
Fillon me sherr seanca e sotme parlamentare për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e liderit të PD, Sali Berisha.
Garda e vendosur te dera nuk lejon deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kuvend. Lejohen vetëm ata që nuk kanë vendim për përjashtim.
Deputetja Albana Vokshi ka hyrë me forcë brenda, ndërsa është ndjekur edhe nga deputetët e tjerë demokratë.

