Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:49 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bllokuan rrugën dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria në BE, Bregu: Në Ballkan ende qëndron çarku i nacionalizmit. Kemi humbur kohë me skeptikët

Politikë E hënë, 25 Korrik 2022 15:50
Shqipëria në BE, Bregu: Në Ballkan ende qëndron çarku i nacionalizmit. Kemi humbur kohë me skeptikët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministrja e Integrimit, sot sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu teksa ka folur për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit me Bashkimin Europian, thotë se në Ballkan ende qëndron i ngritur çarku i nacionalizmit.

Po ashtu Bregu thekson se kemi humbur kohën tonë, duke i dhënë më shumë kohë skeptikëve e teknikëve që të vendosnin një temp të ri për zgjerimin, pa u shqetësuar për kohën tonë të humbur.

”Sa herë nacionalizmi, si ekzagjerim i patriotizmit kthehet e ringjallet, aq më në rrezik për të qenë vetëndëshkues jemi. Tashmë që prej 19 vitesh, Ballkani Perendimor, po rreket ndërmjet pengesave të ndryshme që të bëhet pjesë e BE, dhe që prej asaj kohe veç Kroacia mundi t’ia dilte të anëtarësohej”,-thotë në një intervistë për median ”Bota.al”.

Intervista e plotë

Znj. Bregu, ndryshe nga tërësia e mesazheve të mbushura me përgëzime, shpresa e falënderime, një postim juaji i gjatë në Twitter, ka përmbledhur rrugëtimin pothuaj të mundimshëm të Shqipërisë, drejt një momenti historik, siç është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian. Sa ka qenë e “merituar” pritja tri-dekadëshe, për një popull që kur dilte nga një diktaturë mizore dhe varfëri ekstreme, thërriste “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria si gjithë Europa është ende një projekt i papërfunduar. Dhe që të biem dakord që në fillim: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është mbase i vetmi program politik në botë me gjashtë fjalë, por me gjenialitet politik, po aq sa “jak o dit’ e uruar që lint nga perëndon” e Rilindasve. Madje “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është i vetmi mendim i qartë i kompromisit politik në Shqipëri gjatë këtyre 30 e kusur viteve. E pranojnë të gjithë dhe nuk shahet nga asnjë. Por siç thotë fjala e urtë: nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Ne jemi rasti tipik i marrjes me lehtësi të momentit të duhur. E kemi humbur kohën me pengesat absurde që i kemi ngritur vetes, me shpresë se po dëmtonim politikisht kundërshtarin pa u trembur se ndërkohë bota, Evropa po jetonte kohë të reja me kriza të njëpasnjëshme dhe me shfaqjen e një brezi të ri politikanësh që garancinë e standarteve të proçesit të anëtarësimit e shihnin te matricat e metodologjitë e proçesit. Megjithatë është ndër të paktat lajme pozitive që kemi marrë që nga 2014 në lidhje me rrugëtimin tonë në BE, ndaj përsëri them: më mirë vonë se kurrë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-Nëse ju do të kthenit kokën pas, dhe do të kërkonit “imtësisht” mes “arritjeve, zhgënjimeve, përpjekjeve, kokëfortësirave dhe paragjykimeve”, siç me të drejtë i rendisni, a do të mundeshit të gjenit një moment në historinë e 30 viteve të fundit, kur Shqipëria ka qenë vetëm pak milimetra larg një momenti si ky i sotmi? Një shans që nëse do të ishte rrokur në ajër, sot ndoshta do të festonim mbërritjen në një tjetër lloj destinacioni?

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Disa. Po të mos kishtë ndodhur 1997 e keqfamshme për shqiptarët, sot do të ishim vend anëtar si Kroacia. Po të mos kishim humbur kohë në 2011-2012 me estradë politike të opozitës së aso kohe, për të votuar 3 ligje, më saktë 2 ligje dhe rregullore të parlamentit, me zgjedhjen e Kryetarit të Qarkut të Fierit, në 2012 do t’i kishim çelur negociatat bashkë me Malin e Zi. Shqipëria vetëm në atë periudhë humbi tri here shansin e marrjes së vendit kandidat.

Dakord, ju thoni edhe Mali i Zi ka kaq vite që negocion, por nuk është më pranë anëtarësimit. Edhe kjo është e vërtetë. Sepse proçesi i zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perendimor, nuk është më i njëjtë me ç’ka qenë pas rënies së perdes së Lindjes.

Krizat ekonomike globale të njëpasnjëshme (që nga ajo e 2007-2008) kanë ndikuar në mungesën e “dëshirës” për zgjerim nga qytetarët e BE-së. Sondazhi i para ca ditëve në Austri, në lidhje mbështetjen qytetare ndaj zgjerimit të BE,është tregues tipik i faktit që sa herë BE bën një hap drejt zgjerimit, rriten tonet negative dhe bie mbështetja e qytetarëve, sidomos në disa vende anëtare skeptike.

Shkurt, kemi humbur kohën tonë, duke i dhënë më shumë kohë skeptikëve e teknikëve që të vendosnin një temp të ri për zgjerimin, pa u shqetësuar për kohën tonë të humbur.

-A mendoni se në Bashkimi Evropian ka qenë më pak “zevzek” në fazat e mëparshme të zgjerimit që ndodhën pas viteve nëntëdhjetë, gjatë të cilave u bënë pjesë e familjes së madhe evropiane shumë shtete me të kaluara të ngjashme me atë të Shqipërisë? A ka qenë shtimi domethënës i atyre që ju i quani pengesa në këtë proces, më shumë pasojë e qëndrimeve historiko-politike të lidhura me vetë Unionin, apo ka ardhur prej prodhimtarisë së pasur të krizave politike, e cila Shqipërisë nuk i ka munguar kurrë në këto tre dekada.

Ne e thash nuk jemi pa “gjynahe” këtë mes. Mbajtja peng e normalitetit politik të vendit se mos fiton pikë kundërshtari duke preferuar më mirë të humbasim kohë, pikërisht se në kohën e tjetrit nuk jemi dot heronj, është gati ciklike në Shqipëri.

Por çdo shkëputje nga e vjetra kërkon një projekt të ri. Në Ballkan ende qëndron i ngritur çarku i nacionalizmit. Dhe sa herë nacionalizmi, si ekzagjerim i patriotizmit kthehet e ringjallet, aq më në rrezik për të qenë vetëndëshkues jemi. Tashmë që prej 19 vitesh, Ballkani Perendimor, po rreket ndërmjet pengesave të ndryshme që të bëhet pjesë e BE, dhe që prej asaj kohe veç Kroacia mundi t’ia dilte të anëtarësohej.

Bashkimi Europian lindi si një proçes politik, dhe për fatin e keq vitet e fundit vetëm kjo nuk ndodhi. Ideja e themeluesve të BE ishte një ide gjigande e afrimit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe e krijimit të një tregu të përbashkët në kontinent, për të provuar bashkimin si fuqi të transformimit. Gradualisht vendimet politike ju ikën nga duart politikanëve, dhe u copëzuan nga burokratët, duke e futur në shumë raste proçesin në kornizën e detyrimeve. Nuk dua të nënvlerësoj një proçes të gjatë harmonizimi me BE-në, por përmbushja e kërkesave teknike nuk mundësoi liberalizimin e vizave për Kosovën, as përshpejtoi fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë po jetojmë mes një ndryshimi të madh në arkitekturën gjeopolitike. Përgjigjja pozitive e BE ndaj Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësimin në BE, rizgjoi edhe njëherë ato neurone/ndjesi politike duke na rikujtuar se anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proçes metodologjik i përafrimit legjislativ, por një akt politik. Dhe aktet politike nuk zgjasin një jetë. Perspektiva evropiane po humbi fuqinë e ndryshimit e transformimit të vendeve tona, ka humbur misionin. Dhe misioni kryesor sot është ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit.

– “Nëse Evropa është një ide, mund ta bëjmë realitet në cilëndo qoshe të botës, edhe në zemër të kontinentit evropian, në Ballkanin Perëndimor”. Këto janë fjalët tuaja. Si e shihni rolin e bashkëpunimit rajonal në të ardhmen, si katalizator në këtë proces pa kthim që nisi me hapjen e negociatave?

Nuk mund të këtë integrim europian pa bashkëpunim rajonal, por nga ana tjetër bashkëpunimi rajonal merr kuptim pasi qëllimi i përbashkët është integrimi europian. Koncepti i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2014, kur nisi edhe Proçesi i Berlinit. Bashkëpunimi ekonomik rajonal është mantra e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetet nga 76% e qytetarëve.

Ashtu sikurse BE, 65 vite më parë u përfshi në një projekt politiko-ekonomik, edhe vendet e Ballkanit Perendimor kanë nisur krijimin e një Tregu të Përbashkët për të shembur pengesa e barriera të ndryshme ndërmjet tyre, duke rritur bashkëpunimin ekonomik/tregtar, të bazuar në modelin e Tregut Unik të BE dhe duke u përafruar me parimet dhe standartet e BE, duke mbajtur kufijtë e hapur përmes korsive të gjelbra për ushqim dhe ilaçe gjatë pandemisë, duke krijuar një zonë pa roaming, duke arritur njohjen reciproke për disa shërbime dhe licenca. Ky nuk është një proçes që e largon rajonin nga integrimi europian, por përkundrazi, e sjell çdo ditë e më pranë tij.

Vizioni i përgjithshëm për një bashkëpunim të integruar ndërmjet vedi dhe më pas me BE-së është pa dyshim një vizion i përbashkët. Kjo është njëra anë e medaljes. Ndërkohë që rajoni përafron gjithnjë e më shumë standartet me BE, ka ardhur koha që BE të përfshijë më shumë rajonin në politikat, programet dhe tregun e BE-së si pjesë e proçesit të anëtarësimit.

-Një shumicë dërrmuese e shqiptarëve vazhdojnë të jenë mbështetës të palëkundur të anëtarësimit në BE. Disa e shohin si një “shkop” magjik që do u japë fund të gjitha problemeve të këtij vendi, ndërkohë që nuk është njësoj i fortë vetëdijësimi mbi detyrimet që burojnë nga ky proces. Cili është mesazhi apo këshilla juaj për shqiptarët, si një prej politikaneve me më shumë përvojë në çështjet e integrimit, në kuptimin e menaxhimit të pritshmërive dhe ndërgjegjësimit për atë që i pret në këtë pjesë të fundit të rrugëtimit?

Ka një poezi shumë të bukur poeti grek Konstandin Kavafis, “Itaka”

“Në mendjen tënde e paç gjithnjë Itakën
Për ty qenka e shkruar të mbërrish atje
Në e gjetsh të varfër, Itaka s’të ka mashtruar
Me kaq përvojë, i mençur si je bërë,
do ta kesh kuptuar tashmë ç’kuptim paskan Itakat”.
Për çdo ditë që e bëjmë Shqipërinë, mundi ia vlen.

Etiketat e lidhura

Majlinda Bregu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë
Para 4 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij
Para 14 minutash

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 22 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 40 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.