Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Rama gënjeu lezhjanët dhe gjithë shqiptarët. Shkollat e Lezhës të dëmtuara nga tërmeti nuk hapin dyert më 14 shtator

Politikë E hënë, 31 Gusht 2020 11:43
PD: Rama gënjeu lezhjanët dhe gjithë shqiptarët. Shkollat e Lezhës të dëmtuara nga tërmeti nuk hapin dyert më 14 shtator
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka braktisur nxënësit e Lezhës dhe ka gënjyer lezhjanët se shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të hapen. Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj tha sot nga shkolla “Gjergj Kastrioti” se vetëm dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe shkollat e qytetit të Lezhës nuk janë gati për të hapur dyert dhe për të mirëpritur nxënësit me 14 shtator.

“Kjo tregon edhe njëherë që Edi Rama mashtroi, gënjeu shqiptarët dhe lezhjanët kur premtoi se të gjitha shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit do të rihapen me fillimin e vitit të ri shkollor.
Kjo tregon dështimin dhe paaftësinë e qeverisë së Ramës dhe papërgjegjshmërinë e tij personale, për sa kohë që prioritet i kësaj qeverie nuk janë fëmijët tanë, nuk janë fëmijët lezhjanë, nuk është arsimi, sepse ata dhe banda e tij qeverisës në pushtet, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private brenda dhe jashtë vendit.
Për ta konkretizuar këtë, unë sot ndodhem pranë shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, shkollë kjo e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, por që siç e shihni dhe ju vetë, është miratuar për shembje por shkolla është akoma në këmbë. Jo vetëm që nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin”, tha Metalia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas saj, kjo shkollë ka 620 nxënës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit janë transferuar në shkollën “Beslidhja”, por që vetë shkolla “Beslidhja” aktualisht ka 700 nxënës dhe vetëm 26 klasa.

“Pra, nëse do ti bashkojmë nxënësit e të dy shkollave bëhen afro 1400 nxënës. Do të shkojnë me turne të stërzgjatura që do të përfundojnë në orë të vona të darkës duke sjellë një strapacim dhe problematikë të jashtëzakonshme për prindërit, mësuesit por edhe vetë nxënësit.
Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, Zyra Arsimore Vendore Lezhë, me datë 21 gusht i bën një shkresë-kërkesë bashkisë Lezhë me anë të së cilës i kërkon që të marrë të gjitha masat për sistemimin e ambientit të ndërtesës së vjetër të gjimnazit ‘Hydajet Lezha’ në mënyrë që të bëhet gati për të pritur nxënësit e shkollës ‘Gjergj Kastrioti’. Dhe bashkia Lezhë, sikur ka rënë nga hëna, me datë 28 gusht i kthen përgjigje Zyrës Arsimore Vendore që ka përcjellë kërkesën e tyre për alokimin e fondeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave dhe po pret një përgjigje nga ana e tyre. Pra, shikoni ku jemi katandisur!”, tha ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Metaliaj deklaroi se ka një moskordinim nga ana institucionale. “Ka një gjumë total nga ana e pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe e gjitha kjo do të rëndojë në kurriz të fëmijëve tanë, të fëmijëve lezhjanë. Nuk është problemi vetëm tek shkolla ‘Gjergj Kastrioti’. Është edhe shkolla e Shënkollit, shkolla e mesme ‘Llesh Nik Daka’, e cila është shembur, po rindërtohet por që edhe ajo shkollë nuk do të hapë dot dyert për fëmijët me 14 shtator.
Problem tjetër gjithashtu është edhe konvikti i shkollës së mesme “Kolin Gjoka”. Ai konvikt pret çdo vit 52 nxënës por që këtë vit nuk do të hapë dyert dhe për të nuk ka zgjidhje.
Një problem tjetër është edhe një kopësht fëmijësh në fshatin Kallmet i Vogël që edhe për atë nuk ka zgjidhje. Fëmijët janë transferuar në një kopësht tjetër, por akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet me këtë kopësht”, tha ish-deputetja e PD.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 18 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 18 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Sipas saj, e gjitha kjo tregon edhe njëherë krizën e thellë sociale dhe arsimore që është në Lezhë dhe kjo ka vetëm një shkaktar. “Shkaktari kryesor është Edi Rama dhe banda me të cilën qeveris.
Ndaj në emër të Partisë Demokratike dhe qytetarëve të Lezhës unë i bëj një apel Edi Ramës dhe i them të kthejë vëmendjen nga Lezha, të kthejë vëmendjen nga fëmijët tanë sepse jeta dhe shëndeti i tyre është prioriteti numër një. Por për sa kohë që ai është shkaktari, nuk mund të jetë edhe zgjidhja.
Zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi një orë e më parë i Edi Ramës, rikthimi i normalitetit dhe rindërtimi i vendit”, theksoi Metaliaj.

Etiketat e lidhura

lezhjanetLindita MetaliajPDrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 16 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 17 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 19 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 35 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.