
Aeroporti ”Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Kryeministri Edi Rama teksa ka dhënë lajmin, poston të dhënat e publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, që i referohen katërmujorit të dytë të këtij viti. ”Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti ”Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Agjenci ”patronazhistësh” të hapësirës ajrore”,-shkruan Rama.