Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë: Rekomandimet e Venecias të jenë edhe në raportin përfundimtar

Politikë E mërkurë, 11 Mars 2020 19:37
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë: Rekomandimet e Venecias të jenë edhe në raportin përfundimtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë (SHKGJSH) kanë përshëndetur raportin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me problemet që ka sjellë vettingu në gjykatat kryesore të vendit.

Në një deklaratë për shtyp organizatat e pavarura të drejtësisë shprehen se “shoqatat e gjyqtarëve shqiptarë inkurajojnë me forcë Komisionin e Venecias, që rekomandimet e bëra në pikën 111 të këtij draft-opinioni të pasqyrohen edhe më gjerë në Opinionin përfundimtar të këtij Komisioni.  UGJSH dhe SHKGJSH  janë të bindura se, integriteti i lartë moral e profesional i anëtarëve të Komisionit të Venecias do të garantojë pasqyrimin e këtyre rekomandimeve edhe në versionin përfundimtar të këtij Opinioni, me paanësi dhe pavarësi të plotë nga palët e përfshira në këtë raport”.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Deklarata e plotë e Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë (SHKGJSH)

 

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë (SHKGJSH) kanë ndjekur me vëmendje pasqyrimin e bërë ditët e fundit nga programi në gjuhën  shqipe i radios “Zëri i Amerikës”,  të draft-opinionit  nr.CDL (2002)011, dt.06.03.2019 të përpiluar nga Komisioni i Venecias, sa i përket procesit të vetting-ut që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.

UGJSH dhe SHKGJSH përshëndesin gjetjet e Komisionit të Venecias sa i përket procesit të vetting-ut (shkronja D, pika 37, 38, 39, 40, 41, 42, dhe 43), i cili pavarësisht domosdoshmërisë dhe nevojës për pastrimin e sistemit gjyqësor nga paaftësia dhe korrupsioni, gjithësesi solli pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor dhe funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Shoqatat e gjyqtarëve shqiptarë inkurajojnë me forcë Komisionin e Venecias, që rekomandimet e bëra në pikën 111 të këtij draft-opinioni të pasqyrohen edhe më gjerë në Opinionin përfundimtar të këtij Komisioni.  UGJSH dhe SHKGJSH  janë të bindura se, integriteti i lartë moral e profesional i anëtarëve të Komisionit të Venecias do të garantojë pasqyrimin e këtyre rekomandimeve edhe në versionin përfundimtar të këtij Opinioni, me paanësi dhe pavarësi të plotë nga palët e përfshira në këtë raport.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjyqtarët shqiptarë janë të bindur se, vetëm zbatimi i këtyre rekomandimeve gjatë procesit të vetting-ut, të sugjeruara nga Komisioni i Venecias, do të garantojë në përputhje me ligjin, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut:

  • zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit;
  • parimin e prezumimit të pafajësisë;
  • parimin e së drejtës për një mbrojtje efektive në kohë dhe në hapësirë;
  • parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor;
  • parimin e sigurisë juridike;
  • mbrojtjen e jetës personale dhe familjare të magjistratëve;
  • barazinë para ligjit të të gjithë magjistratëve dhe atyre që aspirojnë për tu bërë magjistratë në shkallët më të larta të sistemit gjyqësor.

Shoqatat e gjyqtarëve shqiptarë garantojnë opinion publik se, do të jenë gjithmonë në mbështetje të proceseve reformuese, të cilat kanë si qëllim final rritjen e besimit të publikut të Drejtësia, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të magjistratëve shqiptarë.

Etiketat e lidhura

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të ShqipërisëUnioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 46 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 46 minutash

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 47 minutash

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 6 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 9 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.