Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:01 Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë Bashkia e Elbasanit do të pajisë me bonus qiraje familjet e prekura në pallatin e shpallur tashmë të pabanueshëm si pasojë e shpërthimit nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Gati për dy javë, do lehtësojë lëvizjen e automjeteve

Politikë E hënë, 1 Prill 2024 15:52
Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Gati për dy javë, do lehtësojë lëvizjen e automjeteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat. Kanë mbetur edhe dy javë që ky aks i rëndësishëm për lëvizjen e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik ku fluksi është tepër i madh, të jetë plotësisht i hapur për qarkullimin.

Po punohet për shtresën e fundit asfaltike në dy kilometrat e fundit, për të vijuar më pas edhe me plotësimin e të gjithë aksit me sinjalistikën e nevojshme. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Rruga Orikum-Dukat ka një gjatësi prej 14.75 kilometrash, fillon në portin e Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës ku është dhe lidhja me tunelin e Llogarasë. Është rrugë e kategorisë C2, me një gjerësi 3.5 metra për çdo drejtim kalimi. Ky projekt është i gjithi i trajtuar si në mbrojtjen e shpateve, pjesën hidraulike të tij dhe të gjithë veprat e artit të nevojshme”, tha Gjyli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja Balluku e cilësoi si të rëndësishme përfundimi e këtij aksi, i cili lidhet me tunelin e Llogarasë, një tjetër vepër e cila parashikohet të jetë e aksesueshme për drejtuesit e mjeteve në fund të muajit qershor. Me përfundimin e këtij aksi, tha Balluku lehtësohet ndjeshëm qarkullimi rrugor në këtë zonë, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Për dy javë e dorëzojmë përfundimisht dhe më pas përqendrojmë të gjitha forcat në tunelin e Llogarasë dhe në aksin e Thumanë-Kasharit që unë mendoj që është ajo që presin më shumë këtë vit shqiptarët, por dhe vizitorët e huaj, pasi trafiku me të vërtetë ka qenë i rënduar vitet e fundit edhe për shkak të numrit të shumtë të avionëve që vijnë në Rinas, por edhe për lëvizjen që ndodh mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, nënvizoi Balluku. Aksi rrugor lidh bypass-in e Vlorës dhe portin e Jahteve në Orikum me tunelin e Llogarasë.

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 1 minute

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 5 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 27 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 30 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.