Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend: Të zbatohet menjëherë vendimi i GjK për mandatin e Xhaçkës

Politikë E mërkurë, 7 Gusht 2024 16:01
PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend: Të zbatohet menjëherë vendimi i GjK për mandatin e Xhaçkës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Grupi Parlamentar i PD-së kërkon thirrjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme, ku kërkojnë që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. PD akuzon se Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, me anë të shoqërive tregtare të tyre kanë përfituar pasuri nga pronat shtetërore. Kërkesa është firmosur nga 29 deputetë opozitarë.

Gjykata Kushtetuese ndër te tjera u shpreh se ”në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se shqyrtimi i çështjes nga Kuvendi duhet të bëhet me përparësi, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky detyrim i vendosur shprehimisht në vendimin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka nxitur jo më pak se 28 deputetë të PD dhe opozitës që të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

”Për shkak të krizës kushtetuese të krijuar nga ana e Kuvendit, cenimit të themeleve të shtetit demokratik që ka vënë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zvarritjes së tejzgjatur prej më shumë se 2 viteve të kësaj çështjeje, që ka shkaktuar vonesa që e çojnë shqyrtimin në limitet kohore të mundësisë për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese, në deklaratën publike të datës 10 Korrik 2024 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe në paragrafin 65 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm dhe me përparësi i kësaj çështje nga Kuvend”,-thuhet në kërkesën zyrtare të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të opozitës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese që përmenden shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. ”Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”. Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor”,-thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

Olta xhackaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 4 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 5 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.