Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:11 Milani shkatërron Frosinonen 5-1: Kundërsulmet vdekjeprurëse vulosin fitoren Milani shënoi një fitore bindëse 5-1 kundër Frosinones, duke demonstruar një efikasitet të jashtëzakonshëm dhe një stil loje të paparashikueshëm që e bën atë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prezantohet në New York libri, “Koha e shfarosjes” me autor Sokol Pajën

Kultura E premte, 1 Tetor 2021 13:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emri i tij nuk është i panjohur në Shqipëri. Veçanërisht në qarqet mediatike dhe universitare. Sokol Paja është një gazetar dhe intelektual shqiptar që tashmë jeton dhe punon në New York. Ai njihet për pasionin e madh që ka për librat, për të hulumtuar dhe së fundmi botuar. Këto ditë tek “Vatra” e New York-ut, në SHBA, Paja ka prezantuar librin e tij të parë me titull, “Koha e shfarosjes”. Një libër homazh, që në thelb trajton plagët e shumta që diktatura komuniste i shkaktoi shqiptarëve për vite me radhë. Ndër ta edhe familjes së autorit, gjyshit, kushërinjve dhe babait të tij.

Libri u prezantua para shumë pjesëmarrësve të nderuar, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i “Vatrës”, z. Dritan Mishto, editori i gazetës së mirënjohur “Dielli”, z. Dalip Greca, intelektualë të shumtë, si zv/kryeredaktorja e “KOHA JONË”, njëherësh edhe redaktorja e librit, Albina Gjergji.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu në këtë aktivitet nga Akademia e Studimeve Albanologjike  dhe Instituti i Historise referoi edhe Dr. Paulin Marku, i cili mbajti kumtesen me titull:
“Presekutimi i regjimit komunist ne Malesine e Madhe, ne vecanti ndaj familjes Paja”
Dr. Paulin Marku prezantoi nje panorame te pergjithshme te regjimit komunist ne Malesine e Madhe, ku fokusi kryesor i kumteses ishte presekutimi komunist ndaj familjes Paja. Ai trajtoi shkaqet ngase nisi zanafilla e persekutimit dhe shpjegoi rrjedhojat e ngjarjeve në etapa të ndryshme kohore si dhe vuajtjet e ndeshkimet që iu bë familjes Paja gjatë periudhës komuniste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas ceremonisë që u zhvillua në New York mes personaliteteve të VATRËS, gazetarëve me emër si dhe shqiptarëve, që banojnë në SHBA, Sokol Paja ka postuar shënimin e tij në facebook:

“Faleminderit e shumë Mirënjohje VATRËS, Diellit e gjithë patriotëve shqiptarë që ishin prezent në këtë promovim modest libri. Ne përkujtuam me respekt të gjithë ata patriotë shqiptarë të ndershëm që humbën jetën padrejtësisht përgjatë diktaturës komuniste.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 21 orësh
Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

20 Nëntor 2026, 21:31
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

20 Nëntor 2026, 19:22

Libri “Koha e shfarosjes” evidenton sagën horror sesi komunizmi shfarosi kundërshtarët. Libri tregon metodat gjakatare sesi komunizmi vrau, persekutoi, përndoqi dhe internoi familjet e mëdha, intelektualët, klerin dhe këdo që kishte pak shkëndija në errësirën komuniste

Përkujtuam ata shqiptarë fisnikë që nuk u përkulën përballë bishës komuniste por qëndruan me nder, fisnikëri e dinjitet.

Mbi gjithçka, ky takim ishte një përkujtim dhe homazh për të pushkatuarit në komunizëm të cilët ende nuk e kanë një varr, mes tyre dhe gjyshi im Pjetrush Paja i cili u pushkatua prej komunistëve duke humbur jetën dhe gjurmët e vdekjes 54 vite më parë.

Lavdi përjetë këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm që u sakrifikuan veçse donin një Shqipni të lirë, të bukur e të begatë”.

Ndërsa gazetarja e njohur e KOHA JONË, Albina Gjergji e cila gjithashtu ishte pjesë aktive e prezantimit të librit të Sokol Pajës shkruan në profilin e saj të FB:

Dje në New York në promovimin e librit “Koha e shfarosjes” të gazetarit dhe mikut tim, Sokol Paja. Një botim mjaft interesant, të cilin meqë e kam lexuar dhe bërë korrektimin letrar shpreh konsideratën e lartë për temën që trajton, si dhe për leksikun e rrjedhshëm që autori përdor.
“Koha e shfarosjes” shpalos një copëz historie nga e shkuara e shqiptarëve të ndershëm, por njëherësh është dhe një homazh në kujtim të paraardhësve të autorit, të cilët ndër vite u persekutuan, dhunuan e u vranë nga diktatura e egër komuniste.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani shkatërron Frosinonen 5-1: Kundërsulmet vdekjeprurëse vulosin fitoren
Tani

Milani shkatërron Frosinonen 5-1: Kundërsulmet vdekjeprurëse vulosin fitoren

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor
Para 1 minute

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Sulm me dronë në Libi: Ukraina godet anijen ruse, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme
Para 3 minutash

Sulm me dronë në Libi: Ukraina godet anijen ruse, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”
Para 6 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.