Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tirana qendra e Turizmit Europian, Veliaj dhe Kumbaro takojnë sekretarin e OBT për Europën: Hapim një akademi ekselence për turizmin

Politikë E hënë, 8 Prill 2024 12:16
Tirana qendra e Turizmit Europian, Veliaj dhe Kumbaro takojnë sekretarin e OBT për Europën: Hapim një akademi ekselence për turizmin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit për Europën, Zurab Pololikashvili, në vijim të mbledhjes së 70-të të kësaj organizate, që mbahet në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit të turizmit nga 40 shtete të Europës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj dha idenë për krijimin e një akademie ekselence të turizmit për përballuar fluksin e jashtëzakonshëm të vizitorëve në vendin tonë, por edhe në rajon.

“Dua të falenderoj gjithë skuadrën, por kemi edhe një lajm të mirë. Ashtu siç kishim modelin e Kolegjit të Europës, kemi një ide të cilën sapo e kemi ngjizur, për të pasur një akademi ekselence të turizmit. Ne kemi sot një bum të jashtëzakonshëm dhe duhet që ta përballojmë këtë. Se ndryshe do të kemi sfida të tjera. Ne duhet të përgatitemi se si t’i drejtorët ekzekutivë të hoteleve me 5 yje dhe resorteve, të jenë staf shqiptar, edhe pse jemi shumë të hapur për të gjithë ata të huaj që po punojnë sot në Shqipëri. Por, ka ardhur koha që rajoni të bashkëpunojë si për Kolegjin e Europës, për stafet që do të na çojnë drejt Bashkimit Europian, sot do të bashkëpunojmë për stafet e ekselencës që do të menaxhojë gjithë biznesin e turizmit, që gjithmonë e më shumë për Shqipërinë, por edhe për rajonin, është një bekim i madh”, u shpreh Veliaj.

Ministrja Kumbaro tha se Tirana e ka arritur objektivin për të pasur turizëm 365 ditë të vitit, duke theksuar se sot kryeqyteti është vendi ku të gjithë duan të organizojnë eventet e tyre, pasi në Tiranë i gjen të gjitha.

“Tirana e ka arritur atë objektiv, pra 365 ditë turizëm. Tirana është vendi që të gjithë duan që të organizojnë, ta përdorin, të jenë, ta shijojnë për eventet dhe për mbledhjet. Prandaj, Tirana mirëpret këtë vit, për të parën herë, Komisionin për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit me 40 delegacione të nivelit të lartë, nga të gjitha vendet e kontinentit europian. Në Tiranë i gjen të gjitha”, tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pololikashvili falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Ai u shpreh se ky event i shërben jo vetëm Tiranës, por të gjithë rajonit, ndërsa vlerësoi transformimin e kryeqytetit, duke theksuar se po bëhet çdo vit e më i bukur me ndërtesa dhe investime të reja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jam shumë i lumtur që shoh, në herën time të dytë që vizitoj Tiranën, që ky qytet po ndryshon çdo ditë, Tirana po ndryshon çdo vit, është duke u bërë më e bukur, me ndërtesa dhe ndërtime të reja. Në të njëjtën kohë prezantuam dhe duam të çojmë përpara këtë dokument shumë të rëndësishëm, që konsiston në investimet në Tiranë dhe në Shqipëri. Jam i sigurt dhe ne jemi këtu për të mbështetur Tiranën dhe Shqipërinë, për të thithur më shumë investime të huaja direkte dhe me miq dhe me profesionistë të mirë është gjithmonë nder dhe kënaqësi të punosh”, u shpreh ai.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 1 ore

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 2 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 2 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 2 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 2 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 3 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 9 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 10 shenja sekrete që tregojnë se ai çmendet pas jush
8 Janar 2020, 17:49

10 shenja sekrete që tregojnë se ai çmendet pas jush

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.