Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Negociatat, Gjosha: Jo faj i Holandës dhe Francës por i Ramës. Pakt kombëtar për Shqipërinë në BE

Politikë E premte, 1 Nëntor 2019 11:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një deklaratë për mediat, thotë se nuk është faji i Holandës dhe i Francës për dështimin e qeverisë ”Rama 2”, në lidhje me moshapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ish-deputetja e LSI-së, ka renditur disa arsyje pse qeveria dështoi dhe pengoi Shqipërinë në rrugën drejt Europës.

”Nuk është faji Francës dhe as i Holandës që mazhoranca hodhi në erë 30 qershorin, duke e bërë Shqipërinë të dukej një vend qesharak që emëron kryebashkiakë dhe që nuk di të organizojë votime edhe atëhere kur është e vetme në zgjedhje! Dhe sërish ne do duhet të presim verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për të përmbushur edhe një kusht tjetër, atë të legjitimitetit apo jo të votimeve të 30 qershorit. Nuk është faji i asnjë vendi anëtar që në Shqipëri nuk hetohet asnjë krim elektoral, asnjë akt korrupsioni apo krimi i organizuar”,-thotë ndër të tjera, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, ish-deputetja e LSI-së, ka propozuar një pakt kombëtar për Shqipërinë Europiane. ”Maji i 2020 është shumë pranë dhe çdo minutë për ne është i artë për të kapur trenin e humbur të bisedimeve për anëtarësim. Këtë nuk mund t’a bëjmë kurrësesi duke toleruar ata që trumbetojnë mashtimin e radhës se Shqipëria nuk i çeli dot negociatat sepse i plotësoi të gjitha kushtet! Me këtë mendësi, rrugëtimi ynë drejt Shqipërisë europiane do të mbetet vetëm një iluzion”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Që prej datës 18 tetor vendi ynë është përfshirë në një debat të brendshëm mbi arsyet e mosçeljes së negociatave. Debat i cili jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë në perspektivën e saj europiane por e rëndon edhe më tepër pozicionin tonë për një vendimarrje të pritshme në mbledhjen radhës të Këshillit Europian, që parashikohet të ndodhë në muajin Maj të 2020-ës. Sado arsye të mundohemi të gjejmë për situatën e brendshme të vetë BE-së, kërkesat e Francës për reformim të brendshëm apo balancën e pushteteve mes vendeve të BE-së dhe institucioneve të saj, askush nuk mund të thotë sot se Shqipëria ka shkëlqyer në detyrat e saj. Ne vlerësojmë shumë të gjithë mbështetësit e Shqipërisë në këtë proces, edhe ata që për hir të një vizioni gjeo-strategjik janë të gatshëm ta pranojnë Shqipërinë bashkë me defektet dhe problemet e saj.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Asnjë prej këtyre diskutimeve nuk zgjidh ngërçin institucional, kushtetues dhe politik që ka mbërthyer vendin. Asnjë diskutim nuk rikthen dot shpresën e qytetarëve që vazhdojnë të largohen në masë çdo ditë. Asnjë hedhje faji mbi Francën dhe Holandën nuk na bën ne më pak fajtor për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi, që nga kuadri i mosfunksionimit të demokracisë e deri te rrënimi ekonomik që ka ardhur nga koncesionet e panumërta dhe PPP-të që rrisin çdo ditë borxhin publik.

Reforma zgjedhore është një nga kërkesat e vendosura nga Bundestagu, por ajo përveçse zgjidh ngërçin në letër mbetet e paplotësuar deri në zhvillimin e zgjedhjeve me standarte dhe implementimin e saj në praktikë. As Franca dhe as Hollanda nuk e ka fajin për mos ekzistencën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, që është dhe kushti i dytë i Bundestagut gjerman. Është fëmijënore të fajësosh këto vende pse investuan miliona euro nga taksapaguesit e tyre për reformën në drejtësi kur mungesa e vullnetit politik të mazhorancës ka sjellë zvarritjen e këtyre institucioneve çdo ditë në vakancat e tyre duke shkelur kështu të drejtat e çdo qytetari shqiptar për të pasur drejtësi.

Nuk është faji Francës dhe as i Holandës që mazhoranca hodhi në erë 30 qershorin, duke e bërë Shqipërinë të dukej një vend qesharak që emëron kryebashkiakë dhe që nuk di të organizojë votime edhe atëherë kur është e vetme në zgjedhje! Dhe sërish ne do duhet të presim verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për të përmbushur edhe një kusht tjetër, atë të legjitimitetit apo jo të votimeve të 30 qershorit. Nuk është faji i asnjë vendi anëtar që në Shqipëri nuk hetohet asnjë krim elektoral, asnjë akt korrupsioni apo krimi i organizuar.

Nuk është faji askujt që çështja e pronës është kthyer në mankthin e çdo qytetari, çdo investitori të huaj. Nuk është faji i Francës dhe Holandës që vetëm në 3 mujorin e parë të 2019, azilkërkuesit shqiptarë u rritën me 26% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018. Në vend të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni, e kemi të thjeshtë të themi se fajin e ka vetë Franca që është vend më i zhvilluar dhe me atraktiv. Nuk është faji asnjë vendi anëtar që Shqipëria ndodhet në një greminë financiare, pa asnjë strategji kombëtare për ekonominë, pa asnjë vizion për investime në sektorët kyçe të zhvillimit ekonomik. Procesi i integrimit europian përtej çdo reforme, është procesi i bashkëveprimit të tregjeve, i përballjes me konkurrencën dhe i ofrimit të mallrave apo produkteve atraktive. Ndërsa për ne ekonomia vazhdon të mbetet në nivele konsumuese dhe jo një mjet për të prodhuar më shumë mirëqenie dhe me shumë vende pune!

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të sfidojë realitetin e saj por për këtë duhet pasion, vullnet politik, mentalitet i ri. Duhet një pakt kombëtar për një Shqipëri europiane, ku në themel të saj të qëndrojë axhenda integruese. Maji i 2020 është shumë pranë dhe çdo minutë për ne është i artë për të kapur trenin e humbur të bisedimeve për anëtarësim. Këtë nuk mund t’a bëjmë kurrësesi duke toleruar ata që trumbetojnë mashtimin e radhës se Shqipëria nuk i çeli dot negociatat sepse i plotësoi të gjitha kushtet! Me këtë mendësi, rrugëtimi ynë drejt Shqipërisë europiane do të mbetet vetëm një iluzion!

Etiketat e lidhura

Klajda GjoshaLSINegociata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 47 minutash

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 49 minutash

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 1 ore

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 1 ore

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
14 Nëntor 2026, 20:50

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 12 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 17 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
14 Nëntor 2026, 17:17

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.