Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:21 Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin Një gjest i papritur nga Maria Aleksandra Ivezaj, përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, ka shkaktuar reagime…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Gratë naftëtare në grevë urie, qeveria vjedh miliona euro me koncesionet

Politikë E premte, 16 Tetor 2020 11:59
Vasili: Gratë naftëtare në grevë urie, qeveria vjedh miliona euro me koncesionet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se në një kohë që gratë naftëtare janë futur në grevë urie, ai akuzon se qeveria ”Rama 2” vjedh miliona euro me koncesionet.

”Një tufë grash ministre dhe deputete, llafazane dhe dënglaxhije, që bëjnë sikur çerrin gjoksin për gratë, për barazinë e tyre, për të drejtat, ju a kanë vënë tapën në gojë hajdutëria e qeverisë dhe asnjëra prej këtyre grave ministre e deputete nuk guxojnë të hapin gojën për nënat, motrat punëtore të robtuara gjithë jetën që punojnë në naftat në një punë shumë të vështirë e që ndodhen në grevë urie”,- tha Vasili në një deklaratë për mediet.

Nga ana tjetër, Vasili theksoi se LSI-ja po mban shënim çdo ditë të kaluar që SPAK-u mbyll gojën dhe për të SPAK-u nuk lëviz gishtin, do të thotë ortakëri me hajdutërinë. ”Hajdutët e kanë kryer hajdutërinë e tyre, detyrën për t’i hetuar, për t’i çuar përpara drejtësisë e ka SPAK-u. Një provë e hekurt, e pakapërcyeshme: ose me hajdutët e me krimin, ose me ligjin. Rrugë të mesme nuk ka”,- tha më tej Vasili.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Gratë naftëtare janë ngujuar në një grevë urie të pa precedent në Ballsh. Pra grat janë në grevë urie. Vetëm ky fakt do të rrëqethte këdo njeri normal dhe ka rrëqethur tërë Shqipërinë pasi grat punëtore dhe nëna njëherazi ndodhen në grevë urie thjesht dhe vetëm për diçka. Për djersën e ballit të tyre e cila ju është grabitur, ju është vjedhur, ju është plaçkitur në sytë e një qeverie hajdutësh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tufë grash ministre dhe deputete, llafazane dhe dënglaxhije, që bëjnë sikur çerrin gjoksin për gratë, për barazinë e tyre, për të drejtat, ju a kanë vënë tapën në gojë hajdutëria e qeverisë dhe asnjëra prej këtyre grave ministre e deputete nuk guxojnë të hapin gojën për nënat, motrat punëtore të robtuara gjithë jetën që punojnë në naftat në një punë shumë të vështirë e që ndodhen në grevë urie. Një turp e një faqe e zezë. Përse janë në grevë urie naftëtaret, e naftëtarët ditë më parë dhe qindra familje në Ballsh që kanë punuar e kërkojnë djersën e ballit? Për disa milionë euro. Vetëm për disa milionë euro që ju takojnë, që ju përkasin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po në të njëjtën uzinë ku qeveria e kusarëve nuk ju ka marr detyrimet prej 60 milion euro kompanive që kanë përdorur uzinën, të cilat i kanë përvetësuar dhe i anë futur në xhep 60 milion euro. Dhuratë e korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare, e lek për të paguar pagat e ligjshme të punëtorëve nuk ka. Pra nuk ka qeveria se qeveria vetëm vjedh. E njëjta qeveri që paguan 10 milion euro për incenerator që nuk punojnë në Fier edhe në Tiranë. Për koncension që shkon 370 milionë euro, paguajnë për incerenatorë miliona që nuk punojnë, nuk ekzistojnë. Sot është një ditë shumë kritike për Shqipërinë. SPAK-u i famshëm ka ditë të tëra që nuk ndihet, ndërkohë që hajdutët dhe hajdutëria me inceneratorët është atje në mes të sheshit, e shohin të tërë, edhe qytetari më i fundit e di. Sot SPAK-u është në provë, ndan përfundimisht bashkëfajësinë dhe bashkë hajdutërinë me qeverisë, ose do të hetojë e do t’i çojë përpara drejtësisë ata.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ne po mbajmë shënim çdo ditë të kaluar që SPAK-u mbyll gojën, SPAK-u nuk lëviz gishtin, do të thotë ortakëri me hajdutërinë, do të thotë bashkëfajësi, do të thotë bashkëpërgjegjësi, për të cilën do duhet të përgjigjet njëlloj si qeveria. Hajdutët e kanë kryer hajdutërinë e tyre, detyrën për t’i hetuar, për t’i çuar përpara drejtësisë e ka SPAK-u. Një provë e hekurt, e pakapërcyeshme: ose me hajdutët e me krimin, ose me ligjin. Rrugë të mesme nuk ka.

Ne, dhe bashkë me ne 2 milionë e 800 mijë shqiptarë po vëzhgojnë, sepse u janë grabitur miliona. Po vëzhgojnë edhe naftëtarët të cilët janë në grevë urie, e nuk u jepet djersa e ballit. Të gjitha janë në një vëzhgim të rreptë, të hekurt, e për të cilin nuk do të falin as qeverinë, por absolutisht nuk do të falin as ata që janë ngarkuar të bëjnë drejtësinë, por mbyllin sytë dhe larg qoftë shuka e parave të qelbura të tyre, të ketë depërtuar edhe në zyrat e këtyre njerëzve që duhet të japin drejtësi.  Koha nuk pret, koha është tani! Ju faleminderit të gjithëve!

Etiketat e lidhura

gratë naftëtarePetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 10 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 10 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 11 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone
Para 12 minutash

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.