Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qindra qytetarë e presin tek tuneli i Krrabës/Basha: E mbajtëm fjalën për tunelin, jo më rroga nga 200 euro

Politikë E diel, 11 Prill 2021 11:07
Qindra qytetarë e presin tek tuneli i Krrabës/Basha: E mbajtëm fjalën për tunelin, jo më rroga nga 200 euro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatizantë në hyrje të tunelit të Krrabës. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i bëhet ndryshimit më 25 prill dhe në një vend si tuneli i Krrabës, i cili simbolizon fjalën e mbajtur në politik dhe që e tillë do të jetë në kulturën e re politike me qeverisjen e ardhshme.

”Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur. Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë”, tha Basha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Me dhjetëra herë, ndoshta me qindra herë gjatë këtyre muajve të fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës, të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpi elbasanllinjve dhe banorëve të qarkut të Elbasanit por jo vetëm por edhe të Korçës, natyrisht edhe të Tiranës, edhe të Durrësit. Për këtë vepër të jashtëzakonshme që me të vërtetë shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj sot nuk kam ardhur këtu t’ju flas për diçka për të cilën shpesh herë jeni ju që keni shprehur vlerësimet tuaj, por kam ardhur t’ju jap një mesazh. Mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politik dhe në kulturën politike të re që do të themelojmë së bashku me 25 prill me votën masive për ndryshimin e Shqipërisë. Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike, i kësaj politike të re e cila siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Sepse fjalët e një njeriu me përgjegjësi publike, fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace. Kur del ajo fjalë merr një vlerë e nuk mund të trajtohet si e pavlerë, si e harruar, si e shkelur. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pa fund, 8 vite ma radhë ju dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, e tullumbaceve elektorale që hidhen në fushatë dhe braktisen pas fushate. Janë qytetarët ata që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime vetëm për të marrë votat.

Ndaj para që gjithash ndodhem përpara kësaj vepre , këtij tuneli për t’ju thënë se me 25 prill duke votuar Partinë Demokratike, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për Ndryshim ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. E duam Shqipërinë si gjithë Europa apo jo? E pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kemi një komunikim midis politikanëve dhe qytetarëve ku fjala boshe, ku premtimet boshe, ku tullumbacet elektorale të marrin fund.

Fjala e dhënë duhet të jetë fjala e mbajtur. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur. Dhe programi ynë për një Elbasan dhe për një Shqipëri që do të përjetojë një zgjim ekonomik kombëtar që do të prek jetën e çdo familje, me vende pune, me investime të huaja, me rritje pagash, me arsim dhe kualifikim të denjë për të rinjtë, me pensione dinjitoze për pensionistët tanë.

Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë. Ndaj jemi bashkë. 25 prilli është për ndryshimin.

Për ndryshimin e vërtet që nis me një parim Europian që në 25 prill duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për Aleancën për Ndryshim, duke votuar për numrin 9, ne do ta kthejmë në një parim dhe një kulturë të re politike edhe në Shqipëri: fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur. Programi ynë, zotimet tona do të jenë një për një të zbatueshme dhe të realizueshme nga dita e parë e votës tuaj. Le ta bëjmë këtë bashkim gjigand forcash, shpirtrash, zemrash, ëndrrash dhe ambiciesh, energjinë për ndryshimin e vërtet. Bashkë për ndryshimin. Shqipëria Fiton! Elbasani Fiton! Fitore!

Etiketat e lidhura

Lulzim BashaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 10 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 24 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.