Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 09:23 Mjegull e dendur në aksin Burrel–Skuraj, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Mjegulla e dendur ka përfshirë rrugën nacionale Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e automjeteve. Shikueshmëria e kufizuar ka shtuar rrezikun e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e komenton “Zëri i Amerikës” marrëveshjen PS-PD e Berishës

Aktualitet E martë, 12 Mars 2024 20:37
Si e komenton “Zëri i Amerikës” marrëveshjen PS-PD e Berishës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Zëri i Amerikës-

Në Shqipëri, dy grupet më të mëdha parlamentare, ai i shumicës socialiste dhe ai demokrat, i përfaqësuar nga deputetët e opozitës që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, arritën sot një dakortësi në parim, e cila pritet t’i japë fund tensioneve dhe ngërcit të gjatë në punimet e parlamentit. Ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare, si dhe krijimi i një strukture të posaçme parlamentare për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë tre të pestat e votave, janë çështjet për të cilat palët do të punojnë për t’i finalizuar në 24 orët e ardhshme. Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë përshëndetën “riktihimn e normalitetit në parlament”.

Pas gati 5 muajsh, përgjatë të cilëve, debati parlamentar u mbizotërua nga skenat e tymueseve, zhurmës dhe përplasjeve, institucioni më i rëndësishëm i vendit, mund t’i rikthehet normalitetit. Një takimi informal javën e shkuar mes krerëve të grupeve parlamentare, u pasua sot nga Konferenca e kryetarëve, e cila u mblodh me praninë e të gjitha palëve. Në fund të saj, gjithëkush u duk i kënaqur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Eshtë një lajm i mirë që pas muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, për këtë arrogancë të shfaqur në seancën e datës 12 tetor nga ana e shumicës, këta të fundit kanë reflektuar”, deklaroi pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi.

Homologu i tij socialist Bledi Çuçi, ka megjithatë një tjetër lexim: “Ata zgjodhën që të iknin nga organet e parlamentit dhe të bëjnë atë aksion, për të cilin tashmë besoj se janë të bindur se nuk i çon asgjëkundi. Tani të hyjmë në një jetë normale parlamentare”

Opozita pengoi punimet e parlamentit, duke protestuar ndaj refuzimit të kërkesave të saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Sot palët ranë dakort që të ngrihen dy komisionet që u rrëzuan nga shumica në seancën e 12 tetorit të kaluar. “Kemi rënë dakort në parim, për pranimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncencionare korruptive në sektorin e shëndetësisë. Kemi rënë në parim dakort për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sitemit TIMS”, shpjegoi zoti Bardhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por për zotin Çuci, opozita po plotëson “atë që ne kemi thënë e po i prisnim prej katër muajsh, që të rregullojnë objektet e dy komisioneve hetimore që ata vetë propozuan se cilët janë. Lamë një grup të përbashkët që të merret me rregullimin e objektit për ta sjellë atë sipas kërkesave të bëra dhe nga ligji i ndryshuar i komisioneve hetimore”.

Mund t'ju interesojë

Mjegull e dendur në aksin Burrel–Skuraj, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Mjegull e dendur në aksin Burrel–Skuraj, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Para 1 minute
Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Para 3 orësh
Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh

Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj, duke e ankimuar në Gjykatën kushtetuese. Zoti Bardhi nuk dha një shpjegim të qartë nëse do të presin apo jo që fillimisht të shprehet kjo gjykatë.

Një tjetër kërkesë e grupit demokrat ka qenë dhe riformatimi i përbërjes së komisionit të Reformës zgjedhore i cili ka si bashkëkryetar deputetin Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i grupit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Për këtë çështje duket se është zgjedhur një rrugë e mesme, që duket se lë në hije Komisionin e Reformës, i cili rifilloi nga puna, disa javë më parë, dhe i mbaron mandati në fund pas pak ditësh, me gjasë pa ndonjë produkt. Por socialistët nuk është se duken të merakosur për të bërë ndonjë ndryshim thelbësor në Kodin zgjedhor. “Ne i qëndrojmë idesë se Shqipëria ka një kod zgjedhor funksional”, u shpreh zoti Çuçi.

Me grupin demokrat është rënë dakort për ngritjen e një nënkomisioni me përfaqësim të përbashkët që do të shqyrtojë të gjithë projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe siç shpjegoi zoti Bardhi “kemi rënë gjithashtu, parimisht dakort, që çdo ligj që kërkon tre të pestat, pa përjashtuar këtu, ligjin kryesor që është temë e ditës, Kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision, nënkomision apo strukturë të posaçme”.

Zoti Alibeaj reagoi duke u shprehur se “sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë. Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes”.

Nesër është thirrur një tjetër takim i konferencës së kryetarëve, ku pritet të zyrtarizohen çështjet për të cilat u ra dakort sot, përfshirë objektin e komisioneve hetimore.

Dakortësia e sotme mes dy grupee më të mëdha parlamentare, u përshëndet nga Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”.

Në të njejtën linjë dhe Delegacioni i BE-së: “Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, vë në dukje deklarata.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mjegull e dendur në aksin Burrel–Skuraj, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Para 1 minute

Mjegull e dendur në aksin Burrel–Skuraj, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij!
Para 49 minutash

Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij!

Sulm kibernetik ndaj FBI-së, Trump: Ndoshta do të mësojmë gjëra të reja
Para 53 minutash

Sulm kibernetik ndaj FBI-së, Trump: Ndoshta do të mësojmë gjëra të reja

Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: “Germat më të bukura”
Para 1 ore

Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: “Germat më të bukura”

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 11 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 18 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 12 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.