Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 14:27 Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër Lionel Messi ishte protagonist i një ndeshjeje me dy fytyra për Inter Miami kundër Columbus Crew, e vlefshme për play-off-et e Major League Soccer.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Super armët në Kiev, Kirby flet për VOA-n: SHBA e angazhuar të mbështesë Ukrainën

Bota E premte, 24 Qershor 2022 17:20
Super armët në Kiev, Kirby flet për VOA-n: SHBA e angazhuar të mbështesë Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara që të sigurohen se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten dhe sovranitetin e saj”, tha ish-zëdhënësi i Pentagonit dhe koordinatori për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në një intevistë për ”Zërin e Amerikës”.

Ai përmendi faktin se Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i Ukrainës dhe se dërgesat në armëve e ndihma financiare po pengojnë përparimin e forcave ruse në terren. Zoti Kirby tha se SHBA-të duan që Ukraina të fitojë luftën, por ai shtoi se autoritetet ukrainase janë ato që përcaktojnë se si duhet të përkthet ajo për vendin, në një kohë kur rajoni i Donbasit rrezikon të përballet me luftime për një kohë të gjatë.

Ish-zëdhënësi i Pentagonit, tashmë koordinator për komunikimin strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare John Kirby, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, me aq sa kanë mundësi dhe sa më shpejt të munden. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Kirby thotë se qëllimi i dërgesave në armë e ndihmave financiare është që Kievi të sigurojë aftësi mbrojtëse nga agresioni rus.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jemi të përqëndruar që të sigurohemi se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten, sovranitetin, popullin dhe integritetin territorial të saj”, tha ai. Në përgjigje të kritikave se Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndihmuar Kievin, zoti Kirby theksoi se Uashingtoni është dhuruesi më i madh i ndihmave për ushtrinë ukrainase dhe se sistemet e dhuruara, sikurse sistemi i lëvizshëm i artilerisë raketore “HIMARS”, armët e vogla dhe municionet po pengojnë me sukses përparimin e forcave ruse në terren.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne jemi padyshim dhuruesi më i madh i ndihmave për sigurinë e Ukrainës sesa çdo komb tjetër në botë, me pothuajse 6 miliardë dollarë të dhuruara që nga fillimi i sulmit. Pra, shumë dërgesa po futen atje dhe presidenti e ka bërë të qartë se ne jemi të përkushtuar që ndihmat të vazhdojnë”, tha zoti Kirby.

Mund t'ju interesojë

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Para 4 orësh
Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Para 4 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 5 orësh

Pas dështimit për marrjen nën kontroll të Kievit, Kremlini njoftoi se do ta përqëndrojë sulmin e saj në lindje të Ukrainës. Zoti Kirby tha se ekziston mundësia që rajoni i Donbasit të përballet me luftime për një kohë të gjatë.

“Duhet të kujtojmë se kjo është një pjesë e Ukrainës për të cilën rusët dhe ukrainasit kanë luftuar nga viti 2014. Ne e shohin 24 shkurtin si një pikë kthese, dhe ishte, por ushtarët ukrainas po vriteshin dhe po luftonin për vendin e tyre prej vitesh. Pra, kjo është një pjesë e vendit që të dyja ushtritë e njohin mirë. Rusët po përparojnë, por jo në mënyrë të qëndrueshme. Ukrainasit po rezistojnë. Sigurisht se mund të përfundojë në një konflikt të zgjatur”.

Marrja e plotë e kontrollit nga Rusia në rajonin e Donbasit, do të shënonte një fitore strategjike për Moskën, e cila do të krijonte një lidhje mes Rusisë dhe Krimesë, ishullin që Rusia e aneksoi më 2014. Por çfarë mund të konsiderohej fitore për Ukrainën, në një situatë kur luftimet në rajonet lindore mund të vazhdojnë? Zoti Kirby thotë se përgjigjja u takon autoriteteve në Kiev.

“Duam që Ukraina të ketë sukses në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave, nëse do të vijë momenti. Natyrisht, tani nuk jemi në atë fazë. Por ne besojmë se është Presidenti Zelenskyy është ai që mund ta përcaktojë se si do të duhet të duket fitorja. Është vendi i tij. Ai është komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase dhe ne e respektojmë këtë. Ndryshe nga rusët, ne respektojmë vendimin e votuesve ukrainas për ta zgjedhur atë”, tha zoti Kirby.

I pyetur nëse agjencitë amerikane të zbulimit kanë informacione të mjaftueshme rreth operacioneve ukrainase, zoti Kirby tha se marrëdhëniet me ushtrinë ukrainase janë të forta dhe se autoritetet amerikane janë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ai tha se qëllimi është që të kuptohen më mirë nevojat e Ukrainës në luftë. Zoti Kirby shtoi se Ukraina ka qenë e hapur dhe e sinqertë me Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën rreth situatës në vend. Lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të takimit të nivelit të lartë të NATO-s që mbahet më 29 dhe 30 qershor në Madrid.

Etiketat e lidhura

John Kirby
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 16 minutash

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris.
Para 18 minutash

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris.

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 19 minutash

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Rama nga Qafë Thana: Përurojmë sistemin “One Stop Shop”
Para 23 minutash

Rama nga Qafë Thana: Përurojmë sistemin “One Stop Shop”

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 16 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 3 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 2 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.