Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 08:59 Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme thirrjet për dialog me studentët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Refuzimi i provave, Balliu: E paprecedent! KAS e di që ka krim, refuzon sepse është pjesë e krimit

Politikë E premte, 28 Maj 2021 18:36
Refuzimi i provave, Balliu: E paprecedent! KAS e di që ka krim, refuzon sepse është pjesë e krimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka komentuar vendimin e KAS, për të mos pranuar prova nga Partia Demokratike, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë dhënë për “RTV ORA”, Balliu, shprehet se kjo është e paprecedent, dhe sipas tij kjo gjë është bërë me qëllim për të mos vërtetuar krimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ai thotë se KAS e di që në zgjedhjet parlamentare ka pasur krim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“PD po i ndjek të gjitha rrugët institucionale, por nuk mund të dalim të japim rrugë Gjykate, ne nuk e bëjmë se nuk jemi Parti-shtet. Ne kemi prova fakte dhe kemi kërkuar që të hetohen nga drejtësia. Kemi çuar edhe në institucione si KAS, që refuzon të marrë prova. Është e paprecedent, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në vend që të kërkoj dhe të falënderoj që po i çojmë prova për të vërtetuar një krim elektoral , ai e refuzon. E refuzon sepse e di që krim ka, e di që këto prova e faktojnë krimit, refuzon të faktohet krimi se është pjesë e krimit”, tha Balliu.

Po ashtu, Klevis Balliu shprehet kritik për SPAK, pasi, sipas tij, shumë çështje kanë mbetur në dosje, ku ka cilësuar atë të Saimir Tahirit, aferën e Unazës dhe përgjimeve të Bild.

Balliu theksoi se qytetarët në vendin tonë po jetojnë si italianët në vitet ’80, pasi sipas tij mafia del rrugëve dhe krimi ndërton pallate.

“Nuk e di se çfarë po bën SPAK, më thoni ju se çfarë po bën me përgjimet e BILD. SPAK nuk duhet të humb kohë duke hetuar të vdekurit, le të hetojë të gjallët. Më thoni se çfarë po ndodh me çështjen e Saimir Tahirin, ska asnjë vendim Gjykate. Çfarë po bëhet me aferën e Unazës, janë prishur shtëpi, kanë bërë burg 312 persona. Kemi çuar falsifikime dekumentash për sekretarin e shtetit, ku, njeriu që u mor me këtë punë është de fakto kryetar Bashkie në Vlorë, Afrim Qendro. Shpresat tona janë të drejtësia, kemi të drejtë pyesim.

Këtu nuk duhet të ketë asnjë diskutim tjetër, përveç masakrës elektorale. Po nuk pate votë të lirë je kot, po spate të drejtën e votës nuk pyet njeri për hallet e qytetarëve. Prandaj qytetarët shqiptarë në 2021, jetojnë si në Itali në Itali në vitet “80, ku mafia del rrugëve, ku krimi bën pallate. Ku është hetimi për Ndranghetës, në vend që të ngrihet gjithë shteti në këmbë këta fshehin përfaqësuesin e Ndranghetës në Shqipëri.

Ai kryetari i SPAK ka qenë hetues i Enver Hoxhës dhe kam thënë le ti japim kohë, po zotëria duhet të japi performancë. Drejtësia vonon po nuk harron. Rruga e së drejtës është e gjatë, por rrugë tjetër për demokratët nuk. PD ka lindur nga vota e lirë.”, u shpreh Klevis Balliu.

“Raporti për Metën” – Komisioni Hetimor ilegjitim. Alket Hyseni s’përcakton se çfarë thotë Kushtetuta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike komentoi edhe raportin përfundimtar të komisionit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Balliu tha se për Komisionin Hetimor duhet të nisë një hetim, pasi sipas tij ky i fundit është ilegjitim.

Më tej ai thotë se anëtari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni është denoncuar nga qytetarët si hajdut pronash dhe sipas ty ky i fundit nuk mund të përcaktojë se çfarë thotë Kushtetuta.

“E parë njëherë duhet të nis një Komision Hetimore për këtë Komision Hetimor, se ky Komision është në kundërshtim të ligjeve flagrante, sepse nuk mund të mblidhet një Komision Hetimor 4 muaj përpara se të vijnë deputetët e rinj në Parlament. Fakti është se të gjithë anëtarët e Komisionit nuk janë deputet. Individë të caktuar se Alket Hyseni që është denoncuar publikisht nga qytetarët si hajdut i pronave të tyre, nuk mund të përcaktojë se çfarë thotë Kushtetuta. Nuk ka as tagerin ligjor, as të drejtën ligjore dhe as kapacitete juridike për ta bërë një gjë të tillë.

Aq më tepër që ka një çështje në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket atij Parlamenti në Tërësi është një Parlament anti-kushtetues.  Parlamenti ka më shumë se dy vjet që nuk është i plotë dhe nisur nga kjo ai Parlament  bie, për të mos folur për shkeljet që janë bërë të emëruar disa deputetë të cilët u faktua se ishin në shërbim të Partisë Socialiste. Shkelja sipas këtij Komisioni I legjitim, dhe duhet ngritur nga Parlamenti i ri një Komision Hetimor  për të hetuar si është mbledhur ky Komision dhe çfarë ligjesh ka shkelur. Qytetari duhet të jetë iu informuar pasi për këto Komisione paguhen me para të buxhetit të shtetit, të cilat i paguajnë qytetarët për t’u dhënë rroga shtesë”, tha ai.

Balliu, shton se është e drejta e Presidentit që të mbrojë votë, teksa shton se e gjitha kjo po bëhet për të mos diskutuar  sipas tij masakrën elektorale të 25 prillit.

“E kuptoj se duan të marrin disa para shtesë meqë janë momentet e fundit si deputetë, duke vjedhur praktikisht nga buxheti i shtetit, duke shpikur dhe shpifur një Komision ndaj Presidentit të Republikës, dhe sipas tij Presidenti i Shtetit ka qenë i ashpër për të denoncuar vjedhjen së votës.

Deklaratat publike të Presidentit ka qenë se kush prek votën e lirë duhet të dënohet. Këtu në Shqipëri regjimi kërkon të dënojë këdo që del kundër vjedhjes së votës dhe të promovojë çdo njeri që vjedh votën. Është absurd të thuash se ka shkelur Kushtetutën se ka mbrojtur votën. Mbi të gjitha është detyrë  e Presidentit të flasë për mbrojtjen e votës. Presidenti I Republikës është institucioni më i lartë i shtetit.  E gjithë kjo farsë po ndodh për të mos diskutuar për masakrën Kriminale antikushtetuese që ka bërë Edi Rama më 25 prilli, ku kutitë e votimit u mbushën nga krimi për të mbajtur krimin në pushtet”, theksoi Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Etiketat e lidhura

Klevis Balliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij
Para 4 minutash

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Para 7 minutash

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 9 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 22 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 9 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.