. “Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh ministri. Kreu i Farnesina-s theksoi në fund edhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian duke inkurajuar liderin e Partisë Demokratike të punojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të rëndësishëm për procesin e integrimit shqiptar në BE.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Etiketat e lidhura

Luigi Di Maio
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 5 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 14 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.