Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim të vijmë në Shqipëri me Bashën. Kryetari i PD: Hapim vende të reja pune me paga të larta

Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim të vijmë në Shqipëri me Bashën. Kryetari i PD: Hapim vende të reja pune me paga të larta

Politikë
E martë, 20 Prill 2021 10:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të trajnimit profesional dhe të organizatave të zejtarëve të Gjermanisë, me qëllim përfitimin e ekspertizës të trajnimit profesional edhe në Shqipëri.

Lideri i opozitës tha se Partia Demokratike po planifikon një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, me qëllim frenimin e emigracionit masiv të rinisë.

Sipas kryedemokratit, nëse fiton zgjedhjet më 25 prill, kjo gjë do të arrihet edhe me thithjen e investimeve të huaja, “ku për këtë qeveria e ardhshme do të aplikoj taksën e sheshtë 9%, taksën e sigurimeve shoqërore 18% dhe heqjen e taksës për karburantin”.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës.

Qeveria jonë do të aplikojë taksën e sheshtë 9% për tatim fitim, do të aplikojë po kështu taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%, do të eliminojë një taksë që kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e bën karburantin në Shqipëri të tretin më të shtrenjtin në botë me Singaporin dhe Suedinë. Me këto 3 masa dhe disa masa të tjera fiskale, do bëjmë të mundur që Shqipëria nga ana fiskale, nga ana e taksave të jetë vendi me taksat më të ulëta në Ballkan” – tha Basha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryedemokrati gjithashtu tha se nëse vjen në qeveri pas 25 prillit, “do të vendos një stazh 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes”.

Ndërsa nga marrëveshja me Aleancën e Universiteteve Europiane do të mundësohet ofrimi i 5 gjuhëve të huaja falas për qytetarët nën moshën 35 vjeç.

“Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës.

Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin. Për t’ju referuar asaj që tha profesor Vidberg, edhe në Shqipëri ka shumë kampionë të fshehura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kemi vendosur kontakte me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe kemi përpunuar së bashku planin për të ofruar fillimisht 5 gjuhë të huaja online pa pagesë për qytetarët shqiptarë nën moshën 35 vjeç, duke filluar nga 1 shtatori. Bëhet fjalë për anglishten, gjermanishten, italishten, spanjishten dhe frëngjishten dhe po kështu për trajnime për 20 profesione të ndryshme” – tha Basha.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Etiketat e lidhura

25 prillbashazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 5 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.