Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:36 Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar inflacion të lartë në Europë, ndërsa Banka Qendrore Europiane po shqyrton një tjetër rritje të normave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PE miraton raportin për Shqipërinë, reagon Spiropali: Vlerësim i progresit për vendin tonë

Politikë E mërkurë, 9 Korrik 2025 12:42
PE miraton raportin për Shqipërinë, reagon Spiropali: Vlerësim i progresit për vendin tonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian për Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Spiropalit: 

Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për Shqipërinë.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, në 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfimon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë, dëshiroj të ritheksoj mirënjohjen tonë për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bshkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta.

Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt e më mirë.

Ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent- siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik – në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias.

Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë.

Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me meszhin e qartë që qytetarët shqitarë dhanë me votën e tyre në zgjedhet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian.

Në jemi të vetdijshëm dhe plotësisht të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian.

Mund t'ju interesojë

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet k...

6 Nëntor 2026, 16:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 minutash

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 17 minutash

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 36 minutash

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4
Para 50 minutash

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 7 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 17 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 14 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 21 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.