Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Negociatat me BE-në, këshilltari i CDU/CSU: Ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen

Politikë E enjte, 5 Mars 2020 15:13
Negociatat me BE-në, këshilltari i CDU/CSU: Ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një “po” për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski.

Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi pritet të merret në samitin e rregullt të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të marsit. Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën në në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu. Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminaitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Vendeve të Ulta ndaj çeljes së negoicatave me Shqipërinë. Falenski tha se aktualisht grupi parlamentar CDU/CSU po përpiqet t’Ia mbushte mendjen kolegëve nga Vendet Ulta që të jepnin po-në e tyre për Shqipërinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Hans Joachim Falenski, i cili është një nga këshilltarët e vjetër dhe me shumë influence në politikën e Bundestagut ndaj Shqipërisë u shpreh pozitivisht për ndërtimin e SPAK-ut dhe institucioneve ndihmëse të tij. Por nga ana tjetër, ai kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Falenski e vuri theksin te fakti që korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet në mënyrë të pamjaftueshme. “Gjashtë dënime dhe 12 arrestime. Kjo është komplet e parparnueshme, duke patur parasysh situatën”, tha ai,.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Falenski, i cili në fund të muajit të shkurt ndodhej në Shqipëri për të marrë një dekoratë nga presidenti Ilir Meta, e vuri theksin te kushti i vendosur nga Bundestagu për gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun. “Bundestagu ka kërkuar që ata të ndiqen penalisht, por deri tani nuk po ndiqet asnjë, çka është komplet e papranueshme”, tha këshiltari. Akoma më “skandaloze” quajti ai zvarritjen që po bëhet në lidhje me akuzën për blerje votash.”Ne po shohim se dosjet po shtyhen sa andej-këndej nga Dibra në Tiranë. Askush nuk dëshiron ta prekë “pataten e nxhehtë”, tha Falenski, “megjithëe në fakt përgjegjës për këtë është vetëm SPAK-u,” Sipas Falenskit, gjasat janë të mira që të merret një vendim për çeljen e negociatave ose në fund të marsit, ose në maj, në Samitin e Zagrebit. Pritet që konferenca e parë ndërministrore të bëhet në fund të këtij viti, por sipas Falenskit, vetëm nëse janë miratuar dy parakushtet e vendosura nga Bundestagu: Fillimi i Reformës zgjedhore dhe vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

NË panelin e organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni i Evropës, dega e Gjermanisë, ishin ftuar të diskutonin Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Bojan Mariçiç, koordinator për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ambasadarja gjermane Susanne Schuetz, ish-ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, sot e ngarkuara e qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet antare të EFTA-s,si dhe deputeti i gjelbërt, Manuel Sarraszin, i cili tashmë është edhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, një shoqate me ndikim në politikën e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Si deputeti i gjelbër ashtu edhe ambasadorja gjermane Schütz e theksuan edhe njëherë domosdoshmërinë e çeljes së neogicatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Përsëritja e Josë do ta humbasë edhe më tej besueshmërinë e rajonit ndaj BE-së argumentuan ata. DW

Etiketat e lidhura

bekëshilltari i CDUnegociatat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 5 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 6 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 6 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 6 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 10 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 6 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 5 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 9 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.