Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“SPAK, hetime për oligarkë mediatik”/Gazetari investigativ: Bëjnë sekserin dhe përfitojnë tendera publike

Politikë E diel, 17 Dhjetor 2023 18:36
“SPAK, hetime për oligarkë mediatik”/Gazetari investigativ: Bëjnë sekserin dhe përfitojnë tendera publike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se tensioni në parlament është reflektim dhe shqetësim i dosjeve në Prokurorinë e Posaçme.

Ai tha se SPAK ka nisur hetimet për disa oligarkë mediatikë që janë të lidhur ngushtë me interesa politike dhe po ndërtojnë resorte në jugun e Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ndjekur një lloj strategjie, sipas gazetarit, i cili theksoi se vitet e para ka goditur grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë, më pas hapi dosjet e politikanëve dhe dosjet e treta që po hapen janë ato të disa oligarkëve mediatikë.

Doçi tha se këta biznesmenë po hetohen nga SPAK, pas hapjes së dosjeve kryesore për hetimin e ish-ministrave.

Duma: A ka pasur sekuestrime ekonomike, dosjet e tij a shkojnë përtej politikës? Në asete ekonomike përtej politikës?

Doçi: Unë besoj që trazimi dhe tymi në parlament është reflektim i dosjeve të nxehta që janë sot në duart e SPAK-ut. SPAK-u ka ndjekur një lloj trendi, stragjie, duke ndjekur strategjinë rumune, fillimisht kanë goditur dy vitet e para grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë, kemi pasur dhe sekuestrime pasurie miliona euro, po dal aty tek kthimi i aseteve, pavarësisht se nuk janë asete korrupsioni, të trafikut të drogës apo veprave të tjera. Pas goditjeve të grupeve kriminale, SPAK-u hapi dosjet e politikanëve dhe kupolës politike, asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur politikanë, funskionarë dhe ish-funksionarë më shumë se sa sot nën hetim, ish-ministra, gjysma e kabinetit qeveritar, ish-kryeministra, presidenti. Unë e shikoj trazimin në parlament reflektim dhe shqetësim të dosjeve në SPAK. Komisionet hetimore kanë qenë aty, ka pasur pafundësisht komisione hetimore, mund të theksoj se është ngritur komision hetimor edhe për një tërheqje veshi.

Duma: Kush janë dosjet që nuk dihen dhe keni info dhe nuk ka ende publiku i gjerë?

Doçi: Po ndiqet një rend, është goditur krimi i organizuar, po goditet korrupsioni i kupolës politike, dosjet e treta që po hapen janë të disa oligarkëve mediatikë, pra disa bosëve të mediave që janë të lidhura ngushtë me interesa politike dhe po ndërtojnë resorte në jugun e Shqipërisë, po marrin tendera, kontrollojnë një kartelë kompanish, po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash. Pas politikës, po goditen të ashtuquajturit oligarkë mediatikë dhe jo mediatikë të lidhur ngushtë me politikanë, me ish-ministra, disa nga këta kanë dalë edhe tek dosja e një ish-ministri, siç ishte ish-ministri Arben Ahmetaj, emra biznesmenësh, oligarkë të lidhur ngushtësisht me median dhe median kombëtare.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duma: Po hetohen?

Doçi: Po hetohen nga SPAK-u, pas hapjes së dosjeve kryesore për hetimin e ish-ministrave, pra dhe dosjeve të korrupsionit, po kalon SPAK-u në një fazë të tretë që janë biznesmenë të ndryshëm. Bëhet fjalë për disa biznesmenë që kontrollojnë mediat kombëtare në Shqipëri, që kanë shtrirë aktivitetin e tyre në ndërtim, në institucione të caktuara, që kontrollojnë kompani dhe që bëjnë sekserin për të marrë tendera, koncesione, prona publike, leje ndërtimi me kulla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duma: Sa përfitojnë shqiptarët nga një drejtësi e cila ndëshkon?

Doçi: Bëhet krahasimi me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Shqipëria është kritikuar sa i takon zbatimit të ligjit antimafia, sekuestrimi i pasurive është në raport me zbatimin e ligjit antimafia, ka pasur një dështim të ligjit antimafia nga viti 2009 që është miratuar ky ligj, deri në vitet e fundit, deri në vitin 2022, vitin e fundit kemi një rritje, nuk kam një shifër të saktë, kemi një shumëfishim të asteve të krimit dhe korrupsionit të sekuestruar nga SPAK që i kanë kaluar një drejtorie të posaçme që merret me menaxhimin e këtyre pasurive./Top Channel/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 6 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 15 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 37 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.