Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Thellohen paqartësitë e përfaqësimit”, analiza e VOA: PD rinis debatet për kreun e grupit parlamentar

Politikë E enjte, 14 Shtator 2023 21:27
”Thellohen paqartësitë e përfaqësimit”, analiza e VOA: PD rinis debatet për kreun e grupit parlamentar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Në radhët e Partisë Demokratike të opozitës vazhdojnë e thellohen polemikat e ndarjeve dhe paqartësitë e përfaqësimit të grupit parlamentar të saj. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar Kuvendin se detyrën e kreut të grupit parlamentar ia ka deleguar nënkryetares së partisë, Flutura Açka.

Në njoftimin e zotit Basha në emër të grupit, citohen nene të statutit të partisë dhe të rregullores së bredshme të grupit parlamentar, si dhe bëhet e ditur kryesia e grupit me deputetët Kreshnik Çollaku, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e lexoi sot në seancën plenare dokumentin e nënshkruar nga zoti Basha, krahas një tjetër njoftimi, që kishte marrë nga deputeti Gazmend Bardhi, sipas të cilit “grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka bërë asnjë ndryshim të rregullores së vet dhe as të kryetarit të tij”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Bardhi citoi Rregulloren e Kuvendit, sipas të cilës “grupet parlamentare miratojnë rregulloret e organizimit të brendshme të tyre dhe se është grupi parlamentar, që zgjedh kryetarin e vet”. Ai tha se shumica socialiste nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me provokime të papranueshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por kryetarja e Kuvendit, Nikolla, tha se opozita është në një situatë konfuze dhe ka krijuar një situatë të paprecedent për institucionin. “Konfuzionin tuaj nuk mund t’ia kaloni Kuvendit. Nuk e zgjedh unë kryetarin e grupit dhe as mbaj shënime si bëhen mbledhjet e grupeve. Rregullorja e Kuvendit përcakton se si zgjidhet kryetari i grupit. Këtë e bën grupi, por aty nuk thuhet se kush e njofton kryetaren e Kuvendit”, tha zonja Nikolla.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Ajo tha se ka kërkuar këshillim juridik nga institucioni dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i drejtohet edhe këshillit për rregulloren dhe mandatet. Kjo është hera e dytë që seanca plenare e Kuvendit përfshihet nga debatet mbi kryesimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, detyrë të cilën tani e pretendojnë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputeti Gazmend Bardhi.

Zoti Basha ka ardhur me këto vendime të reja pak ditë pasi u rizgjodh kryetar nga Kuvendi i Partisë, ku edhe u zgjodhën forumet e reja drejtuese të partisë, ndonëse përkrah tij janë një grup prej 10 deputetësh. Ai theksoi si përparësi të Partisë Demokratike euro-atlantizmin, ndarjen nga berishizmi dhe mbështetjen e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit, duke i quajtur si bunkeri anti-amerikan të gjithë ata që ndjekin ish kryeministrin Berisha.

Ndarjet dhe përplasje mes grupeve sa vijnë e thellohen më tej në radhët e Partisë Demokratike prej dy vjetësh, pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe cënim të demokracisë. Gazmend Bardhi organizoi disa ditë më parë një mbledhje të 40 deputetëve, që përkrahin atë si kryetar grupi parlamentar, si dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Të dy grupet u takuan pas dy vjet akuzash të ashpra ndaj njëri tjetrit mbi përgjegjësitë e përçarjes së opozitës. Ata theksuan se sot po unifikonin kështu aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së kryeministrit Rama. Vëzhguesit vendas i referohen Partisë Demokratike nën drejtimin e zotit Basha si partia zyrtare, e cila megjithë numrat e pakët në Kuvend, po përpiqet të rindërtohet në bazë dhe në forume pas përçarjeve, që u shkaktuan nga lëvizja e Foltores e ish kryeministrit Berisha, dhe nga sulmi i dhunshëm kundër selisë së saj.

Etiketat e lidhura

bashaBerishaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.