Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:31 Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt Milan mundi 5-1 Frosinonen në San Siro, me Rabiot dhe Cisse ndër shënuesit, dhe rimerr vendin e katërt. Modric u zëvendësua për një problem…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përballje e ashpër Kurti-Vuҫiç në Këshillin e Sigurimit

Përballje e ashpër Kurti-Vuҫiç në Këshillin e Sigurimit

Politikë
E premte, 9 Shkurt 2024 07:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Serbisë Vuçiq në Këshillin e Sigurimit tha: “Kryeministri i Kosovës, Kurti, u prin ‘persekutimeve’ ndaj serbëve të Kosovës”. Kryeministri Kurti, i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e Vuçiqit.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo seancë u thirr nga Serbia, pas fillimit të zbatimit të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e përcakton si valutë të vetme në Kosovë euron, duke pamundësuar kështu përdorimin e dinarit serb për pagesa, gjë që nxiti edhe shqetësime ndërkombëtare për mundësinë e tensioneve ndëretnike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiq, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit serb e cilësoi: “vazhdimësi të sulmeve sistematike ndaj serbëve”, dhe akuzoi  institucionet e Kosovës të cilat sipas tij, “kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe pasi mbijetesa e tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë”, tha Vuçiq. Sipas tij, “Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, u shpreh Vuҫiq. Presidenti i Serbisë tha, se “janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, qëkurse qeverinë e udhëheq Albin Kurti. Ai është në ballë të persekutimit të serbëve”, deklaroi Vuçiq.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili mori pjesë për herë të parë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kurti i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e presidentit të Serbisë, sipas të cilit Kosova po kryen spastrim ndaj serbëve të Kosovës.

“Me krenari e themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 mandate të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë posaçërisht të serbëve. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare. Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitetit serb, është thjesht gënjeshtër që është përgënjeshtruar nga shumë organizata ndërkombëtare”, tha Kurti.

Lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Kurti tha, se “ajo nuk e pengon Serbinë t’u ofrojë ndihma financiare serbëve”.

“Gjithçka tjetër është propagandë e rrejshme dhe nxitje e tensioneve. Rregullorja sjell ligjshmëri të importit të parave në Kosovë në përputhje me kushtetutën dhe politikën monetare të BE-së. Beogradi ka thirrur alarm jo për shkak të këmbimit të dinarit në euro, por për shkak se po ndalohen thasë me dinarë në kufij dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë të Kosovës, por sepse ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen”, tha Kurti. Kryeministri kosovar në Këshillin e Sigurimit e përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe akuzoi drejtpërdrejt Vuçiqin për financim e mbështetje të këtij sulmi të armatosur.

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjeve të dakorduara në  Bruksel dhe Ohrër, duke mos i respektuar edhe pikat për të cilat janë dakorduar.

“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, tha Kurti duke e ftuar Vuҫiqin që ta nënshkruajë marrëveshjen.

“E ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti.

Ky deklarim i Kurtit nuk i pëlqeu përfaqësueses së SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila tha se dialogu Kosovë-Serbi, mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe jo nga Këshilli i Sigurimit.

Pamje nga jashtë e godinës së selisë qendrore të OKB-së në Nju Jork me flamujt e vendeve anëtare të organizatësPamje nga jashtë e godinës së selisë qendrore të OKB-së në Nju Jork me flamujt e vendeve anëtare të organizatës

“Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit, që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha Greenfield.  Ajo po ashtu tha, se SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së BQK-së për  transaksionet në para të gatshme.

“Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por, që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, tha ambasadorja e SHBA-së.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se kërkesa e Peëendimit dhe Bashkimit Evropian që të njihet shtetësia e Kosovës është e padrejtë. Ai tha se “vetëm në vitin 2023, 178 sulme etnike janë kryer ndaj serbëve e pronave të tyre”, duke mos saktësuar se nga kush janë kryer ato sulme.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, tha se tensionet aktuale ritheksojnë rëndësinë për përkushtim edhe më të madh për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme. Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumëetnike që është ngulitur pikërisht në zemër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ambasadori britanik. Ai ftoi autoritetet kosovare që të ndërtojnë një plan të qartë, që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 13 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 43 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 1 ore

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.