Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD zbardh takimin Basha-Meta: Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë

Politikë E mërkurë, 15 Korrik 2020 14:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, me të cilin ndau shqetësimin se aktet e kryeministrit në ikje për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës, po e çojnë vendin drejt një izolimi të dytë. Duke iu referuar gjendjes aktuale si izolimi i parë, për shkak të dështimit të qeverisë me menxhimin e pandemisë të pandemisë, zoti Basha tha se izolimi i dytë është një faturë që Edi Rama kërkon t’ua ngarkojë shqiptarëve në mënyrë të përhershme, për faktin e vetëm se ai ka frikë nga zgjedhjet. “Nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i parë në Europë dhe i dyti në botë pas Rusisë, ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Kjo për opozitën është e papranueshme”- u shpreh zoti Basha, duke dënuar kursin e përplasjes me Bashkimin Europian të kryeministrit në ikje. Më poshtë gjeni qendrimin e plotë të Kreut të Opozitës, Lulzim Basha.

KOMUNIKIMI KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS, ILIR META.

Faleminderit zoti President, e vlerësoj shumë mundësinë për këtë takim.

Siç ju informova edhe para dy ditësh në emër të opozitës së bashkuar, ne ndajmë tre shqetësime të thella.

Së pari, shqetësimi kryesor është gjendja në vend. Pandemia dhe kriza ekonomike po thellohen me shpejtësi. Shifrat e ditëve të fundit kanë arritur deri në 30-fishin e infeksioneve në Itali dhe ka një përpjekje të qeverisë për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve. Të gjithë e dimë që dështimi më i madh është kthimi i spitaleve në qendra të infeksionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dua të ripërsëris edhe një herë shqetësimin tim të thellë, si kryetar i opozitës për këtë gjendje jashtë kontrolli të pandemisë, dhe të vlerësoj apelet tuaja, duke i bashkëngjitur dhe apelet e mia. Natyrisht, qytetarët po bëjnë maksimumin në këtë kushte, por duket se detyra kryesore që u takon institucioneve nuk është kryer dhe nuk po kryhet. Ndaj kërkoj nga ju, si kreu i shtetit të ushtroni presionin maksimal që qeveria të mos fshihet, por të kryejë detyrën e saj sa i takon pandemisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jam, po kështu, shumë i shqetësuar për krizën e thellë ekonomike, e cila tani po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit.

Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të pa precendenta, të pa ndodhura ndonjëherë:

Së pari, po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizimin e klimës politike në vend për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç ua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e dimë, edhe nga përvoja e vitit 2017-të dhe përvojat e mëparshme, se problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i ligjit. Nga kjo ka buruar edhe kërkesa jonë e pandryshuar për një qeveri kujdestare për zgjedhjet.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Por po kështu, në respekt të investimit të aleatëve tanë, ne vendosëm të mos e kushtëzojmë marrëveshjen e 5 Qershorit me këtë kërkesë konstante të opozitës jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë, dhe arritëm në një marrëveshje që u përshëndet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nga Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Koha ishte esenciale për miratimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që të kemi KQZ e re sa më shpejt dhe t’i hapet rrugë procesit biometrik. Kjo nuk ka ndodhur.

Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas një numri deputetësh të të ashtuquajturës opozitë parlamentare dhe, së fundmi duke dalë hapur, kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh këtë marrëveshje dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën.

Të gjithë i pamë pasojat e rënda të një hapi të tillë, nëse hidhet, sa i përket integrimit europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Pra, rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë.

Po them të dytë, sepse izolimi i parë po na ndodh. Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët për herë të dytë në këto 30 vite. Por ky izolim do të jetë permanent, nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegjshmëri e tillë, që hedh poshtë një marrëveshje të negociuar me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe që i hap rrugë një procesi normal për zgjedhjet.

Së treti, ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Natyrisht, për PD dhe për Opozitën e Bashkuar, kjo është e papranueshme.

Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Por shpresoj dhe besoj akoma, se do të ketë njerëz, burra dhe gra të arsyeshëm, që do të dëgjojnë thirrjet e miqve tanë, partnerëve tanë dhe jo thirrjet e atyre që kanë tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe po investojnë gjithçka kundër tyre.

Etiketat e lidhura

Lulzim Bashametaopozitës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.